Një medalion i periudhës osmane ndodhet në shtëpinë e ankandit Kunker, Gjermani. Ai mendohet se është porositur në 1807 nga Ali Pasha Tepelena ( 1741-1822), sundimtari shqiptar Shqipërisë dhe Greqisë, i cili ishte i pavarur nga Porta e Lartë .
Në kundërshtim me traditën islame, ajo tregon portretin e një gruaje me kostum oriental ose grek. Ajo quhet Mbretëresha [Vasiliki] Hanim. Hollësi të mëtejshme për këtë medalje jashtëzakonisht të rrallë janë të panjohura.
Imazhi perëndimor i medaljonit dëshmon ndikimin e marrëdhënive të ngushta diplomatike që kishte filluar Ali Pasha Tepelena me Fuqitë e Mëdha në rajon.
Në fillim Franca 1798-1800 dhe pastaj Rusia 1800-1807 zotëronin Ishujt Jonianë, fqinjë të Pashallëkut të Janinës. Ndërkohë që agjentë britanikë si William Martin Leake ishin të pranishëm në rajon.
Në dhjetor 1806, Porta e Lartë i hapi luftë Rusisë dhe Ali Pashë Tepelena nxitoi të përfitonte duke arrestuar konsujt rusë në territoret e veta dhe me artilerinë, që kishte marrë nga francezët u përpoq të sulmonte ishullin e Shën Maurës, por rusët ngritën kundër tij feudalët çamë dhe armatolitë e Thesalisë.
Ali Pasha u pajtua me feudalët çamë, kurse i biri i tij Myftari e mbyti në gjak kryengritjen e armatolive në Thesali.
Kur Fransua Pouqueville i emëruar konsull i përgjithshëm i Francës, mbrriti në Janinë në 1806, i solli Ali Pashë Tepelenës dhe premtimin e Napoelonit se do t’i jepte nën administrim ishullin e Korfuzit nëse do të angazhohej në luftë kundër rusëve.
Tashmë Ali Pasha Tepelena zotëronte gjithë bregdetin e Çamërisë dhe po shikonte që të merrte në zotërim dhe Korfuzin dhe Ishujt Jonianë.
Paqja e Tilsitit në vitin 1807 midis Francës dhe Rusisë bëri të mundur largimin e rusëve nga ishujt jonianë, zotërimin e tyre sërish prej Francës dhe largimin e rrezikut rus për të minuar pushtetin e Ali Pashë Tepelenës në Epir dhe More.(atsh)
“Kripa dhe piperi” i shkrimit historik: Feudalët Çamë u bënë me Rusët, por “pas pak” u kthyen me Ali Pashën … (???!!!) “Besë”, nuk ke ç’i thua … !!!
duke shtuar ketu se Ali Pasa ishte aq burre i mire[prototip sunitoshqipfoles] sa i shkerdhente djalit Myftar te shoqen,sa here ky i fundit ndodhej me sherbim larg shtepise…………………
Nuk e di pse ne shumicen e artikujve nuk ka vertetesi shkencore ,aq me teper per Ali Pashe Tepelenen qe eshte studiuar e plote historia e tij dhe e pashallekut qe ai sundonte . Pervec origjines se tij shqiptare(megjithese disa e vene ne dyshim ) ,Ali Pasha nuk kishte asgje shqiptare . Ishte nje Pasha Osman (si shume e shume te tjere ) ,qe deri ne nje periudhe luftoi per Perandorine ,pastaj donte te ishte vete zot e vete shkop ,por asnje moment nuk u shkeput nga Perandoria . Nuk ishte ” sundimtar I shquar I Shqiperise dhe I Greqise “,sic shkruani ju ,pasi atehere nuk ekzistone as Shqiperia dhe as Greqia ,por ishte sundimtar ne nje cep te Perandorise se madhe Osmane .Etj.etj .Ju lutem botoni komentin tim!