Deputeti socialist: Vrasja në Bularat? Policia do kishte vepruar njësoj, edhe nëse ekstremisti do ishte shqiptar

1 Nëntor 2018, 10:59Politika TEMA

Deputeti i PS, Alket Hyseni, deklaroi në Kuvend se RENEA bëri detyrën kur vrau ekstremistin grek në Bularat.

Sipas tij, policia do të kishte vepruar njësoj edhe nëse agresori do të ishte shqiptar.

“RENEA bëri detyrën para një agresori të Policisë së Shtetit.

Kështu do ndërhynte policia edhe po të ishte shqiptar.

Kështu do të veprohej në çdo vend të BE.

Procedurat e policisë janë strikte, që hetohen dhe investigohen.

Deklaratat e opozitës ndikojnë negativisht.

Nuk jemi krenarë kur ka humbje jetësh. Por ne i bëmë thirrje policisë që të mbajë të njëjtën qëndrim.

Policia të jetë e kujdesshme dhe të reagojë kundër kujtdo që me shkaqe nacionaliste, do të prishë marrëdhëniet tona të mira me Greqinë.

S’jemi dakord me opozitën në shumë aspekte por statistikat janë kokëforte.

Jemi shumë herë më mirë sesa ishim 10 vite më parë”, deklaroi Hyseni.(TemA)

1 komente në “Deputeti socialist: Vrasja në Bularat? Policia do kishte vepruar njësoj, edhe nëse ekstremisti do ishte shqiptar”

  1. anastasi says:

    Ju zotrinje te policise mos beni budallalleqe duke bere krahasime me cobanin e fshatit te gjirokaster jo eshte Grek dhe jo te ish shqipetar.Zotrinje nje person si cobani i fshatit ne Bularat me kallashnikov ne krah i armatosur,ne asnje shtet,ne asnje polici te botes nuk te fal,te vrete ne vend jo po do shikoje se cfare people are ju,jeni Rus,jeni Amerikan,jeni Kinez, jeni Anglez,jeni Italian,apo jeni Grek. Keshtu si flisni ju eshte turp,turp,turp i madh.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje