Rama flet për aeroportin e Kukësit: Në janar nis puna për kantierin e ri, ja ku ndodhemi me procedurën

31 Tetor 2018, 16:40Politika TEMA

Edi Rama siguron se duke filluar nga muaji janar do të nisë puna për kantierin e ri të aeroportit të Kukësit.

Kemi avancuar me procedurën për aeroportin e  Kukësit dhe deri në javën e dytë të dhjetorit do të mbyllet procedura dhe më pas një nevojitet një periudhë e shkurtër për përcaktimin e kontratës dhe ambicia është që brenda muajit janar të vitit që vjen, maksimumi në shkurt do të nisë punë për kantierin e ri të Aeroportit në Kukës.

Dua të theksoj se nuk bëhet fjalë për çeljen e aeroportit që kemi, por bëhet fjalë për një aeroport të ri.

Jemi shumë të inkurajuar me diskutimet që kemi bërë me ekspertët.

Aeroporti do ketë rol të madh në zonë, sa i përket edhe punësimit”, tha Rama pas mbledhjes së qeverisë në qytetin verilindor. (TemA)

 

 

2 komente në “Rama flet për aeroportin e Kukësit: Në janar nis puna për kantierin e ri, ja ku ndodhemi me procedurën”

  1. Kamber Koculi says:

    Më pëlqen shumë këto kohë zoti Rama, ka filluar dhe gënjen butë, shtruar, si me thënë, fshatçe.

    1. pak durim says:

      O Kamber ne nje dere, po Koculi ka burra te mire, pse i pergojon.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje