Ofendoi Zotin, gruaja e krishterë e akuzuar për blasfemi trazon sërish Pakistanin

3 Nëntor 2018, 13:55Bota TEMA

Një grua e krishterë e akuzuar për blasfemi apo ofendim ndaj Zotit dhe fesë është ndaluar për të dalë nga Pakistani, në pritje të gjykimit për shfajësimin e saj.

Ndalesa është pjesë e marrëveshjes në mes të Qeverisë dhe partisë strikte në mes të protestave kombëtare që trazuan vendin për disa ditë me radhë.

Protestat përfunduan pas marrëveshjes me qeverinë për të rishikuar shfajësimin e 54 vjecares Asia Bibi.

Gjykata Supreme e Pakistanit, më 31 tetor riktheu gjykimin për blasfemi ndaj Bibit, një grua katolike që kaloi 8 vite në prag të vdekjes.

Ministri i Marrëdhënieve Fetare, Noorul Haq Qadri, tha se Bibi do të ndalohet të lëshojë vendin deri sa Gjykata Supreme të rishikojë verdiktin.

Gjykata kishte deklaruar se nuk ka prova të mjaftueshme se ajo ka bërë blasfemi, një akt që dënohet me vdekje në Pakistan.

Vendimi i gjykatës kishte tërbuar myslimanët nëpër botë.

Asnjë ekzekutim juridik për blasfemi nuk ka ndodhur ende në Pakistan, por 20 nga personat e akuzuar ishin vrarë.(rel)

5 komente në “Ofendoi Zotin, gruaja e krishterë e akuzuar për blasfemi trazon sërish Pakistanin”

  1. KATHARSIS says:

    KY eshte islami i vertete. Nuk pranon asnje mendim ndryshe, por e denon me vdekje.Por a eshte PERENDIA keshtu i dhunshem e kriminal sic predikohet ne pakistan e gjetke?

    1. Hahahahaha says:

      Jo vetem Islami por kjo eshte Feja ne pergjithesi nje shhkerdhatllik nje dogem e poshter jevgjitesh nga Lindja e Mesme duhet te jesh komplet hajvan te beseosh se “Zoti” dergoj Jesus apo Muhamedin si “korierit” e vet per te sjelle Paqen ne kete Planet hahahahahaha se vete ishte i zene kur do te zgjohet njerezia e ta shporri ket injorance sklaveruese

  2. Grigor says:

    Extremistet fetare te te gjitha feve Jane njerezit me te rrezikshem, sepse ata msnipulohen lehte.
    Njesoj siç manipulon Berisha ata që e quajne veten te persekutuar te regjimit komunist, dhe i perdor sa here ka nevoje.
    Shikoni ate mjekerroshin ne foto. Atij ja kane hequr trurin dhe ai nuk mendon me. Vetëm i shkelqejne syte si debil nga urrejtja dhe egzaltimi se do denohet nje heretike

  3. Ela says:

    Feja eshte opium per popullin-ka thene i madhi Enver Hoxha.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje