Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ka folur mbrëmjen e sotme në emisionin Opinion për faktin që Prokuroria Italiane e shpalli atë të pafajshëm.
Gjatë emisionit Tahiri tha çështja e tij në Shqipëri është e vetmja që hetohet nga 7 prokurorë, por ai tha bëjini 70 prokurorë por vetëm japin drejtësi.
Më tej ish ministri foli edhe për dorën e zëzë gjë të cilën e përmendi sot në media si edhe për akuzat nga PD se kishte përdorur një shalë kalërimi që kushtontre 18 mijë euro
“Hetimet janë zgjatur 4 herë me pretendimin se presin letrën nga prokuroria, në një vit prokuroria s’më ka thirrur kurrë, mbase dhe mund t’u thoja që jam trafikant, por s’më ka thirrur kurrë. Tani që kam hetimin në dorë nga Italia, unë dola e thashë.
Me sa di unë, jam e vetmja çështje që hetohem nga 7 prokurorë, por ju them bëjini 70 prokurorë por vetëm jepni drejtësi”, u shpreh Tahiri.
Pjesë nga intervista:
Ju kanë akuzuar se keni marrë një shalë kali 8 mijë euro…
Shumë broçkull kjo për ta besuar ti, megjithatë… janë gjera që i kam bërë që pa filluar politikën, dhe do vazhdoj t’i bëj sepse jeta ime private vazhdon, dhe unë nuk kam pse t’i ndaloj. Akuza është shumë banale dhe kush e njeh kalërimin e di që kjo akuzë është shumë për të qeshur.
Dorë e zezë që me paratë e oligarkëve bredh në çdo tryezë emisioni, çfarë donit të thonit me këtë?
Gjatë kësaj kohe, shumë ujë ka rrjedhur… në këtë studio janë bërë dhjetëra emisione, dhe i vetmi që ka heshtur jam unë. Nuk e kam bërë pa shkak, por sepse kam menduar që nuk duhet të përfitoja nga pushteti që kam pasur për shkak të detyrës dhe ngarkesës politike. Kam heshtur edhe ndaj njerëzve që kanë përmendur emrin tim.
Është mbyllur çështja në Itali sepse prokuroria atje thotë se nuk përfshiheni në Itali, por kjo nuk do të thotë që hetimi nuk duhet bërë këtu
Dua që Prokuroria të mos e zvarrisë më këtë çështje duke thënë se presin përgjigje nga Italia. Nuk po them që hetimet të mbyllen edhe këtu meqë i mbylli Italia, por të bëhet drejtësi ama.
Janë në arrati katër ish-zyrtarë të policisë që i keni emëruar ju…
Vetëm njërin njoh nga ata që ka qenë drejtues, ( Jaeld Çela), se ata të tjetër nuk i njoh. Unë besoj që është i pafajshëm. Unë po të them se ka punuar me mua si shumë bashkëpunëtor të tjerë, por unë besoj se është i pafajshëm”.
Për këta të tre, unë kam vënë ish-drejtorin e qarkut, ndërsa këta të dy nuk i njoh fare. Unë kërkoj që askush nuk duhet t’i shmanget drejtësisë. Unë besoj që është i pafajshëm. Unë po të them se ka punuar me mua si shumë bashkëpunëtor të tjerë, por unë besoj se është i pafajshëm. Nëse ndodh e kundërta ai ka abuzuar me besimin tim dhe prokuroria duhet ta hetojë. Me sa di unë, jam e vetmja çështje që hetohem nga 7 prokurorë, por ju them bëjini 70 prokurorë por vetëm jepni drejtësi. (TemA)
O Miri.
Kur do ma japesh nje xhiro veturen te hedh ca mall ne nje vend. Pa merak. E mbaj sekret. Vetem taljont, gjermont, anglest dhe grekt do e marrin vesh.
Per ty, pa merak se te sjell vllai nje gjerdan per gruan.
Kur te vijne zgjedhjet, e di vete ti. Nje thes miell per vote, si rradhen e kaluar.
Ik o Sajmo se na mbushe mendjen.
Kjo eshte ne vazhden e luftes qe verioret te stimuluar nga “mergata e qyqeve” se bashku me kinezet e radhes bejne kunder jugut te paperulur e te p kompromentueshem ndaj felliqesirave qe i jane bere ketij vendi!Duke iu trembur ringritjes se tyre e se nje dite do ti paguajne keto krime kjo bande jenash perpiqet me çdo kusht qe te eleminoje ne maksimum kete fryme ,ndaj edhe po te shikosh emisionin e kopilit te gazetarise ka mbledhur,Market ,Froket,Hogjet,Nanot ku mungonte edhe ato te LSI Elona e Mona qe ta plotesonin siç duhet kete kuplara ku here pas here drejtuesi i emisionit “ç’opinion”lexonte se çfare i kishte thene ambasadori kinez kryekrimit Sali per “sajme qorrin”!Perfundimisht kete vend e rregullon vetem nje lufte e trete boterore por pa gabimin qe u be ne luften e dyte duke i lene gjalle sojin e ketyre vemjeve!
Po si ste vjen turp o llumi i llumit. O qorr o i pa. Ese qe tani do te na besh edhe per budallenj. Mos garro se te gjitha gjerat me kete bota paguhen dhe ti sben perjashtim. Zoti marrte hak per çdo pisllik dhe zullum qe bere kur mendoje se ishe zot.