Shqiptarët, më punëtorët në Itali: Zënë vendin e parë mes të huajve. 31 mijë prej tyre janë sipërmarrës

31 Tetor 2018, 11:20Sociale TEMA

Shqiptarët janë grupimi më i madh i të punësuarve të huaj në Itali, dhe këtë e thonë të dhënat.

Shqiptarët që punojnë në Itali janë 167.478, ose 15.2% të totalit të të huajve që punojnë në vend.

Më pas ndjekin kinezët dhe marokenët.

Pra, shqiptarët janë të parët në klasifikimin e ekstrakomunitarëve.

Norma e papunësisë ndër shqiptarët e Italisë fiksohet në 17.5%, relativisht e lartë në krahasim me mesataren kombëtare, që fiksohet në 9.7%, pra thuajse dy herë më e lartë, apo edhe  me normat e të huajve të tjerë që jetojnë në vend.

Te femrat shqiptare që jetojnë në Itali norma e papunësisë ngjitet në 24%.

Të dhënat i takojnë fundit të vitit 2017 dhe tregojnë fakte mjaft interesante edhe për sektorë të caktuar, raporton SCAN.

Rreth 167 mijë të punësuarit shqiptarë në Itali ndahen kështu: 30% e tyre, ose 48 mijë në sektorin bujqësor, 16%, ose 26 mijë në sektorin e ndërtimit, 11 mijë ose 7% në industri, 4.5% ose 7000 në sektorin e tregtisë dhe riparimeve, ndërsa 43.4%, ose 72 mijë në sektorin  e shërbimeve, që në pjesën dërrmuese përfshijnë bare dhe restorante.

Në disa prej tyre, shqiptarët janë të parët.

P.sh, 25% e të gjithë artizanëve të huaj në Itali janë shqiptarë.

Në bujqësi janë të tretët në listë, dhe në ndërtim të dytët.

Sa i përket komunave ndërkohë, të dhënat e raportit të publikuar pak kohë më parë për të huajt në tregun e punës në Itali tregojnë se, në vend të parë qëndron Komuna e Milanos me rreth 9000 shqiptarë të punësuar, më pas ndjek komuna e Romës, Firenzes, Riminit dhe Genovas.

Të dhënat flasin gjithashtu për rreth 31 mijë shqiptarë të cilët janë sipërmarrës në Itali.

1 komente në “Shqiptarët, më punëtorët në Itali: Zënë vendin e parë mes të huajve. 31 mijë prej tyre janë sipërmarrës”

  1. Aleksander says:

    Bravo shqiptareve punetore e te ndershem. Faleminderit Italise ,qe ofron mundesi qe Shqiperia jone nuk eshte ne gjendje ti ofroje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje