Angela Merkel vulos fatin e saj politik: Do jap dorëheqjen si lidere e CDU, s'do kandidoj për kancelare

29 Tetor 2018, 14:15Politika TEMA

Angela Merkel e ka konfirmuar zyrtarisht moskandidi-min për kreun e CDU-së.

Përmes një konferencë për mediat, e para e Gjermanisë tha se nuk do të jetë më në garë për postin drejtues të Partisë së  saj.

Krahas kësaj, kancelarja shtoi se nuk do të kandidojë më as për postin e Kancelares së Gjermanisë.

Ajo deklaroi se në ditët në vijim do të njoftojë edhe largimin e saj, ndërsa shtoi se merr përsipër  të gjitha faturat e humbjes në zgjedhje.

“Nuk do kandidoj për kreun e CDU. Nuk do kandidoj as për kancelare. Nuk do të kërkoj post tjetër politik. Nuk do kërkoj post pasi të më përfundojë mandati. Gjatë ditëve në vijim do jap dorëheqjen si lidere e CDU. Marr përgjegjësinë për rezultatin në zgjedhjet rajonale” tha ajo.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje