Pesë persona që ishin brenda një makine kanë shpëtuar mrekullisht pa ndonjë lëndim serioz, pasi automjeti i tyre u përplas nga një kamion cisternë në një autostradë në Kinë.
Makina ishte duke pritur që shoferi pasa saj të paguante taksën rrugore, kur papritmas e godet me shpejtësi të madhe një kamion cisternë dhe e hedh drejt kamionit tjetër që po qëndronte para veturës.
Raportohet se në ato momente shoferi i kamionit cisternë ishte i përgjumur, pasi kamerat e kanë filmuar me sy mbyllur duke iu afruar veturës të cilën e shkatërroi plotësisht.
Fatmirësisht nga ky aksident nuk pati viktima.
Ngjarja e tmerrshme ka ndodhur në Lichuan në pjesën qendrore të Kinës. (TemA)