Wizz Air, shoqëria ajrore më e madhe me kosto të ulët në Europën Qendrore dhe Lindore, filloi sot fluturimet e reja që lidhin Tiranën me qytetin gjerman të Dortmund.
Destinacioni me tarifa të ulëta fillon me dy fluturime javore, të martave, dhe të shtunave.
Shitjet e biletave kanë filluar nëpërmjet faqes zyrtare të kompanisë.
Fluturimi i parë u shoqërua me një ceremoni në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës.
Vendet për fluturimet nga Tirana drejt Dortmundit, janë në dispozicion në www.wizzair.com me çmime duke filluar nga 19.99 uuro, sipas tarifave të publikuara ne faqen zyrtare të kompanisë.
Çmimi i referohet një fluturimi dhe përfshin edhe taksat, njofton Wizz Air. (TemA)
Shkelqyeshem. Uroj qe keto linja low-cost te pasohen edhe nga kompani te tjera per popullin shqiptar.
Tashti besoj nuk do flitet më per Tarifa Aeroportuale te larta !. Po Tenderi 350 mije Euro pse po zhvillohet per due diligencen e performances se Aeroportit Madre Tereza? Apo money out of this. Ok pozicionet drejtuese te blera ne nje fare menyre do offseten. Ka per te gjithe. Dhe le te dali kush te thote ” Shpifje”…