Karta e qytetarit: Ja 20 të drejtat e garantuara me ligj

4 Nëntor 2018, 13:04Sociale TEMA

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve njofton se Vendimi i Këshillit të Ministrave nr.623, dt.26.10.2018, për “Miratimin e kartës së të drejtave të qytetarëve për përfitimin e shërbimeve publike” përcakton të drejtat e qytetarëve dhe biznesit për të përfituar shërbime nga institucionet që janë të autorizuara për dhënien e tyre.

Janë 20 të drejta që parashikohen në këtë kartë, që renditen si më poshtë vijon:

E drejta për informim;

E drejta dhe përdorimi i shërbimeve publike;

E drejta e tërheqjes nga kërkesa;

Mënjanimi i barrës mbi qytetarët dhe bizneset;

E drejta për trajtim të barabartë në ofrimin e shërbimeve publike;

E drejta për ndihmë aktive gjatë procesit të ofrimit të shërbimeve;

E drejta për zgjidhje efektive;

E drejta për të proceduar kërkesën tuaj sipas radhës së aplikimit;

E drejta për marrjen e shërbimeve brenda afateve të arsyeshme;

E drejta për marrjen e një shërbimi në mënyrë transparente;

Alternativat në paraqitjen e kërkesës për ofrimin e shërbimeve;

E drejta për të mos u penalizuar për gabimet/pasaktësitë e institucioneve të administrartës shtetërore;

E drejta për ankimim;

Infrastruktura në ofrimin e shërbimeve publike;

Përgjegjshmëria ndaj qytetarëve dhe biznesit;

Mbrojtja e të dhënave personale, informacioneve apo sekreteve tregtare;

E drejta e këshillimit paraprak;

E drejta për shërbim cilësor;

Pjesëmarrja në përmirësimin e shërbimeve publike;

Publikim, informim dhe edukim.

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve pohon se mbetet e angazhuar me profesionalizëm në edukimin e tatimpaguesve, si dhe respektimin e këtyre të drejtave gjatë ofrimit të shërbimeve publike në praktikë nga punonjësit e saj.(monitor)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje