Në kuadër të realizmit të projektit AMBIENT I PASTËR, KULTURË DHE QYTETËRIM, mbështetur nga AMSHC, Qendra “Shqipëria Europiane” zhvilloi një sërë takimesh në qytetet Durrës, Elbasan, Vlorë, Gjirkostër e Korçë. Në një prej këtyre takimeve, Prof. Dr. Dhimitër Doka, pedagog në Universitetin e Tiranës, Departamenti i Gjeografisë, mbajti kumtesën “Njeriu dhe natyra, tranzicioni dhe ndikimi në demografinë e qyteteve kryesore”
Mw poshtw po ju sjellim njw tekst tw zgjeruar tw mendimeve tw tij.
Raportet e njeriut me natyrën janë një temë e hershme dhe përcaktojnë jo vetëm llojin dhe modelin e shoqërisë që ndërtohet, por, në shumë raste, përcaktojnë kulturën e një shoqërie të tërë. Sot është bërë një problem i ndjeshëm dhe thelbësor ky raport, sepse, siç po tregon praktika e derisotme, njeriu është sjellë jo në mënyrë të përshtatshme me natyrën, dhe, në shumë raste, ka treguar një qëndrim egocentrist duke e nënshtruar atë për interesa të jetës dhe të mirëqënies së tij. Kjo ka bërë që, siç thonë shkencëtarët, planeti të përgjigjet me anë të fead-back-ut duke sjellw përmbytje, stuhi shkatërrimtare dhe aluvione të papara më parë. Jo vetëm mushkëritë e planetit janë vënë në rreezik, për shkak të politikava ekonomike të ekspansionit dhe të fitimit me çdo kusht, por, edhe ndotja e atmosferës me gazin CO2, ka shkatuar ngrohjen globale, për shkak të së cilës planeti po vuan dhe po dëmtohet në mënyrë të pakthyeshme. Shkrirja e akullnajave, temperaturat e larta dhe thatësira apo përmbytjet e kanë bërë planetin si një organizëm të plagour rëndë mbi të cilin njerëzit veprojnë në mënyrë të papërgjegjshme. Vetëm pak ditë më parë OKB paralajmëronte se shkatërrimi i biodiversitetit mund të jetë me pasoja fatale për njerëzimin.
Kultura e peizazhit
Edhe në Shqipëri peizazhi i është nënshtruar një ndryshimi të vazhdueshëm. Nëse do ta vërenim me kujdes atë, do të shohim se në peizazhin shqiptar ruhen gjurmët e asaj që ne e quajmë kultura apo historia e jetës shqiptare. Kjo kulturë duket sidomos në objektet e jashtme që ka vendosur njeriu në natyrën shqiptare. Sikur të studionim, fjala vjen, Shkodrën apo Durrësin, Korçwn apo Gjirokastrwn, do të vërenim se si në peizazhin e këtyre qyteteve gjenden Kalatw (e Shkodrës dhe Gjirokastrws) apo Amfietatri antik i Durrësit. Mbi ta e nën ta pastaj gjenden simbolet e ndërtimeve socialiste, bunkerët, në ndonjë rast, dhe më pas një grumbull pa kriter ndërtimesh që e kanë berë peizazhin shqiptar kakofonik e pa përmbajtje të kuptueshme.
Piezazhi cilësohet nganjëherë edhe si një lloj cd-je që ka regjistruar sjelljen e shoqërisë njerëzore
Historiani i njohur amerikan Scharles M. Andreys thotë se:
“Niveli i qytetërimit të një populli varet nga fakti se sa i kushtohet kujdes e rëndësi ruajtjes së të kaluarës së tij,“
Ndërsa njëri nga intelektualët më të mëdhenj të shek. XX, disidenti hungarez, Bella Hamvash, shkruan: “Peizazhi dhe trashëgimia nuk është emocion historik, nuk është revolucion shoqëror, nuk është themelim feje, por aty qëndron prehja përfundimtare e së vërtetës.“
Që nga viti 2000 në kuadër të ”European Landscape Convention“ peizazhet natyrore dhe kulturore të çdo vendi që janë pjesë të trashëgimisë evropiane vlerësohen si kontribues të identitetit evropian dhe dëshmi të cilësisë së jetesës (Council of Europe 2000).