VIDEO: Shikoni si shembet tempulli në pak sekonda nga shirat e rrëmbyeshëm

31 Tetor 2018, 11:59Lifestyle TEMA

Një tempull i vogël budist i ndërtuar në afërsi të një lumi në Kamboxhia u shemb kur rrëshqiti dheu për shkak të shirave të rrëmbyeshëm. 

Dy dhoma të lutjeve përfunduan të shembura në lumin Mekong, pasi dheu mbi të cilin ato qëndronin rrëshqiti. 

Por, duket se besimtarët e kishin vërejtur me kohë që objekti po lëkundej, dhe kështu me shpejtësi larguan nga dhomat sendet që i kishin vendosur.  

Videoja është filmuar nga kalimtarët e rastit të cilët ishin dëshmitarë të rrëshqitjes së dheut dhe shembjes së tempullit. (TemA) 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje