Mos u merrni me një fëmijë o popull, sado inat ta keni Saimir Tahirin...

1 Nëntor 2018, 13:51Politika TEMA

Nga Ilirjan Blloshmi

Vdeksh ishalla, mos e bëfsh pikën e hajrit. -Ishalla të vdes djali. -Mos është i Ramës djali. -Kriminel ishalla të vret magupi i lagjes, e ti hajë zorrët kukurec.

Po habiteni me këtë? Unë për vete po. Jemi kthyer në kanibalë, jemi bërë monstra, jemi drejt një çmendine politike.

Trendin për të hyrë deri në brekët e grave të politikanëve e nisi Rama askaohe kryeter Bashkie.

E perfeksionoj Sali Berisha në mandatin e parë si kryeministër. Tani është bërë normale kjo gjë.

Komentet që lexuat në fillim ishin poshtë lajmit. “Tahiri i këndon të birit, ditën e ditëlindjes “.

Të mallkosh një fëmijë që akoma nuk ka mbushur 10 vjec e kjo vetëm për faktin se babai e tij e ke inat. E ke kundëtshtar politik. Është cmënduri.

Më ngadale o njerëz. Nuk e doni Tahirin merruni me atë, jo me të birin. A është Tahiri i lidhur me drogën? Për mua jo, për dike tjeter po.

Jemi të lirë të mendojmë cfarë të duam. Nuk kemi pse merremi me të birin e tij.

Ne mund të merremi me të birin e tij, kur ky të jetë në një moshë madhore.

Dhe atëhere duhet të merremi nëse ai nuk pranon atë që ka bërë babai në dëm të shqiptarëve, në të kundërt nuk kemi asnjë të drejte.

Saimir Tahirin do e vlersojë historia, për të mirë e për të keq. Si të suksesshëm, apo jo.

E prandaj o popull liridashës mos u merrni me një fëmijë se është gjynah prej perëndisë.

15 komente në “Mos u merrni me një fëmijë o popull, sado inat ta keni Saimir Tahirin…”

  1. te flasim si njerez says:

    Ja ke futur pordhes zoti Blloshmi edhe ti me keq se babalet. Pse Rama eshte marre me breket e grave ne fillim apo Sali Kerma? Une s’e kam degjuar ndonjehere Ramen te shaj per nenen , grate e motrat, bile kjo eshte e veçanta e ketij njeriu se te isha une me ato qe jane thene per ate, jovetem qe do tu ktheja pergjigje, por do ti haja dhe koken ndonjeri pa ne dreq te shkonte, prandaj behunin me te kujdesshem kur akuzoni. Rama paska mesuar Saliun per banalitete e per te nderhure deri tek breket e grave ! Nje çudi e jotja. Rama i gjeti breket e grave ne kryeministri sheshit ne 2013 te filmuara e te dokumentuar se si ishte bere kryeministria qelbur e bordello dhe nuk i zuri ne goje, e mban mend? Vetem i pastroi e rregulloi.

    1. Grigor says:

      Mallkime te tilla ndodhin sepse ata që e quajne veten te persekutuar dhe kane inat PS-ne apo figurat e saj, ne fakt nuk Jane te persekutuar te regjimit per mendimet e tyre Perendimore, ose demokratike. Ata edhe sot nuk e dine se çfare eshte demokracia. Dine dhe kuptojne vetëm politiken e Enverit me miq dhe armiq.
      Ilirjan Blloshmi eshte nje i persekutuar i vërtetë i mendimit dhe rrjedh nga familje intelektuale. Haki Blloshmi ka qene konsull i Shqipërisë ne SHBA, kur babai i Saliut apo Mul Nokes nuk dinte shkrim e kendim.
      Të persekutuarit e vërtetë nuk flasin, nuk ndihen, nuk shajne, nuk ankohen, sepse u vjen zor. Kane dinjitet.
      Ua Kane perlyer kaq shume emrin hajdutet dhe rronxhobonxhot e Saliut, duke filluar nga ai Ndregjoni e deri tek ca fytyra pa dhembe qe dalin neper mitingje, sa ata nuk prononcohen që te mos vihen ne nje radhe me hajdutet.
      Si nuk e kam degjuar nje here Daut Gumenin te shaje e te ofendoje socialistet, Apo te perdore shprehjen kelysh komunisti. Apo poetin e nderuar Visar Zhiti, që e moren ne qafe ata që nuk e dinin see çfare ishte komunizmi, por I thonin vetes komuniste. Sepse Po te duash te flasesh keq per Partine Socialiste nuk ka nevoje te shash socialistet. Mjafton te denoncosh korrupsionin që bejnë ministrat.
      Ne kete vend jetojme.

  2. ana says:

    Po cili Rame e filloi more qen?!!!!! I vetmi shpellar qe eshte marre me grate eshte SALI BERISHA. I dyti je ti qe kerkon te manipulosh me te verteten!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

  3. DuaFakte says:

    Lidhur me trajtimin e ceshtjes ne fjale, jam plotesisht dakord me artikullshkruesin, por e sfidoj te jape nje argument rreth asaj qe Rama e ka filluar shpifjen duke iu futur grave te te tjereve neper breke. Edi ka te tijat, si te gjithe ne, por ne memorjen time nuk ekziston nje fakt i vetem qe ai te jete marre me jeten personale te dikujt. Me jeten e tij dhe te te afermve te tij kane thene cudira dhe idiotesira pa fund. Kjo po qe eshte e vertete.

  4. NjeQytetarOptimist says:

    Nuk eshte gjynah prej perendise, nuk eshte humane si vet njerez e prinder..

  5. Lali says:

    Ja ket fut si kot, plako, mos i ngatro gjerat. Nuk mbaj mend qe Rama te kete share nga gruja apo familja. Berisha po, ka share pakufi te gjithe kundershtaret politik. Rames I ka then gjera qe na vjen turp ti permendim.

  6. Arber Iliri says:

    Shpifni, shpifni per Ramen por kur te mos jete me dhe t’ju mbysi injoranca do e kerkoni e kujtoni me nostalgji.
    Mbajeni shenim c’ka po them se harroni shpejt ju o njerez te ceket.Keni harru c;ju boni Enver Hoxha, keni harru c’ju boni e po ju bon Berisha.Rama qytetar filloi me vene pak reggull me mbajt ere shtet e qytetari dhe ju s’lini gje pa thene per te.do ju ndeshkoje e ardhmja me ndonje Berishe te ri qe te jeni te terembur edhe ne gjume.

  7. Anxhi says:

    E ka per rastin kur Rama ne mbledhjen per prishjen e teatrit ju referua brekve te Violeta Manushit….se rast tjeter ska patur.
    Bejini muze breket e Violeta Manushit tha

    1. DuaFakte says:

      Fjala breke ne ate rast kishe kuptim krejt tjeter, si nje shembull i mbajtjes ne kembe te nje relikeje qe nuk ka pse te mbahet, pasi i permenden fustanin e Merilin Monrose qe ishte shitur per kaq e aq. Breket nga artikullshkruesi jane permendur ne kuptim te figurshem, qe do te thote tu futesh te tjereve ne jeten intime Anxhi.

  8. Vasiliki says:

    Gjyshja ime, nje grua e forte, labe fisnike thoshte:
    Ćfare thone per mua dhe vajzen time (vetem nje vajze kishte) u rente ne koke nga zoti !
    Dhe te gjithe i pa me sy si u katandisen.
    Atyre qe kane ate gjuhe, u rente ne dere !

  9. Alban Dega says:

    PARA 382 DITESH

    Sent from my iPhone

    Begin forwarded message:

    From: Alban Dega
    Date: October 20, 2017 at 1:51:12 AM EDT

    Vezhgim

    EDHE I VETEM TRIM NE LUFTE …

    – Saimir Tahiri zgerlaq komplotin e Mafias politike dhe mediatike jo vetem te Tiranes…

    – Futet si “i arrestuar” ne “qeline” e Opinionit te Klanit dhe del si Promete !

    – Nga Alban Dega , Nju Jork

    Ndoqa me shume vemendje ” Opinionin” e mbremshem te Klanit te Mafias politike dhe mediatike te Berishes e co. I ftuar ishte ish- Ministri Brendshem, sot deputet i PS-se ne Kuvendin Popullor te Shqiperise Saimir Tahiri. Prej tri ditesh ai eshte bere tabela kryesore e qitjes se Mafias Politike dhe mediatike shqiptare me Sali Berishen ne krye. Jane ditet me te veshtira te jetes se tij.
    Nje lukuni hijenash politike e mediatike jo vetem te Tiranes, i jane versulur dhe duan tia shkulin jo vetem muskujt, por po orvaten tia bluajne edhe kockat… E sic thote sovrani trimi i mire njihet ne dite te veshtire.
    Qe ne hapat e para ne studion e Opinion ai u prit me teper si nje i arrestuar, si burgosur se sa nje i ftuar. Sidoqofte Tahiri sonte qe ne nje nder ditet e tij me te mira… Edhe i vetem trim ne lufte.
    Me nje qetesi stoike, me nje mrehtesi shembullore, me nje burreri te pashoqe, me fakte te shumta ai zgerlaqi Kazanin e Sali Berishes e Ilir Metes, Lulezim Bashes e Fatmir Mehdiut, ” Sypeshkaqenin” e Berishes qe pati kurajon te komentonte e shumezoi me zero ashtu si dhe treshen Fevziu- Vangjeli dhe nje quazi gazetare te Klanit apo ABC-se.
    Nga i pandehur i perzgjedhur djallezisht nga Berisha dhe Toptani, Blendi Fevziu, Klodiana Lala… Saimir Tahiri i vuri hienat politike e mediatike me shpatulla pas murit.
    Me fakte dermuese e shembuj gozhdues ai u corri cdo lloj maske e rrenoi krejt komplotin jo vetem te Sales e Fevziut dhe u beri pretencen vete Il Capi dei Capi te Mafias Politike shqiptare te Sali Berishes e Ilir Metes, Lulezim Bashes e Monalizes se Floririt, Fatmir Mehdiut…. me emer e mbiemer.
    Jo vetem atyre por edhe kryprokuhorave te Shqiperise dhe te Krimeve te renda Adriatik Palla e Besim Hajdarmataj, qe vetem nenshkroi urdherin e krye-kryeprokurorit Sali Berisha nje dite para publikimit te dosjes hetimore te Antikrimit dhe Antinarkotrafikut te Italise, vendlindja e Mafias me te felliqte qe ka njohur Bota deri sot.
    Shkembim favoresh !
    Si eshte e mundur qe nje kryprokuror te mos dije se asnje gjykate shqiptare nuk ka jurisdiksion te gjykoje nje person kushdo qofte ai kur objekti dhe subjekti kryesor i hetimit eshte arrestuar e do te gjykohet ne nje shtet tjeter si Italia.
    Ndaj u kerkoj Kryesise, Komisionit te Ligjeve dhe deputeteve te Kuvendit Popullor qe para se te shqyrtojne kerkesen e Hajdarmatajt te konsultohen me juristet me te miore shqiptare per jurisdiksionin e saj… Te mos behem gazi i Botes edhe per nje ceshtje te tille.
    Saimir Thairi , sic doli ashiqare gjate debatit u ftua ne Opinion per ti bere demaskimin publik njesoj sic vepronte Partia e pare e Sales me armiqte e kllases.
    Ne vend ti vinin vetullat Saimirit , Fevziu , Klodiana Lala … nxorren syte e vet. Ata u demaskuan aq keqazi sa nuk dinin cfare thonin e as cfare benin. Nje vetdemaskim shembullor per nje skenar tejet djallezor qe deshtoi me turp.
    Qellimi kryesor i Klanit mediatik dhe boseve te tij politike Berisha, Meta, Basha, Kryemadhi, Kokedhimi sic e quante perhere Berisha, jo une, neopermet diktatit ala Toptan te Fevziut, nepermjet presionit psikologjik, nepermjet Kenges se Sirenave ishte ta nxirrnin nga shinat , dhe detyronin Tahirin te sulmonte familjen e tij politike dhe liderin e tij Edi Rama. Nuk lane kurth e dredhi, piruete e djallezi pa perdorur. A nuk vepronte pike per pike keshtu Mafia Italiane me viktimat e saj ?
    Skenari i Sali Berishes dhe Mafias se tij politike, biologjike dhe mediatike deshtoi me turp. Sa here kontrollonte mesazhet dhe udhezimet telefonike ne ekranin e IFonit te tij, fytyra e Fevziut nxihej. Zeri mekej.Toni ngrihej. Po ashtu edhe Vangjeli .
    Nje ogur i keq per krejt planin mafioz te Korporates se Krimit te organizuar e komanduar nga Mareshalli i Beogradit. Fillimi i keq e ka fundin perdreq, thone andej nga Malesia jone e Gjakoves.
    Saimir Thairi u fut ne opinion si i arrestuar e doli prej qelise si gjykates, si fitues, si Promete.
    Ogur i mire… Fillimi i mbare sa gjysma e punes, thote sovrani

  10. xx says:

    Saliu vetem per ato qe ka thene dhe thote per Ramen dhe babane e tije nuk e lane as uji i oqeaneve.E ka treguar vehten cink,injorant ,pa etike njerezore e profesionale,brutal,shpifes,spekullues,xheloz deri ne ligesi,genjeshtar.Per Sali Berishen cdo gje ka mbaruar.Ka humbur respektin qe e kishte jo nga njohja e personalitetit te tije por nga entusiazmi dhe shpresat per nje Shqiperi demokratike dhe shoqeri te civilizuar.Edhe sikur te ishin te verteta ato qe ai nxjerr nga goja per Ramen,sjellja e tije eshte e ulet,ordinere.Ka plot menyra per ta kritikuar tjetrin pa e fyer dhe lenduar.Nje njeri qe smerr vesh nga kritika e artit figurativ na e cilson perdite Ramen deshtakAta qe jane si Saliu ,te paditur ne ate fushe kenaqen.Te tjere qe kuptojne tallen me Saliun.Thote ne parlamet se:Rama kruhet sepse drogohet,sepse atij ja paska thene nje specialist i kruarjeve.Une Sali nuk pi as cigare as alkol (ndonjhere nje gote birre),as nje lloj droge pse kruhem?? pyete pak specialistin e kruajtjeve. Ithua kallam.Nuk te pelqejne te gjatet Sali? I do te shkurter?Por ama si burre me”kulture” qe je keto nuk jane pune karakteri,.Te jesh i gjate,ishkurter,me kurriz si puna jote,gagac qe se flet mire shqipen,nuk te ve njeri faj prandaj edhe ti per te miren tende gjej menyren dinjitoze ta kritikosh.

  11. ALBAN DEGA says:

    PARA 383 DITESH
    —Original Message—–
    From: Alban Dega
    Sent: Thu, Oct 19, 2017 4:08 :15 AM EDT

    Pak mendime me shume fakte

    ” BYZYLYKET ” E SAIMIRIT DHE MILIONAT E SALI, LUL, XEN LIKE CIZME FLORIRIT …

    … apo kur kryehajduti therret kapeni hajdutin !

    – Nga Alban Dega , Nju Jork

    Dje Sali Berisha bekoi Aleancen e re te kusari- Mafise. Aleance e re me rrenje te vjetra ne … Gerdec, ne Otranto, ne Bulevardin ” Deshmoret e Kombit”… kudo ne Shqiperi, nga Jugu deri ne Veri.
    Bekimi eshte nje akt i shenjte… Por ky bekim tingellon teper ogurzi. Teper ogurzi sepse vjen nga ai qe ishte dhe mbetet oguri me i zi per shqiptaret e Shqiperinene keto me shume se 25 vjetet e fundit.
    Cdo e keqe ka edhe te miren e vet. Cila eshte e mira?
    Duket se eshte nje bekim para kercitjes se prangave ne kycet e ogurzinjve dhe faqezinjeve te Shqiperise dhe shqiptarise.
    I pari ne liste Berisha I… I dyti Berisha 2- Xeni, i treti Berisha 3 Fatmir Mehdi Gerdeci, adjutanti i Berishes 2. I Katerti Lulezim Bashe Autostrada e Kusarise, Otranto +, I pesti …. I teti Like Floriri… I nenti ne tunxh Adriatik Palla….
    Mafia shqiptare dhe ajo nderkombetare me ne krye ate Italo- Serbo- Greke eshte ne panik total.
    Denoncimi shpetimtar per Shqiperine e shqiptaret i Ambasadorit te nderuar amerikan Z. Donald Lu per kater bandat dhe 20 familjet mafioze, njoftimi i kryeministrit shqiptar Edi Rama per ardhjen e eksperteve te FBI-se dhe DEA-s amerikane per hetimin dhe luften kunder krimit te organizuar, narko e human trafikut dhe Mafias jo vetem shqiptare, vetingu ne drejtesi qe eshte ne hapat e fundit te organizimit dhe fillimin e veprimit konkret ndaj folese se grenxave te Korporates se krimit te Organizuar ka shkaktuar panik, hutim dhe alarm ne kupolen e saj jo vetem ne Shqiperi por edhe ne Rome, Athine e Beograd.
    Aq panik sa para se te shkoje para Gjykates se Ligjit, dosja mbi 400 faqeshe e hetimeve te Antimafias dhe Antidroges italiane u denkonspirua se pari nga Sali Berisha dhe mediat ne sherbim te tij.
    A ka alarm me te madh dhe panik lemerites se ky skandal i pashoq i publikimit te nje dosjeje hetimore pa filluar akoma gjykimi i saj nga Gjykata ligjore Italiane !?
    Edhe me alarmante kete situate e bejne thirrjet ala enveriste te Sali Berishes dhe shpures se tij politike dhe mediatike per burgosjen e Saimir Tahirit vetem sepse kusheriri i tij i dhjete apo edhe i pare qofte ai permendte emrin e tij ne biseda ndergangsteresh, narkotrafikantesh e kriminelesh , kur jo mbi koken e kusheririt, por te djalit te tij biologjik Shkelzen Berishes dhe se pari te vete atij rendojne akuza te perbindhsme deri edhe per krime kunder njerezimit si urdherat e tij per goditjen me aviacion e napalm te popullsise civile shqiptare ne Jugun e vendit, masakrat e perbindshme qe vrane e sakatuan mbi 10 000 shqiptare te pafajshem ne pranvere- veren 97, mbi 175 bashkevendas te vrare ne vendlindjen e tij Tropoje ne 98-99-en, qe masakruan 26 e sakatuan qindra te tjere ne Gerdec, qe urdheroi ekzekutimin e 4, plagosjen , rrembimin e torturimin e qindra protestuesve krejt paqesore me 11 janar 2011 ne Bulevardin ” Deshmoret e Kombit ”
    Jo vetem kaq, por lincoi, levizi e syrgjynosi edhe prokuroret qe po hetonin Hiroshimen shqiptare Gerdecin . Fshiu servrat e Kryeministrise duke zhdukur provat e urdherave te tij vrastare , ” lavirosi” Kryeprokuroren e Pergjithshme te Shqiperise, duke e zevendesuar me nje Bude te krimit si Adriatik Balla, gjysmagjelin e tij 50-50 me Ilir Meten ne sherbim te tyre, ne sherbim te Mafias dhe Korporates te krimit te organizuar. kembe e koke nga vete ai , qe edhe sot pas doreheqjes hipokrite e mashtruese komandon jo vetem PD-ne, por edhe strukturat paralele te krimit Mafias qe vrasin e presin, sic vepruan me Trebicken e Olddashin, Artan Santon … e cilindo qe rrezikon ” shtetin paralel” te krimit Mafias se vet.
    E Adriatik Balla merr guximin edhe te kerkoje takim special me ambasadorin amerikan ne Tirane Z. Donald Lu qe nuk la shpifje e sulm pa bere kunder tij dhe Reformes ne Drejtesi !!!
    Cfare do ti raportonte dudumi Balla Washingtonit!?
    Ato qe bosi i tij Berisha e mediat ne sherbim te tij kishin botuar dy a tri dite perpara!?
    E kujt ambsadorit te superfuqise boterore qe di Sali Berishen e co, per cdo politikan e jo vetem politikan jo vetem shqiptar por ne mbare Boten shume me teper se ata dine per veteveten.
    Dine cka jo vetem ata dine por edhe cka te tjeret dine e thone per ta , perfshi edhe Mafian jo vetems hqiptare por edhe nderkombetare !
    Jane sot ne hapesire mbi 7 000 satelite jo vetem por mbi te gjithe amerikane dhe qindra mijera syshqiponja amerikane qe po te duan numerojne edhe sa here merr frym jo vetem Sali Berisha e Edi Rama , Ilir Meta e Saimir Tahiri, Visho Ajazi e Adriatik Palla….
    Hajde kryeprokuhor ne sherbim te kryehorave e kaponbandave, kryemafiozeve qe ka pese vjet qe gerhin si derr i majmur mbi dosjet e krimit, qe nuk coi para drejtesise e ligjit asnjerin prej tyre !
    Pse ?! Sepse ata qe e vune ne ate post e vune qe tu sherbeje atyre dhe klanit te vet e jo shtetit ligjor dhe drejtesise, Mafise e jo Shqiperise! Lanet !?
    Edhe shperthimi i tollovise politike te opozites , zhurma e gjurulldia politike e mediatike e diteve te fundit eshte nje loje e ndyre dhe djallezoree kesaj Mafia shqiptare e nderkombetareper te krijuar tension dhe rremujen e rastit per te vonuar dhe sabotuar Vetingun ne Drejtesi, ne Polici dhe Politike e integrimin ne BE..
    A mendoni se eshte rastesi qe me shume zhurme politike e mediatike u be keto kater ditet e fundit per 3-4 permendje te emrit te Saimir Tahirit nga nje bande narkosh, per dy byzlyke qe ata gjoja i kishin dhuruar, per 30 000 euro apo 5 milione dollare apo euro fushate elektorale, gjysma e parave qe perfitoi kreu i PD-se Lulezim Basha dhe familja e tij zhvati nga kandidatet per deputete per ti futur ne lista, apo sa 1/7 e perftimeve qe Sali e Shkelzen Berisha, Ilir Meta kane perfituar vetem nga afera mafioze e antishqiptare e CEZ-it, e denoncuar ligjerisht me fakte, prova dhe deshmi nga nje avokat ligjor i saj.
    Per politiken kobzeze e mediat ne sherbim te saj kane me rendesi thashethemet e disa banditeve e narkotrafikanteve se provat e faktet e nje mbrotjesi te ligjit qe implikon kreret e politikes shqiptare Berisha, Meta e co. Pse !? Sepse krahas parase e pasurive te popullit e shtetit te vet, Mafia blen e udhezon edhe median e korruptuar shqiptare krejt ne sherbim te saj.
    Nuk ve doren ne zjarr per asnje politikan shqiptar. Aq me pak dua te beje avokatin e Tahirit. Por themeli i drejtesise e shtetit ligjor ne mbare boten e demokratike eshte se cdo njeri eshte dhe supozohet i pafajshem para se fajesia e tij te provohet nga gjykata ligjore !
    Te dalesh mbi kete parim universal te drejtesise bashkekohore e te besh thirrje e kushtrime ala enveriste e ala Gardistesh te Kuq ” Armiqte ne Litar” apo ” te sulmojme shtabet e kunderrevolucionit” eshte sic vepron Sali Berisha duke bere thirrje per arrestimin e burgosjen e Saimir Tahirit apo kujtdo qytetari te Shqiperise eshte sirene alarmi per rrezikun shoqeror qe kane despote te tille ala Luigji i 14-te. Eshte pikerisht kjo mendesi stalinisto- enveriste, eshte politika e impunitetit qe e ka cuar ne kalbezim e degjenerim te plote, ne kolaps te mirefillte drejtesine e shtetin ligjor shqiptar.
    Po aq antidemokratike e ala kastriste jane thirrjet e Lulezim Bashes e Monika Kryemadhit, te Ylli Manjanit e Mark Markut e co. per cadra e psuhtime sheshesh, per gjurulldi e trazira qytetare qe kane synime te njejta si ato te Sali Berishes e co. te zgjasin sa me shume jeten impunitetit dhe antishtetit.
    Cdo thirrje per trazira e destabilitet eshte nje kushtrim per mbare shqiptaret per te mos rene viktime te atyre hienave politike, eshte nje thirrje per zbatimin sa me pare te Vetingut.
    Veting ne drejtesi !
    Veting ne polici !
    Veting ne politike !
    Veting pa meshire e pa dallim e pa asnje perjashtim te askujt as ne pozite e as ne opozite !
    Kemi lindur dhe jemi para Zotit dhe para Ligjit si te barabarte!
    Veting !
    Perndryshe Shqiperia kurre nuk do te behet shtet, shtet i demosit te vet!
    Perndryshe Vetingu do te deshtoje pa filluar akoma !
    Perndryshe Vetingu do te quhet u mbars mali e polli nje mi !
    Nje mi i ngordhur pa lindur akoma !

  12. rexha 10 says:

    PREJE FEMIJEVE QENDRON NE KEMBE KJO HALE BOTE,EDHE SE FEMIJET ,ENGJET E KESAJ BOTE PO VUAJNE TMERRESISHT.
    JETOJME NE BOTEN E KANIBALEVE QE JANE RREZIKE PER CDO FEMIJE

  13. asd says:

    Do jene prinderit e femijeve qe drogohen ne shkolla. Ata jane shume te merzitur me Tahirin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje