Xhaçka në Rumani, pritet me duartrokitje në Parlament: Shqipëria faktor stabiliteti në rajon. Ju në presidencën e BE, lajm i mirë për anëtarësimin

1 Nëntor 2018, 11:11Politika TEMA
Xhaçka në Rumani, pritet me duartrokitje në Parlament:

Parlamenti rumun duartroket Shqipërinë dhe vlerëson rolin e saj si faktor stabiliteti në të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor.

E ftuar nga homologu i saj rumun, ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka zhvilloi një vizitë zyrtare në Rumani ku u prit në një takim të veçantë nga kryeministrja Viorica Dăncilă, ministri i Mbrojtjes Mihai Fifor, përfaqësues të Komisionit të Sigurisë dhe të Mbrojtjes Kombëtare të Rumanisë, ndërsa ka marrë pjesë në seancën plenare të Parlamentit të Rumanisë.

Në takimet e zhvilluara me kryeministren dhe ministrin e Mbrojtjes rumun, ministria Xhaçka ka marrë përgëzimet për ecurinë e reformave dhe për rolin konstruktiv që Shqipëria luan në rajon.

Ministrat Xhaçka dhe Fifor shprehën vullnetin e përbashkët për të intensifikuar marrëdhëniet e ndërsjella në një sërë projektesh të rëndësishme në fushën e mbrojtjes, përmes projekteve në mjekësi, trajnimin e efektivëve të forcave speciale apo bashkëpunimin mes forcave detare respektive.

Duke i cilësuar të shkëlqyera marrëdhëniet mes dy vendeve, ministrja Xhaçka vlerësoi mbështetjen e vazhdueshme që Rumania i ka dhënë Shqipërisë në momente të caktuara të historisë së saj.

“105 vjet më parë Rumania ka qenë vendi i parë që ka njohur Pavarësinë e Shqipërisë dhe po në Rumani është marrë edhe ftesa që Shqipëria të bëhet anëtare me të drejta të plota e NATO-s.

Jam e sigurt që do të kemi një lajm të mirë po nga Rumania vitin e ardhshëm, kur Rumania të marrë Presidencën e radhës së Bashkimit Evropian”-, u shpreh gjatë bisedës ministrja Xhaçka.

Kryeministrja e Rumanisë Viorica Dăncilă, ashtu edhe ministri i Mbrojtjes Fifor, siguruan ministren Xhaçka se Rumania do të jetë një avokate dhe mbështetje e fortë e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Ministrja Xhaçka shoqërohej në këto takime nga ambasadori i Shqipërisë në Rumani, Ilir Tepelena.

1 komente në “Xhaçka në Rumani, pritet me duartrokitje në Parlament: Shqipëria faktor stabiliteti në rajon. Ju në presidencën e BE, lajm i mirë për anëtarësimin”

  1. Titi says:

    Ha ha ha,duartrokasin kurven Xhacka.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje