Avokati Spartak Ngjela ka qenë kryetar i komisionit hetimor për ngjarjet e vitit 1997 në Shqipëri. Hetimi nga ky komision vazhdoi për disa muaj dhe me sa u mor vesh qysh në atë kohë, komisioni ishte i përçarë në qëndrimin se mbi kë binte përgjegjësia për tragjedinë. Ishin zhvilluar zgjedhjet e përgjithshme të 29 qershorit 1997, populli kishte ndëshkuar me votë Sali Berishën dhe partinë e tij demokratike. Por kjo dukej e pamjaftueshme, pasi kërkohej më shumë: kërkohej se cilët ishin shkaktarët e tragjedisë dhe ndëshkimi i tyre. Dhe vetvetiu fajtori kryesor që tregohej me gisht ishte Sali Berisha, ish-presidenti.
Prandaj dhe parlamenti i dalë nga zgjedhjet e atij viti ngriti një komision hetimor me deputetë nga të dy krahët e politikës. Mirëpo, në fund komisioni doli me dy raporte. Ai që u paraqit nga Ngjela nuk u firmos nga anëtarët e tjerë të komisionit, ndërsa në parlament u paraqit raporti tjetër i miratuar nga shumica e anëtarëve të Komisionit, që nuk u firmos nga Ngjela, i cili u lexua nga deputeti Spartak Braho. Ky raport iu paraqit Prokurorisë për hetime të mëtejshme.
DITA botoi raportin e Ngjelës dite me pare, një raport i panjohur deri më tani për publikun e gjerë. Në atë raport, Ngjela arrinte në konkluzionin se:
“E gjithë klasa politike shqiptare në të dy krahët e saj, pozitë, opozitë duhet të marrin me vete përgjegjësi për atë çka ndodhi tragjikisht me shtetin dhe popullin shqiptar. Por veçanërisht përgjegjësi të rëndë në planin moral dhe historik duhet të mbajnë ato forca politike dhe ata drejtues që përbënin pozitën e që drejtuan shtetin dhe kombin shqiptar gjatë periudhës ’96-’97.
Për shkaqet dhe faktorët që analizuam më sipër mbështetur në dokumente, dëshmi e fakte të shumta pozita, forcat politike, dhe shtetarët që drejtuan shtetin gjatë periudhës ‘92-’97 mbajnë përgjegjësi kryesore për shkatërrimin e shtetit shqiptar, të inkompetencës së strukturave të tij si ushtria, policia, SHIK-u për humbjet e pallogaritshme ekonomike e për mijëra viktima të vrarë të plagosur e të humbur në formën e gjenocidit si rezultat i përdorimit të dhunës kundër një pjese të popullsisë së vendit.
Në këtë kontekst veçohet edhe përgjegjësia direkte individuale, morale e ligjore e drejtuesve kryesorë të shtetit e institucioneve të tij ku më evidente Komisioni çmon se përpara kësaj përgjegjësia duhet të dalin ish Presidenti Sali Berisha, ish Kryetari i SHIK-ut Bashkim Gazidede, ish Ministri i Mbrojtjes Safet Zhulali, ish Shefi i Shtabit të Përgjithshëm Adem Çobani, ish Ministri i Brendshëm Halit Shamata, Agim Shehu, Leonard Demi, Xhait Xhaferi, Shaban Memia e të tjerë, të cilët në bazë të nenit të ligjit nr 8251 të kalohen për hetim në organet e Prokurorisë.”
Duket sikur ka një kontradiktë në këtë pohim të Ngjelës? Sepse, në të vërtetë, ky konkluzion i raportit Ngjela nuk ndryshon shumë nga ai që ka arritur edhe raporti tjetër që mbajti Spartak Braho dhe që njihet si raporti zyrtar i Parlamentit.
“Nuk e kam mbrojtur unë Sali Berishën! Nuk gjetëm prova për ndjekjen penale të Sali Berishës, thotë Ngjela në këtë intervistë për DITA-n, duke lënë të nënkuptohet se dikush i ka fshehur provat. Kush i zhduku provat?
Mirëpo, çfarë mendon avokat Ngjela tani, pas njëzet vjetësh për atë raport dhe mbi të gjitha për përgjegjësit e tragjedisë së 97-s? Pse ai vazhdon të mendojë se për Berishën nuk u gjetën prova për ta dënuar dhe pse e konsideron tragjedinë një përgjegjësi kolektive të klasës politike shqiptare. Si një avokat i njohur dhe që i njeh mirë ligjet e shtetit, Ngjela argumenton dhe është konsekuent në qëndrimet që ka mbajtur në atë kohë dhe që vazhdon t’i ketë të pandryshueshme.
– Zoti Ngjela, sapo lexova raportin tuaj në emër të komisionit hetimor parlamentar për ngjarjet e vitit 1997, një raport që tashmë e kemi botuar edhe në DITA për herë të parë. Mendoni se jeni shprehur maksimalisht saktë mbi të vërtetën e asaj tragjedie?
– Po. Mendoj që jam përgjigjur saktë sepse kam dhënë arsyen juridike të autoritarizmit shqiptar dhe e kam përcaktuar qartë si autoritarizëm të Sali Berishës. Ky autoritarizëm vinte nga defekti i madh i Kushtetutës së atëhershme. Sipas asaj nëse krijohej një maxhorancë parlamentare e gjithë struktura shtetërore: edhe prokuroria, edhe gjykata dilnin tërësisht prej saj. Por nëse pastaj kjo maxhorancë vihej në dorë nga autoriteti i një personi atëherë ky person drejtonte gjithçka.
Plus kësaj raporti im e ka shprehur të gjithë hullinë sesi duhej të ecte hetimi për të krijuar goditjen penale ndaj abuzimit shtetëror.
– A ju duket normale që për atë tragjedi nuk u dënua askush?
– Hetimi parlamentar nuk ka të drejtën e dënimit. Ka vetëm hetimin në funksion të gjetjes së shkaqeve të përgjithshme. Hetimi parlamentar nuk është hetim individual kur është fjala për ngjarje ose fenomene, sepse analizon fenomenin të bazuar në fakte.
Unë nuk kam qenë dakord që të kërkonim fillimin e një procesi penal për Presidentin e atëhershëm të Republikës, sepse hetova vetë të gjithë korpusin dokumentar dhe nuk i gjeta asnjë shkelje. Të gjithë pretendonin se kishin marrë urdhra me gojë, por unë isha profesionist, nuk mund të vija me shkrim arbitrarizmin. Çdo të thotë kam marrë urdhër me gojë për të shkel ligjin, e kuptoni që është non sens?
Përsa i përket personave të tjerë që kishin marrë pjesë në ngjarje, natyrisht që kishin prova, ata shkuan në hetim, por prokuroria e degradoi çështjen, edhe pse përdori arreste. Por kjo nuk ka qenë detyrë e Komisionit të Hetimit Parlamentar.
Për t’iu provuar ato që ju thashë më lart, po ju jap një shembull: pretendohej se një pilot kishte marrë urdhër për të përdorur armë kimike kundër demonstruesve, në një apo dy qytete. Unë pyeta: a u hodhën bombat kimike? Jo, qe përgjigjja. Unë vazhdova të pyesja: a i morën në avion bombat kimike? Jo. A e keni urdhërin me shkrim nga Presidenti i atëhershëm, përgjigjja ishte jo. Atëherë unë duhej ta merrja si provë këtë fakt? Dhe ju mendoni se unë kam dashur të mbroj Sali Berishën? Jo zotërinj, kam mbrojtur veten time përpara historisë, sepse nuk ishte njeri i zakonshëm, por ishte Presidenti i zgjedhur i Shqipërisë.
– Avokat, kanë kaluar më shumë se 20 vjet. A është e mundur të rihapet dosja e atij viti?
– Duhet të jemi të qartë që nuk duhet të ngatërrojmë përgjegjësinë politike nga përgjegjësia penale. Përgjegjësi politike për ato ngjarje kanë shumë persona duke nisur që nga Presidenti i Republikës, Kryeministri e deri te Ministri i Brendshëm apo Shefi i Shërbimit Sekret.
Ka momente të caktuara kur presioni i madh që vjen nga populli krijon humbjen e ekuilibrit të një qeverie. Në momentet e humbjes së ekuilibrit thellohet kriza dhe përgjegjësia mbetet gjithmonë politike. Një Komision Hetimi Parlamentar i jep drejtimet e shkaqeve të krizës; dhe, nëse në këto përplasje shoqërore midis shtetit dhe shoqërisë vijnë dhe përcaktohen ose provohen krime individuale ato duhen goditur. Hetimi që iu bë më vonë kësaj çështje nga prokuroria e atëhershme ishte i çalë, joprofesional sepse praktika gjyqësore nuk kishte eksperiencë në një çështje të tillë.
Pyetja juaj është a mund të hapen, çelen apo riçelen tani hetimet. Hetimet mund të riçelen, por prova për përgjegjësitë personale nuk mendoj se mund të gjendet. Në ato ngjarje ka pasur defekte në drejtim edhe nga Presidenti edhe nga Parlamenti. Kjo prandaj quhet përgjegjësi politike, sepse është kolektive. Ishte i pari Napolon Bonaparti që me ndihmën e juristëve të mëdhenj francezë deklaroi që për shkelje kolektive nuk mund të ketë përgjegjësi personale. Ngjarjet e 97-s janë përgjegjësi kolektive, sepse gjen shkelje kolektive të përqendruara, madje në parlament.
Cila mund të ishte përgjegjësia e madhe politike e qeverisjes së asaj kohe? Lejimi me naivitet mbi funksionimin e firmave rentiere që u quajtën piramida. Unë e hetova personalisht nëse qeveria Meksi kishte apo nuk kishte gisht në krijimin e firmave piramidale, dhe nuk u gjet asnjë dokument. Ekzistenca e firmave dhe lejimi i tyre që të pushtonin tregun është gabim i rëndë politik i qeverisë Meksi dhe i Presidentit Berisha.
Duhet të kemi parasysh një gjë, që krimet shtetërore janë gjithmonë me dashje dhe me qëllim të përcaktuar. E kuptoni sa e vështirë është për t’u provuar?
– Ju në raport drejtoni gishtin te disa persona si përgjegjës të asaj që ndodhi. Një ndër ta, është Sali Berisha. A duhet të përgjigjet ai penalisht për 97-n?
– E shpjegova më lart, në raport midis përgjegjësisë politike dhe përgjegjësisë penale. Zotërinj, përgjegjësia penale kërkon prova dhe kur është fjala për Presidentin duhen prova me shkresë. Në momentet që kemi hetuar ne si komision nuk kishte prova me shkresë, në qoftë se i kanë gjetur le t’i paraqesin.
– Ju jeni ndër njerëzit më optimistë që kam parë për reformën në drejtësi që po bëhet. A vazhdon optimizmi juaj?
– Po vazhdon, dhe reforma në drejtësi është në progres. Ajo do të jetë shpërthimi i shqiptarëve, sepse të gjithë krizat tona edhe kriza e vitit 1997, edhe kriza aktuale e korrupsionit janë pasoja direkte të mungesës së pushtetit gjyqësor. Fakti që e gjithë kjo reformë e re shqiptare synon të rikonstruktojë në mënyrë moderne perëndimore drejtësinë shqiptare na jep të drejtën të shpresojnë se edhe në Shqipëri do të funksionojë shteti modern.(DITA)
Z. Ngjela : kur u pane piramidat qe po perhapeshin dhe po e shtonin aktivitetin e tyre Berisha dhe Meksi cfare benin??? Ne cilin planet rronin.? Nuk ishte prove qe Berisha u tha shqiptareve nepermjet televizorit qe ajo rruge eshte e drejte,populli perse te mos e besonte? Thuaj me mire qe sta mbane pa leri justifikimet.As per gerdecin spa gje Sala sepse nuk njihte dhe baxhanakun.
O Ngjela si s’te vjen turp qe pohon idiotesira, ai qe ka vepruar me urdhera te marre me goje perfundon ne hetim dhe denohet po pati reliev penal ne aktivitetin ne fjale. U dogj e poq vendi, u vodh dhe u shkaterrua dhe ti profesionisti i madh, s’gjete gje per Berishen. Po ik o legen se kishe pritshmeri dhe interesa vetjake dhe s’doje sherr. Leri sofizmat, se si avokat s’je i zoti te mbrosh as veten e jo me Republiken. Plak llafazan, ja se çfare je.
dondu-Ngjela u prish me Berishen se nuk I dha karrike, por ka qene pupaci Berishes. Nuk eshte aspak I besueshem edhe kur thote disa te verteta.
edvin ramani
Kush??? Kërma vetë! C’eshte kjo pyetje.
Per sa kohe qe kërma te jete ilire, Shqiperia do kete vetem probleme.
Ne litar kërmën!
Ngjela, ke kohe qe hiqesh si i drejte, megjithe divergjencat qe pate me Saliun; aresyet dihen se i ka thene Saliu ! Pse nuk i thoshe atehere te vertetat qe populli i dinte dhe i provoi ne kurriz te gjitha, ndersa tani flet si elektron i lire? Kjo tregon çeshtje karakteri burreor jo vetem per ty por dhe per ata pordhacer te tjere te partise babalokratike.
Z.Njgjela!
Je per t’u admiruar per objektivitetin dhe kompetencen profesuonale..Me sakte me qarte,me ndershem nje jurist i pergjegjshem s’mund te pergjigjet.
Saliu si dhelper komuniste ka vepruar me urdhera gojore.
Te tjeret nen te i kane zbatuar me shkresa.Ne rast se ngrihen hetime,per keta te tjeret,atehere deshmite e urdherave gojore te marra nga te gjithe bashke keta numurore rejeshtore mbase mund te quhen prove?!!!…
dy standarte te spartaku. pergjegjesia kolektive e 97 dhe pergjegjesia personale per vendimet kolegjiale ne perputhje me ligjet e kohes te atij qe quhet diktator.te pranojme se diktatori vrau me vendim gjukate.ne 50 vjet sa vrau?te mos akuzohet me vrasjet e bashkepuntoreve te pushtuesve gjate luften. krahasoini sa vrau saliu per aq vite ne pushtet dhe pa vendim gjyqi. i pari gjukohet fajtor. i dyti?sipas takut “pati te shtena por diku aty larg,larg,larg.ti spartak je pergjegjes si dhe te tjeret.ti u bere avokati i djallit. dhe i vetedijshem.ku nuk ka dokumenta te firmosura ka deshmitare. dhe deshmite ballafaqohen.me llogjiken tende,cdokumenta ka per kriminelet?per hajdutet?kane firmosur gje?atehere te liróhen. Je nje sofist i cekuilibruar.
Ngjela shquhet jo per objektivitet, por per bytrhelepirje. Keshtu me PD, me Aleancen, me Legalitetin, me PS, tani sa andej kendej.
Eshte ngjela qe ne menyre kriminale, manipuloi provat qe Berisha e co te mos pergjigjeshin per krimet e kryera.
Sikur Ngjela ti nenshtrohej Veting-ut, do skualifikohej pikerisht per ate dem te madh qe i solli vendit duke i shpetuar kriminelet nga burgu.
Natyrisht eshte nje aktor i madh, ose nje gjel me pupla shume dhe asnje gram mish.
Beri mire Rama qe shmangu kete hipokrit nga qeverisja.
Taku futja pordhes kot. Ja te bej nje pyetje une: A ka raste qe krimi te mbetet pa fajtor kur eshte bere diten per diell dhe e dyta pse eshte shteti presidenti kryeministri organet e drejtesise ? -Me rru planca -sipas teje .Kur u shemb shteti atehere e benin ligjin bandat . Por perderisa shteti ka qene dhe nuk mbaka pergjegjsi penale me gjithe ato vrasje me gjithe ato vjedhje 130 miljard dollar e gjithe pasurija kombetare dhe e ushtrise u zhduk . Pergjegjsia penale eshte si per veprime dhe mosveprime jo me per humbje jetesh njerezve dhe pervehtesimet(damtimet e 130 miljard dollare ne vlereleku pa futur brenda pasurine tjeter kombetare . Hajde avokat leshi hajde . Edhe nje avokat i thjeshte e din kete pune por mos qendron puna gjetiu se mos ke perfitu edhe ti ndonje gje ose mos ke gisht edhe ti ne ata veprime ? Ndigjo pra z. Avokat( Ngjela )Sa te bahet reforma ne drejtesi ta jap fjalen qe une nje njeri i thjeshte do ta hedh ne gjyq presidentin kryeministrin e asaj kohe dhe do ta shikosh kete pune . more avokat leshi dashke firma e vula ti , Po ndonje dishmitare a eshte gjalle ?.,apo nuk vlejne deshmitaret po ligjet po rregulloret .
Taku leri filmat, kishte aq shume prova per Berishen po ti doje ta mbroje.Ti si gjithmone je pa bosht .
O Taku po per 21 Janarin çfare provash te mungojne per ta denuar kriminelin Berisha qe e ke me ze dhe figure qe i kam vra dhe do vritsha edhe Edi Ramen edhe 300 te tjere pra ta pranoj vete botrishtapo perseri ti si avokat leshi don firma . Tjeterkund flene lepuri o taku nuk te len ustaj i tij me e denu prandaj ti dhe ne te tjeret edhe une qe po te them ty llapim kot se per deri sa ta dorzoje ustai qe nuk eshte i vlefshem me per te nuk ka kush çfare ti beje .
O TAKU MOTREN NE PIDH KU TA KESH DHE E KE PAK MOR PLER O SAHAN LEPIRES O BYTHQIR PO KUSH MBAN PERGJEGJSI PER SHTETIN PRESIDENTI NUK ISHTE PER TE RUAJTUR LOPET MOR BYTHQIR MORZAGAR QE STE FUTI NJE PLUMB ENVERI TE SHKOJE NE TE SATEME PLERE
Me thosh gjithnje nje shok i imi se ti o Spartak,je psikopat,por une nuk e besoja. Tani po i them se kishte te drejt .Spartak Ngjela eshte edhe frikacak.
Kush pret zgjidhje nga tak-vuvuzela e cakordume,per pergjegjesite penale te kataklizmes se vitit 1997-te,,,duhet ti kete thene me kohe ik pirdhu nderit,se drejtes,humanitetit dhe pergjegjshmerise shteterore.
Ne 28 vitet e fundit eshte bere mode e kurvllikut politik,,,,qe nese nuk do ta zgjidhesh nje problem ,sado i thjeshte qofte,,,ngri nje komision parlamentar.
“Une ,nuk kam qene dakort qe ne fillim qe te kerkonim fillimin e nje procesi penal” ndaj mortjes brekedhjere,-thote taku.Pikerisht ketu eshte thelbi i paralizes se drejtesise per qametin e 97-es dhe ate qe pason edhe sot me armet e saj.Pra taku ka qene fajkoi dhe mburoja juridike e kryekriminelit te historise shqiptare,ne ate mender-komisioni parlamentar.Pervlimi i Shqiperise,,,humbja e me shume se 3000-je jete njerzish,falimentimi financiar i shtetit,shkelymja e depove te armatimit dhe mbushja e vendit me arme per ti vene shkendijen flakeve te luftes civile,detyrimi i Ushtrise qe ti vinte gryken e armeve Popullit ne Revolte,,,kuserimi marramendes deri ne shqyerjen e xhepave te shqiptareve prej nje shteti thelbesisht gangster,,,nuk jane prova per takun,,,edhe sot e kesaj dite.Per mua ,duket qarte e me qarte qe taku eshte pjese e borderose se dr.mortjes (ne 28 vitet e fundit) dhe qendrestar i sherbimeve ndaj tij.Retorika e tij nacionaliste mund te rreje vetem ata qe dun me u rrejt.
E keqja me e madhe e me shqetesuese eshte se ne fakt fillimin e padise penale per krimet shteterore dhe presidenciale te 1997-es nuk e donin as nano-kurvat,me baba-takun kallauz.Ishin te dy palet te imunizuar prej gjshtemujorshve te Plepave,,,,edhe pse ne 1997-en Shqiperia e jone ishte edhe me keq se 1913-en;zbuluar cullak ndaj te gjitha pretendimeve dhe strategjive shoviniste te fqinjeve tane.
Fakti qe tak-vuvuzela e cakordume thote sot,,,`”nese kane dale prova”,,,,
per mua eshte lajm i mire
Ti nuk duket ta kishe emrin spartak ngjela por emri jot duhet te jete:
—–SPURDHJAK NGJALA
Ato prova I prishe ti more spurdhjak
Ngele duke u lepire sa djathtas e majtas
Llazore,,,,,
O Tak Ngjela dmth paske qene ti qe e paske shpetuar Saliun kur u dogj Shqiperia. Bravo Tak per paaftesine dhe pafytyrsiner qe tregove. Turpi do te ndjeki nga mbrapa.
Spartak Ngjela, të vlerësoj për njohurit që ke, por të mbrosh me fanatizëm se urdhërat nga lart ishin dhënë me gojë, dhe jo me shkrim (dokument) prandaj nuk mund të hetojej, apo të dergohet për hetim është “B… S…”, kur ti nuk more as edhe përpjekjen më të vogël për të zbuluar se si ishin dhënë urdhëresat gojore me telefon apo drejtë për drejtë direkt me përsonin, a ishin të tjerë të pranishëm kur urdhëri gojor ishte dhënë, verifikimi i telefonit koha/data, përsoni që mori urdhërin gojor a e kishte diskutuar me dikë tjetër e ti bëhej verifikimi. Por ti Spartak Ngjela u mjaftove se nuk gjete dokumentacion, dhe kjo mendon se është e justifikueshme për juve ti mbyllje hetimet/rekomandimet.
Turp nuk të vjen që jo vetëm vazhdon dhe mbron teoritë e tuaja qesharake, por kërkon që edhe të tjerët të besojnë ty se ajo ishte rruga e vetme për të vepruar. Do të kisha besuar pozicionin tënd në qoftë se do kishe luajtur mëndsh. Prandaj mos u bëj qesharak për tu tallur!
DOSJET HAPEN EDHE PAS 100 VJETESH…!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!
Ngjela “rrofte mbreti” u be minister gjoja “drejtesie” nen bekimin e Berishes,…si do e denonte ate????
Taku te mbeshtes ne disa pika ,por me Salen nuk e munde dot se te perzuri nga PD SI NJE ZAGAR TE QELBUR, por je nje politikan qe nuk je i korruptuar kurr dhe kjo eshte vlere e fort ,
taku ja ku fshihet lepuri i ke zhytur edhe ti duart ne gjak .je edhe ti nacional patrioti ne sofren e piset te padrejtesise.tani per ty ska prove mos harro se jane prinderit .femijet vellezrit motrat te afermit varret e atyre qe u vrane eshte nje shqiperi e tere e marrezise se pushtetit.kush i organizoi urdheroi ushtrin e mercenaret te sulmonin jugun nje njeri i thjeshte.po vjedhjen e lekeve shkaterrimin e shtetit.e te vendit spartak ne trgjedit kolektive ka pergjegjesi individuale .ti je avokati i djallit shume mire qe te njohim.mendoj se do gjendet nje qytetar i thjeshte qe vuan akoma humbjen e femijes per te kallezuar ideatori organizatorin e zbatuesin e 97 la harruar 98.2008 .2011.p ergjegjesit jane denuar edhe pas vdekjes
Si mendoni se do ti genjeni,shurdhoni e qerroni gjithe miletin?pse more Derre qe nuk je gje tieter nuk kerkone me pare Provat e denimet e te perfundojne si Pinoceti ata qe pregatiten gjithe kete tranzicion fallco,Edhe qe vendosen Edhe nje Ezio qe ju interesonin per te ber nje trampoline 25 vjecare qe te kishin nje rikthim Te qete bijet e tyre?thua se ti nuk e di?je nje pjelle deshtake asnje gje tieter e i felliqur qe ne gene.