Saimir Tahiri sot para mediave, paralajmërimi: 1 vit heshtje, sot kam disa gjëra për të thënë...

1 Nëntor 2018, 08:40Politika TEMA

Ish ministri i Brendshëm Saimir Tahiri pritet të dalë sot para mediave në një konferencë për shtyp.

E shtyrë për arësye që vetëm ai i di një javë më parë, Tahiri nuk ka munguar që të paralajmërojë përmes rrjetit social se do të thyejë heshtjen pas një viti.

“1 vit heshtje, sot kam disa gjera per te thene! Shihemi ne 11.00, live ketu”, shkruan Tahirri në rrjetin social.

Një paralajmërim që vjen pas vënies së tij nën akuzë nga drejtësia shqiptare, vendimi e gjykatës së Katanias pas propozimit të prokurorisë antimafia për pushimin e çdo hetimi ndaj tij pasi s’ka asnjë provë për lidhje me Habilajt.(TemA)

3 komente në “Saimir Tahiri sot para mediave, paralajmërimi: 1 vit heshtje, sot kam disa gjëra për të thënë…”

  1. vaso says:

    Dhenia e makines eshte e mjaftueshme per te mos qene person publik.Bofsh pare me thase!

  2. Merita says:

    I nderuar #SaimirTahiri, heshtja juaj duhet të vazhdoj, dhe ajo nuk matet me ditë, muaj dhe vite, por duhet të keni durim të lejoni të flet drejtësia! Në këtë fazë kur akoma jeni nën hetim të drejtësisë, heshtja juaj është jo vetëm e nevojshme por dhe e domosdoshme, sepse vendi ku ju duhet të flisni është brenda mureve të drejtësisë dhe joshtë tyre! Duhet të kuptoni se atje vendoset nëse jeni fajtorë apo i pa fajshëm! Ndërsa ato që u japin këshilla tjerë ta dini se po u thellojnë brenda humnerës dhe nuk duan tu nxjerrin prej saj! Çdo veprim i juaj ndryshe nga kjo rrugë, e vetme që keni, është përzierje dhe presion ndaj drejtësisë, por dhe një arsye më shumë që drejtësia të hetojë edhe përtej provave që ajo mendon se janë relevante, për të vertetuar nëse pas reagimit tuaj fshihet diçka e pa njohur për drejtësinë!
    Me një fjali, zotri Saimir Tahiri, nëse e doni pafajsinë, dhe besoj askush tjetër nuk e don atë më shumë se e doni ju, atëher mos folni jashta drejtësisë por brenda saj. Ky do ishte veprimi i juaj më i zgjuar për të ndihmuar veten! Çdo veprim tjetër nuk do e dihmon procesin dhe humbës padyshim do jeni Ju!

  3. Ledio says:

    Nje njeri ordiner me pak ne rradhet e policise. Tani o Saimir Shullazi na trego vetem bashepuntoret se minister i brendshem nuk ke per te bere me(shpresoj)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje