VIDEO/ Si u ekzekutua Fatbardh Lici, duke pirë kafe në Shkodër

31 Tetor 2018, 21:54Politika TEMA

Top Story përmes inskenimeve dhe improvizimeve në terren, solli në vëmendje dhe ngjarjen ku me 10 gusht të vitit 2018, Fatbardh Lici mbeti i vrarë si pasojë e 6 plumbave të drejtuar drejt tij.

Fatbardh Lici ishte kunat i Lulëzim Kullës, ku ky i fundit i shpëtoi atentatit me tritol në 13 Janar. Dyshimet ishin përforcuar edhe më tej, se mes familjes Bajri dhe Lici kishte nisur lufta.

Edhe pse hetuesit u treguan të kujdesshëm për të mos dalë në konkluzione të pavërteta, fisi Bajri lakohej për këto ngjarje kriminale. Ndërkohë, dëshmitë e të afërmve të Licit nuk ndihmuan për të mbështetur dyshimet e hetuesve, se sulmi po vinte nga Bajrat.

Fatbardh Lici ishte i skeduar në Policinë e Shtetit, për dyshimet e një vrasjeje në pritë, në vitin 2011, të Astrit Kurmemaj, edhe ky gjithashtu i dënuar për vrasje. Por kjo pistë u rrëzua, pasi familjarë të Kurmemaj u panë në funeralin e Licit.

Vrasja e Fatbardh Licit, u hetua si pjesë e zinxhirit të vrasjeve që ndodhën në Shkodër gjatë këtyre muajve të 2018-ës. Gjithçka që policia mund të bënte ishte të ndiqte gjurmët dhe të studionte krimet në zinxhir për të ngritur pista drejt së vërtetës që nuk u gjet kurrë.

Pjesëtarë të familjes Bajri kishin qenë në vëzhgim prej të paktën gjashtë muajsh. Madje, ata mbikëqyreshin me dronë në lagjen e tyre.

Por, provat që t’i implikonin Bajrat në krimet me Licët, mungonin. Edhe pse policia mbante nën vëzhgim persona të konsideruar të rrezikshëm, do të vijonin të ndodhnin të tjera ngjarje.

5 komente në “VIDEO/ Si u ekzekutua Fatbardh Lici, duke pirë kafe në Shkodër”

  1. Roland says:

    Kur do dali ndonje t’u thote gazetareve tane qe fjala “ekzekutim” perdoret vetem per te denuarit me vdekje dhe jo per te gjitha vrasjet.

    1. kazan rakie says:

      ekzekutim = “ne emer te popullit je i denuar me vrasje me paramendim”

    2. endri says:

      Besoj , kur gazetarët të mësojnë shqipen.
      Respekte !

  2. O Kuku says:

    Hajde shqiperi hajde. U vra me Scorpion e ne “film” vritet me pistolete.

  3. Romak says:

    keto mediat e famshme duhet te bien ne ujdi,u vra me automatik apo pistolete,me 6 apo 15 plumba.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje