VIDEO/ Momenti tronditës: Autobusin e një shkolle e merr lumi

30 Tetor 2018, 17:56Lifestyle TEMA

Pamjet nga kamera e montuar në një autobus shkolle tregojnë vendimin e gabuar të shoferit i cili injoron pritën e vënë në një rrugë të përmbytur nga vërshimet e muajit tetor në Teksas.

Pamjet e publikuara nga policia tregojnë momentet kur shoferi i autobusit me një fëmijë në bord, e nget automjetin që fundoset përgjysëm në rrjedhën e ujit të shkaktuar nga shirat.

Përfundimisht, autobusi u ndal nga një grumbull pemësh, ndërsa fëmija dhe shoferi u shpëtuan më pas.

Shoferi është pushuar nga puna ndërsa janë ngritur akuza për rrezikimin e jetës së fëmijës dhe mosrespektimin e rregullave.

Video është publikuar nga Zëri i Amerikës. (TemA)

1 komente në “VIDEO/ Momenti tronditës: Autobusin e një shkolle e merr lumi”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje