“Mos shko në atë program se nuk është për ty”, Nardi ia ktheu shokut: Do luaj seriozisht

28 Tetor 2018, 10:29Lifestyle TEMA

Kreu i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka, i njohur ndryshme në rrjetet sociale edhe si “filozofi” ishte i ftuar mbrëmë në emisionin “Shiko kush luan”. 

Edhe në këtë emision Nardi nuk kishte se si të mos ta shfrytëzonte talentin e tij për të thënë një shprehje të nxjerrë nga “burimi i tij filozofik”. 

Teksa emisioni ishte në përfundim Ndoka mori fjalën për të thënë diçka të rëndësishme. 

“Kur i thashë një shoku se do të vija këtu, ai më tha se nuk është emision serioz dhe ti nuk duhet të shkosh se ke personalitet 

Por unë ja ktheva se do shkoj që të luaj seriozisht”- tha Nard Ndoka. 

Ndoshta dhe kreu i PD Lulzim Basha ndaj e futi në listën e sigurtë për deputet në Shkodër, Ndard Ndokën pasi ky i fundit mund t’i ketë garantuar kryedemokratit se do të luaj seriozisht në politikë. (TemA) 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje