Zgjedhjet vendore, Balla zbulon dy opsionet për datën kur do mbahen

31 Tetor 2018, 12:04Politika TEMA

Kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla zhvilloi sot një takim me preisdenin Ilir Meta lidhur me datën e zgjedhjeve vendore të 2019-ës.

Në një komunikim me gazetarët pas daljes nga sela e Presidencës Balla zbulloi dy opsione se kur mund të mbahen zgjedhjet që sipast tij opsion mund të jenë dy të dielat e fundit të qershorit.

“Duke falënderuar Presidentin e Republikë për vijimësinë e një tradite shumëvjeçarë për konsultimin me partitë kryesore politikë lidhur me dekretimin e datës se zgjedhjeve vendore të qershorit të 2019, zhvilluam një bisede me të.

Kodi zgjedhor është i qartë, qoftë në mandatin e përfundimit të të zgjedhurve vendorë, qoftë edhe për përcaktimin e sezonit zgjedhor prill-maj qershor, që është zhvilluar dy të dielat e fundit të qershorit. Këto janë dy datat e mundshme të zhvillimit të zgjedhjeve vendore”, tha Balla. (TemA)

2 komente në “Zgjedhjet vendore, Balla zbulon dy opsionet për datën kur do mbahen”

  1. te flasim si njerez says:

    Ne do zbatojme ato qe thote Sali Berisha dhe Lulezim Basha; Saliu: nuk hyjme ne zgjedhje me Ramen se ai na mund dhe Lulezimi: nuk hyjme ne zgjedhje me Ramen kryeminister. Zgjedhjet do te behen pa Ramen. Pastaj……ne fund……çëk çëk… hyjne ne zgjedhje dhe dali rruar qethur. Se ashtu e kane katandisur veten: parti babalokratike.

  2. Berti says:

    Flisni shqip ! Vendore kuvendore Kuvend (parlament italisht )
    Zgjedhjet per Kuvendin e Shqiperise do behen vitin tjeter?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje