Dy projektet: Si do lidhet sheshi “Skënderbej” me Pazarin e Ri dhe transformimi i Blv “Zogu i I”

28 Tetor 2018, 10:57Sociale TEMA
Dy projektet: Si do lidhet sheshi “Skënderbej” me Pazarin e Ri

Pazari i Ri dhe zgjatimi i Bulevardit nuk do të jenë pjesë të ndara të qendrës së kryeqytetit. Urbanistët po shohin mundësinë e një lidhje harmonike me sheshit “Skëndërbej”, Pazarit  dhe Bulevardit të Ri. 

Shefi urbanistike në Bashkinë e Tiranës Ditjon Baboçi tregon se projekti që do të lidhë sheshin me Pazarin e Ri synon të shtojë hapësirat për këmbësorët, biçikletat si edhe të eleminojë korsitë e parkimit në të dy krahët e rrugës “Luigj Gurakuqi”, ku po ashtu do të ndërhyhet edhe në shtresat e rrugës.

“Aktualisht kemi një rrugë tejet të gjërë për automjetet në një vënd që nuk ka dhe aq shumë trafik. Rrjedhimisht qëllimi jonë është të eleminojmë korsitë e parkimit dhe me këtë hapësirë që fitojmë të vendosim një korsi të re biçikletash dhe gjithashtu të zgjerojmë trotuaret. 

Lëvizshmëria do të mbetet e njëjtë. Ndërhyrja do të jetë kryesisht në shtresa dhe në hapësirën e këmbësorëve dhe e parkimeve të automjeteve, tipologjia e materialeve do i përngjasojë atyre të sheshit “Skëndërbej” ky është qëllimi jonë dhe pastaj pritet që dora-dorës avash-avash fillon dhe ka një tranzicion tek hapësira  pedonale tek Pazari i Ri”, tha Baboçi.

Një projekt i ngjashëm do të zbatohet edhe në Blv Zogu i I segmenti ndërlidhës mes qëndrës pedonale dhe Blv të Ri.

 “Ideja është që të eliminojmë korsinë e parkimit nga rruga kryesore dhe ta zhndërrojmë ta përshtasim për hapësirën e trotuarit, të punojmë me shtresat e trotuarit të punojmë edhe me tipologjinë e hapësirës. 

Sot është një hapësirë shumë e ndarë midis rrugës së automjeteve dhe rrugës së këmbësorëve të jetë diçka që është pak më e këndshme që detyrimisht e bënë edhe më të vështirë, ul pak shpejtësinë e lëvizjes së automjeteve me qëllim që të jetë diçka më e përdorshme le të themi për biçikletat dhe për këmbësorët”, deklaroi Baboçi.

 

7 komente në “Dy projektet: Si do lidhet sheshi “Skënderbej” me Pazarin e Ri dhe transformimi i Blv “Zogu i I””

  1. says:

    Projektuesit pasurohen ndersa populli paguan ëndrrat e tyre.

    1. mirel says:

      E vertete. I kane hyre me top per leke. Aq me teper Rama po e mbeshtet populizmin e tij te Veliaj

      1. Po mire mor legena cfare beri Luli si kryetar bashkie vec prishjes se mbikalimit te zogu i zi dhe therrjes se nje dashi kur hyri ne bashki me vota te vjedhura.

  2. Ai says:

    Bulevarti “zogu1″…Madheshti,Krenari,Kenaqesi.
    Te behet zemra mal kur nderohen te paret tane ” atdhetar”.
    Ku do gjenim vend tjeter ne bote ku ai qe ka shitur token shqipe…me letra jo me hamendesime,do nderohej kaq shume?
    Mbase emertimi i bulevardit eshte modest perpara bemave qe ka bere ky atedhetar.
    Te na falesh o zog qe nuk po te ndihmojme aq sa ke ndihemuar ti vendin tend.

  3. kazani says:

    Projekt shume i mire, por rregulloni furnizimin me uje ne Tirane se po shkojm 30 vjet demokraci dhe vazhdojn kazanet siper pallateve, nuk ka me turp
    Nje imazh skandaloz qe kuptohet fare mire se sa te papergjegjshem dhe abuzues jane pushtetaret

  4. tironci says:

    Bravo per projektet qe zgjerojne levizjen ne kembe dhe biciklete! Ti perkrahim te gjithe ata qe do bejne Tiranen vend ku ecet lirshem. Ajo puna e ujit qe u permend me siper eshte vertet nje plage qe duhet sheruar, njehere e pergjithmone. NUk ka aresye pervec keqadministrimit qe njerezit te mos kene uje 24 ore. Ato kazanet shyqyr qe i kemi se pa to nuk jetohet he per he, por jam dakort, jane shenja turpi qe nuk kemi qene te zote per kaq vjet te rregullojme ujin sic duhet.

  5. Tarrasi says:

    Keshtu ndodh kur nuk di ku te çosh leket e grabitura te qytetareve te Tiranes.: krijon projekte fantasmagorike.
    Imagjononi sikur Veliaj te jete Kryetar Bashkie edhe 4 vjet te tjere : Tirana do te kthehet ne nje qytet Ferri !
    Prandaj ky sharlatan e lig duhet ndalur me votë …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje