Irlanda ka votuar zyrtarisht për të dekriminalizuar blasfeminë, një proces ky që shënon ndryshimet e mëdha sociale dhe politike që po bën vendi.
Në një referendum të mbajtur të premten, 65 për qind e votuesve ranë dakord të ndryshonin ligjin mesjetar, që e cilëson si vepër penale çdo koment blasfemues, qoftë ky verbal apo i shkruar.
Ligji deri tani parashikonte që një vepër e tillë të dënohej me gjobë, vlera e të cilës arrin deri në 25 mijë euro.
Edhe pse tentativa e fundit për ndjekje penale daton në vitin 1855, ligji u rikthye në vëmendje kur një personaliteti britanik i televizionit, Stephen Fry, tha në televizionin irlandez se Perëndia ishte “budalla”.
Komentet e tij çuan në nisjen e një hetimi të policisë.
Tradicionalisht, Irlanda ka qenë një komb thellësisht konservator, i dominuar nga kisha katolike.
Megjithatë, kohët e fundit ka pasur referendume, që kanë rezultuar në legalizimin e martesës homoseksuale dhe abortit. (TemA TV)
Feja përzihet në politikë në Greqi dhe Iran.