Me ikjen e Xhafajt humbën të gjithë

29 Tetor 2018, 08:35Politika TEMA

Nga Skënder Minxhozi

Fatmir Xhafaj ka vepruar edhe ditën e fundit të mandatit të tij ministror si një politikan që e ka pasur në dorë fatin e vet. I tillë ka qenë prej kohësh që s’mbahen mend brenda shumicës së tij politike, duke kontrastuar përherë e më shumë me brezin e ri të socialistëve të pas vitit 2013. I mbështetur jashtë protokollit dhe hapur nga ndërkombëtarët, ai ka simbolizuar jo vetëm të shkuarën socialiste, por edhe figurën që të huajt shihnin si pikën e referemit në qeverisjen e majtë.

Vendimi i Fatmir Xhafës për të ikur, pasi të gjitha shenjat flasin për vetëlargim e jo për shkarkim, i jep fund njërit prej mandateve më të trazuar të një ministri të brendshëm të dekadës së fundit. Një zyrtari që përpos angazhimit madhor në reformimin e drejtësisë së kalbur, përtej prezencës serioze në kabinetet Rama dhe në radhët e shumicës, u bë shënjestra e një fushate shumë mujore denigrimi e sulmesh për shkak të një historie ku nuk ishte vetë protagonist. Xhafaj u bë epiqendra e iluzioneve të të gjithë opozitës zyrtare e jozyrtare, për të kthyer pas rrotën e fatit të keq që e ka përndjekur në vitet e fundit. Por një strategji e ndërtuar me përgjime e dëshmitarë që i dëmtojnë e banalizojnë, në vend që t’i forcojnë akuzat ndaj ministrit të brendshëm, opozita pa sesi kauza e largimit të Fatmir Xhafajt nuk la thuajse asnjë shenjë të lexueshme tek votuesit shqiptarë, skena politike dhe miqtë e partnerët e Shqipërisë.

Sot, kur dorëzon postin e ministrit, ka kënaqësinë morale të shohë se nuk ishte Babalja që e largoi nga zyra, por dëshira e tij për të këputur litarin që e mbante lidhur me një post të vështirë e delikat. Gjatë kohës që shërbeu, në dy qeveritë Rama, ministri Xhafaj ja doli të krijojë imazhin e një ringritjeje të shtetit e policisë, pas stinës së gjatë të hashashit. Nga ana tjetër, goditjet e fundit që shkundën Shqipërinë në orët e fundit, i japin atij mundësi të largohet edhe më i qetë nga detyra, jo në mes të përgjimeve banale me të vëllain në mes, por me jehonën e fortë të arrestimeve e kapjes së një numri personash me pushtet në politikë dhe në nëntokën e krimit.

Me ikjen e Xhafajt humbin nga pak të gjithë. Së pari humbet opozita, e cila nuk ja arriti ta largojë si vëllain e Agronit dhe as ta shkarkojë me protesta e tension në momentin kur deshi vetë. Xhafaj iku kur vendosi vetë, jo kur deshi ta heqë Basha e Berisha. Nga ana tjetër me ikjen e Fatmir Xhafajt, duket se ra një fabul e madhe opozitare, e cila ishte mbajtur gjallë me muaj dhe mbi të cilën ishin kalkuluar përfitime politike vendimtare, në lidhje me pushtetin politik në Shqipëri. “Skema Xhafaj” ishte dopio-gjashta që Basha e kishte llogaritur në pranverë si gurin që do të përmbyste komplet situatën dhe raportet mes palëve në vend. Pamë se kjo nuk ndodhi dhe largimi i ministrit të brendshëm hedh në erë edhe atë pak inerci që kishte mbetur nga afera Babale-Alizoti.

Së dyti, me ikjen e Fatmir Xhafajt humbet mazhoranca, e cila ka pasur nevojë këto vite për një prezencë me peshë dhe seriozitet si ajo e Fatmir Xhafajt. Të gjithë emrat dhe fytyrat e të majtës së sotme zyrtare i kemi përpara syve. Është e vështirë të thuhet se një boshllëk si ai i Fatmir Xhafajt nuk ndjehet në atë panel burrash e grash. Të gjitha gjasat janë që bashkëjetesa e muajve të fundit mes Ramës dhe Xhafajt nuk ka qenë rozë. Më shumë se një sinjal i besueshëm tregon se mes tyre ka pasur debate jo të rralla. E kjo, në një parti ku Edi Ramën nuk guxon më shumëkush ta shohë në sy, është një vlerë që i duhej më së pari vetë kryetarit të PS dhe kryeministrit. Rrëzimi i çdo oponence dhe alternative në tavolinë  e pushtetit, çon shpesh në deviacion e degjenerim të pushtetit. Në këtë mandat të dytë qeverisës jo pa probleme dhe rënie motivacioni e stimujsh, një prezencë si ajo e ish-ministrit ishte mëse e nevojshme dhe shëndetshme.(JavaNews.al)

7 komente në “Me ikjen e Xhafajt humbën të gjithë”

  1. leone says:

    Plotesisht dakort me kete analize te zotit Minxhozi.Fatmiri ka qene dhe eshte njeri me personalitet dhe formimi i tij i pergjithshem si dhe ai profesional nuk e kane lejuar dhe nuk e lejojne te perkulet dfhe te mbylle njerin sy per veprime qe bien ndesh me ligjin,pavaresisht nga tesera e partise.Kjo mendoj se ka qene dhe kontradikta e tij me Edi Ramen.Shteti ligjor dhe zbatimi korrekt i ligjit nuk behet kur ligji zbatohet vetem ndaj atyre qe nuk na prishin pune apo qe jane ne opozite,por kur zbatohet dhe brenda kampit tone,brenda partise tone,per ta pastruar ate e per ta shendoshur.Kjo dikujt brenda kampit roze i ka djegur dhe ne fund te fundit shkaktoi dhe doreheqjen dinjiotoze te Fatmi4r Xhafajt.Ka te ngjare qe perplasja te kete qene dhe per emrat e Salih Berishe peshkaqenit te helmuar e te Lulzim kaplloqes,te procedohen ata apo jo…!???

  2. Vladimir says:

    Urime Minxhozi!
    Nje koment realist, i kthjellet dhe me oblektivitet.
    Xhafa eshte i gardes se vjeter, por jo xhaket e vjeter. Nga formimi kulturor dhe politik nuk le mangut brezit te shkolluar mire.
    Eshte besnik i Ps, por jo puthadore.
    Peshon kur ka pushtet, por edhe pa pushtet ka treguar qe peshon dhe si i tille ka qene pike referimi e keshillimi per koleget.
    Te gjitha keto e kane shnderruar ne nje pike referimi per partneret tane qe e shikojne vendin tone dhe PS nga jashte, por edhe per te gjithe shqiptaret qe shikojne punen e tyre dhe nuk ushqehen duke levritur neper koridoret e politikes.

  3. era! says:

    Eshte i vetmi nga kuadrot e PS-se qe mund dhe duhet ta zevendesoj Ramen ne zgjedhjet e ardheshme pse jo edhe tani

  4. rumpallhana e ripjelljes says:

    Po ca jane keto citate komuniste, vetem ne kete vend vazhdon kulti i individit te lulezoje. Po aman o ca do me thene humbem te gjithe ne kete vend njerezit kane haruar qe duhet dhe te japin doreheqje, duhet qe ata qe qeverisin te kene dhe pak moral per mos te thene shume, qe riformatime te qeverive jane normale jo si ne kete vend 8-vjet qeveri, 8-vjet te njejtet ministra sepse ne keto vite mbas 90-te skemi pare ta kete bere njeri vezen e kuqe, por ky Minxhozi si Rilindas i devotshem qe eshte, ose ka humb vete dicka ose do te na mbushe mendjen qe te qeverisesh eshte ti besh gjerat sipas qefit dhe te japesh doreheqjen sipas qefit. Ky do te beje si perhere sofistin e madh per te te hapur barkun.

  5. Komentuesi says:

    Shume i drejte mendimi i zotit Minxhozi.Ikja e Fatmir Xhafes qe nje gje jo e mire per vendin ton.Xhafaj eshte nje nga ministrat me te mire,por qente si Berisha Ilir Meta ,Basha dhe disa hiena te tjera ishte mire largimi i tij.Tani th Basha me Berishen shpetuam,se ja kishin friken atij si djalli nga temjani.

  6. Shkodrani says:

    Sot ne 2018 ti thuresh himne nje simboli te diktature komuniste, me duar te mjera me gjak? Nje simboli te bastardimit te genit shqiptar qe e niste te vellain te bente leke duke u marre me droge nga njera ane, e nga ana tjeter ndryshonte ligjet per te mos e ekstraduar? O komentues bastarde a iu vjen turp, a keni dy fije mend ne koke apo jo?

    1. katarakti says:

      Pikerisht per kete arsye tha doreheqjen Xhafaj. Qe plehra si ju te mos kene mundesine te pergojojne dhe perbaltin shumicen e sotme. Po Varkari, ai qe dogji Shqiperine me 1997, qe vrau me 21 janar me çfare i ka te lyera duart?! A nuk na e thua pak?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje