Ky është momenti i frikshëm kur një kayaker bie poshtë një ujëvare prej 33 metrash në Kanada.
Gjermani Adrian Mattern ka filmuar veten duke vozitur në drejtim të Alexandra Falls në lumin Hay, në territoret veriperëndimore në gusht.
Mbi të, ka qenë një kamerë e vendosur në një dron, ajo që ka kapur pamjet e kësaj lëvizje të rrezikshme
Fillimisht shihet se si kayaku i 23-vjeçarit afrohet buzë rënies dhe në një moment, Mattern u zhduk nën ujë pas rënies.
Megjithëse e vështirë për t’u vënë re nga këndi i dronit, pamjet nga helmeta e tij tregojnë se ai shfaqet i pa lënduar dhe i ngazëllyer për arritjen e tij. (TemA)