Një peshkarexhë është mbytur në qytetin bregdetar të Vlorës.
Ngjarja ka ndodhur në afërsi të Sazanit në orët e para të mëngjesit.
Si pasojë e një avarie, mjeti është mbytur. Nga mbytja e peshkarexhës u rrezikuan tre peshkatarë, raporton BW.
Për fatin e tyre të mirë mundën të shpëtojnë nga trageti i linjës Vlorë-Brindisi.
Personeli i tragetit ka zbritur një varkë shpëtimi dhe më pas i kanë dhënë ndihmën e parë.
Policia po heton nëse ka pasur dijeni më parë në lidhje me ndonjë mosfunksionim të plotë.