FOTOT: Brenda anijes 1 miliard dollarë, super luks

2 Nëntor 2018, 10:41Lifestyle TEMA
FOTOT: Brenda anijes 1 miliard dollarë, super luks

Të gjithë ata që kanë kursyer disa para dhe u pëlqen të shijojnë peizazhet e rralla duke udhëtuar me anije luksoze brenda të cilave nuk mungon asgjë, atëherë sigurisht duhet ta provojnë udhëtimin me anijen Utopia. 

Ajo është afro 300 metra e gjatë dhe është në përfundim e sipër në një port në Korenë e Jugut.  

Brenda saj janë 190 apartamente ku secila prej tyre kushton nga 4.4 deri në 36 milionë dollarë, varësisht nga hapësira dhe elementet që janë përdorur gjatë ndërtimit. 

Inxhinierët dhe arkitektët kanë prezantuar disa fotografi që tregojnë se si do të duken dhomat dhe hapësirat e tjera brenda kësaj anije luksoze.

Ajo konsiderohet si hotel lundrues me pishinë, kinema private, restorante, palestrat e fitnesit, qendra mjekësore, kazino, dyqanet, klubet e natës dhe galeria e artit. 

Projekti për ndërtimin e Utopisë ka kushtuar rreth një miliard dollarë dhe është kryevepër e David Robb, financier i suksesshëm që është diplomuar në biznes në universitetin e Harvadit.  (TemA) 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje