Nëna e Kostantinos, Vasiliqi Kaçifas, është shfaqur dje në një gjendje të rënduar psikologjike. Në një lidhje telefonike për televizionin grek “Antena”, nëna vajton djalin e saj.
Ajo nuk është në gjendje të flasë, ndërsa artikulon fjalët “Pse duhet të vrisnin djalin tim?”
“Pse duhet të më vrisnin fëmijën tim? Ishte i gëzuar se po zbukuronte shkollën e fshatit për festën e 28 Tetorit, për të nderuar heronjtë. Shqiptarët nuk i donin pakicat”, është shprehur e dëshpëruar nëna e 35- vjeçarit.
”Unë nuk dua më jetën time pa fëmijën tim, pa shpirtin tim”, tha gruaja duke qarë, më pas mbylli telefonin, pasi nuk ishte në gjendje të fliste.
Dy motrat e Konstantin Kaçifas, të cilat jetojnë në Athinë, kanë shkuar dje në Bularat gjatë natës për të mbështetur nënën e tyre. Familjarët e Kostantinos janë shprehur se presin të vijë Kryeministri i Greqisë, Aleksis Tsipras.
Në familjen e të ndjerit, ku janë hapur dyert e mortit, ka mbërritur edhe konsulli grek në Gjirokastër.
“Gruaja ditën e djeshme nuk ishte në dijeni për ngjarjen, por ajo pa Policinë shqiptare të armatosur, e cila shkoi në shtëpinë e saj për të kontrolluar për djalin”, shkruajnë mediat greke.
Familjarët e Kostantinos Kaçifas kanë refuzuar dje ekspertizën mjeko-ligjore të Spitalit të Gjirokastrës.
Ata kërkojnë një ekspertizë të pavarur mjeko-ligjore dhe hetim të rastit nga prokurorë grekë. Sipas informacioneve, morgu i Spitalit të Gjirokastrës ka njoftuar familjen e të ndjerit për të tërhequr trupin e Kostantinos Kaçifas për të kryer ceremoninë mortore.
Por, burime nga Spitali i Gjirokastrës thanë dje se trupi i 35-vjeçarit Kostantinos Kaçifas po qëndron ende në morg.
Mësohet se familja nuk pranon rezultatet e autopsisë, por kërkon që trupit të djalit të tyre t’i bëhet një tjetër ekspertizë nga mjekoligjorë të pavarur.
Familja Kaçifas ka kërkuar për këtë ndihmën e ambasadës së Greqisë në Tiranë, që të kontaktojë një ekspert mjekoligjor për të përcaktuar shkaqet e vdekjes së 35- vjeçarit. Ceremonia mortore për minoritarin grek ishte parashikuar të mbahej pasditen e djeshme rreth orës 17:00 në fshatin Bularat, por varrimi është shtyrë për një ditë tjetër.
Detaje të reja kanë dalë dje në dritë nga mediat greke, lidhur me të shkuarën e Konstantinos Kaçifas, i cili mbeti i vrarë pas përplasjes së armatosur që pati me forcat e Policisë shqiptare dhe sipas raportimit të tyre thuhet se ngjarja ndodhi pas ngritjes së flamurit grek prej tij.
Policia greke ka deklaruar se nuk ka asnjë informacion, apo dëshmi që vërtetojnë këtë aludim si shkak për këtë përplasje, shkruajnë mediat greke. Sipas “Newsit.gr”, nga burime të Policisë greke rezulton se viktima është arrestuar në vitin 2009 për trafik lëndësh narkotike si dhe me akuzën si pjesëtar i një organizate kriminale, që vepronte në kryesisht në zonat periferike të Athinës.
Po moj zonje do vije Cipras ne Bularat per nje qe vjen i veshur ushtarak dhe terrorrizon banoret.;per nje antar te nje partie qe e denigron ne Greqi jo vetem qeverine e tij per sistemin demokratik grek.;;per nje njeri te armatosur me nje kalloshnikov te perpunuar qe shtie mbi policine per ti vrare;;per nje njeri qe i thote te ardhurve nga Athina ”tradhetare”.Pese do vije moj zonje????.Ah po ,te shtoj se Kostandini ishte nje tregtar narkotikesh ne aktivitet.
Prit se do te vije edhe presidenti i shba.
mos vazhdo ti hedhesh benzine zjarrit moj putane…yt bir ate qe kerkoi mori
Mundet qè kèsajè plakès i kanè thènè qè i biri i sajè po luante me njè armè druri nè oborr dhe ata tè zinjtè i qèlluan !?! Tè keshè dy fèmijè pèr tè rritur dhe nè vènd qè tè punosh pèr familjen tènde, del nè sheshin e fshatit me armè nè dorè duke qèlluan njerèzit : – po nuk tè erdhi rrufeja tè vjen plumbi. Nèno, nuk ke se çfarè tè qajsh pèr djalin se hiku ashtu pèr ‘llesh’. Nè amerikè dhe pa qèlluar me armè po nuk ndalove ti nisin menjèherè plumbat……Ndaj ju thoni djemève tè rrijnè urtè e tè punojnè pèr familjen e tyre e jo ti shèrbejnè politikès, se nè raste tè tilla nuk ka çfarè tè bèjè as vetè Jessus, jo mè Tzipras.
Djali jote ishte terrorist ngriti armen kundra shtetit shqipetar, ai mori ate qe meritojne kriminelat, tani do te implikosh ne krim dhe politikan te shtetit tjeter. Pergjeqesi ke dhe ti qe e rrite kete mjeran me urrejtje kundra shqipetarve, ja rrezultati tani.