Një pasagjer para se të humbte jetën pasi aeroplan indonezian me të cilin ai fluturonte u rrëzua, i dërgoi një selfie gruan së tij.
Deryl Fida Febrianto i dërgoi fotografinë në 6.01 të mëngjesit gruas së tij, pak para fluturimit JT-610, në të cilin gjendeshin 189 njerëz.
Siç thuhet më tej, 22-vjeçari është shfaqur me një maskë të gjelbër dhe duke parë kamerën përpara fluturimit fatkeq në Pangkal Pinang.
Febrianto dhe gruaja Lutfinani Eka Putri, 23 vjeç, ishin martuar vetëm dy javë më parë dhe po shkonte për të punuar në një anije udhëtimi.
Lutfinani tha se burri i saj u përshëndet me të në orën 6.12, por nga ora 6.15 kishte ndaluar t’i përgjigjej mesazheve të saj.
Ata ishin rritur së bashku, u tha ajo gazetarëve, duke treguar një pamje të çiftit të qeshur në ditën e tyre të dasmës.
“Kur e pashë lajmin, unë e krahasova numrin e fluturimit me fotografinë e biletave që Deryl kishte dërguar.
Fillova menjëherë të qaja”– tha ajo.
Aeroplani me 189 persona në bord u nis nga Xhakarta dhe më pas humbi kontaktet dhe u zhyt në detin Java në Indonezi. (TemA)