Ilir Meta është më i vlefshëm si kryetar opozite!

6 Nëntor 2018, 11:07Blog TEMA

Nga Ben Andoni

Në debatin që duhej të përfshiheshin thjesht e qartë vetëm një dorë konstitucionalistësh, janë tashmë të gjithë për kuptimin e mos-dekretimit të z. Lleshi. Objektivi është presidenti i vendit, që thjesht nuk ka dekretuar një kandidaturë të paralajmëruar se nuk e dëshironte. Pavarësisht hamendësimeve, mungesës së detajuar të shkakut të mospranimit, një gjë kuptohet qartë: statura e Ilir Metës po e kërkonte një akt të tillë.

Që nga ardhja në presidencën shqiptare, me kompetencat e cunguara që ka në postin më të lartë protokollar të vendit, presidenti i ri shqiptar ka treguar se do të rifaktorizohet. Për hir të së vërtetës, ka një përpjesëtim të zhdrejtë të karrierës de jure të z.. Ilir Meta dhe veprimit de facto. Kjo e fundit është në rënie të lirë prej vitesh. Që në zgjedhjet e fundit vendore, Socialistët, ish-aleatët e tij, iu përgjigjën me forcë dhe shpërfillje, duke e lënë mënjanë në dy votime. Kurse, pjesëmarrja e tij në dy qeveritë e fundit, si hije e dy njerëzve më të fortë të vendit, Berisha-Rama ka qenë fatale.

Formacioni i tij politik, LSI, ishte shenja ku binin rrufetë e pandala të publikut dhe medias për korrupsion por edhe kuptohej metafora e korrupsionit. Për shkak të kësaj të fundit, shtuar me oreksin gargantuan të tij, LSI u nda shumë keq me aleatin natyral PS-në , ashtu si katër vjet para kësaj u nda me aleatin e forcuar PD-në, të cilës i është afruar deri më tani me shumë sforco. Të gjitha këto e bënë Ilir Metën, një figurë aspak të dashur për publikun.

Militantët dhe fryma e LSI-së ka qenë një nga shfaqjet më të sikletshme të politikës shqiptare dhe në kohët në vazhdim do të gjykohet për shifrat që do arrijë në zgjedhje. “Zgjuarsia” e Metës dhe e shpurës së vet ishte thjesht që makineria e militantëve të kishte sa më shumë akses në të gjithë administratën dhe për të bërë diversione, që përktheheshin në voto.

Ilir Meta, ideatori dhe mbajtësi i LSI-së, e kishte vendosur parimin e punës të kësaj partie mbi këto vlera interesi, që duhet thënë se ia zbehën fare aksionin politik. Ai u dobësua shumë më tepër kur u vendos në postin e Kryetarit të Kuvendit, pasi bëri një nga drejtimet me të dobëta në historinë e parlamenteve të viteve të Demokracisë.

Sot, ajo që i mbet është të bëjë lojën e lodhshme dhe testet e vazhdueshme bezdisëse, të cilat i ka të trashëguara nga koha kur ishte realisht i fortë politikisht. Këtë e bëri dikur bukur me Fatos Nanon, kur nuk votonte në parlament kandidaturat për ministra që propozonte kryeministri dhe dekretonte President Moisiu.

Gati 15 vjet më vonë, kur tashmë është në postin më të lartë protokollar, por më të ulëtin sa i përket faktorizimit, ai megjithatë ka gjetur mundësi të bllokojë kreun e SHISH-it, mëtohet të sjellë probleme për KLSH-së dhe BSH-së, ka bllokuar Paktin e Detit, bllokoi dekretin e Lleshit dhe ka bllokuar edhe KED-in.

Për ta bërë dhe më të sikletshëm të gjithë panoramën me akrobacitë e veta, ka mbështetur fuqimisht ministrin Xhafaj, kurse e shoqja e tij që është një nën-kryetare e LSI (Nën hijen e tij), ishte e vetme në opozitë e vlerësoi aksionin e policisë. Fakte që të bashkuara tregojnë se kostumi i presidentit i ri ngushtë oreksit të tij të pareshtur për fuqi reale Ekzekutive. Të tilla, që ka njeriu më të cilin asnjëherë nuk do të bëhet mik, Edi Rama.

Ilir Meta po përpiqet t’i kthehet sërish politikës aktive dhe nuk është habi ta lerë mandatin e papërfunduar.  Synimi duhet të jetë posti i kryeministrit. Ky është kostumi që kërkon njeriu, që pas Berishës, është njeriu me më shumë karrierë politike të lartë në vend. Ndaj, për të filluar këtë i duhet Opozita, sepse në Pozitë Ilir Meta ka treguar që nuk funksionon si duhet. Po, në fakt, me këtë nivel që është PD-ja dhe Aleatët e saj, kush vallë mund ta bënte më mirë opozitarin real sesa z. Ilir Meta!

20 komente në “Ilir Meta është më i vlefshëm si kryetar opozite!”

  1. Nje treshe qe jane fiks njelloj per nga zhvillimi mendor, qe te tre provinciale edhe pse me diploma sa per te thene kane bere shkolle te larte. Mortja kur te marre ti marri te tre e shumfishat e treshit, 33, 333, 3333, edhe me si keta.

    1. Kalec Dega says:

      Opa, filloi makina proagandistike e floririt …..jo, jo ai eshte shpresa e fundit per shqiperine albanistaneze…ose kot se tha njoni:Presidenti ma i mire”

  2. Lida says:

    Tre funderrina te shoqerise shqiptare.

  3. Berti says:

    1.Qim Peka dallkauk, morracak injorimi i gazetarise shqiptare.Kur flet kercet dhembet si kriminel dhe poshte duhen titra ne gjuhen shqipe se nuk i merret vesh asnje fjale.
    Fahri Balliu ish enverist i thekur, gazetar i zerit te popullit, bashkepunetor i sigurimit te shtetit sot mbeshtetes i PD ( marksist leniniste),hajdut mashtrues e thone qe lahet 1 here ne 10 dite.
    3.Ilir floriri me 4 apartamente ne Tirane, me vile superlluksoze ne gjirin e Lalzit, me depozita qindra milioneshe ne Londer, i filmuar me bllok ne dore per pazare qindra mije euro, pra me fakte fare te qarta per drejtesine.Çfare do ndodhe ???

  4. Noli says:

    Ku i ke gjetur keta karagjoze.
    Po shkove pas brumbullit shkon ne hale.

  5. te flasim si njerez says:

    Tani Ilir Meta eshte person jo vetem i konsumuar por dhe i degraduar. Nje her te vjen zogu, tani ketij i ka ikur dhe zogu Monikes

  6. Viro says:

    Ben, ti ke mendimin tend. Mendoj se Meta eci ne nje kohe te turbullt, kur veset dhe vjedhja dominonin vendin e politiken. Tani, Ilir Meta eshte jashte kohe, duket I vogel, nuk ka force fjale, vepron si adoleshentet, partine ja jep zevendesit e pastaj ja kalon gruas, firmos Bendon pas nje viti, nuk justifikuar dekretet etj. Mendoj se ka dy arsye baze: 1- Rama e ka ngritur shume steken ne politiken shqiptaret. 2- Metes I mungon kultura dhe karakteri liderit.

  7. Shpetimi Debatik says:

    Ti e meriton te thirresh e trajtohesh si Ben
    COGLIONI .
    Hajduti vrasesi nuk duhet te kene vend pervecse ne
    BURG .Ju sharlatan gazetar _mercenar te paguar nga antishqiptarizma duhet penalizuar dhe jeni reaksioni me regresit i vendit ,qe nuk keni e nuk leni gje pa bere ne dem te popullit, nuk kursenivas fare e as fis perpara inetresit te paguar …………Turp.

  8. Toni says:

    3 kamber ne nje der, njeri gomar. Njeri qen tjetri derr

  9. ana says:

    hahahahaha njoni me i bukur se tjetri.Sa majmuner te bukur qe ka Shqiperia!

  10. alma tirane says:

    njoni nga hasi, tjetri nga mokrra, hajde merre vesh cfare i bashkon. turpi zi, skandali 2018
    o qim pse te rren mendja se pd vjen ne pushtet dhe ti behesh ministri hasit ???

    RAMA NE PUSHTET EDHE 100 VJET ME JU

  11. Alidemsi vjeter says:

    SHREKU dhe 2 Gomaret tradicionale te medias …….Foto qe flet vete pa komente…

  12. Albani says:

    Ja ku e gjen Ilir Kake Floriri frymezimin: tek Qimi i Pekajve dhe Fahriu i Ballireve!
    Ketu Like Floriri i ben jarshillek Edi Rames!
    Sa turp per nje njeri me pozite te larte, por me stature te vogel!
    Merreni me mend o shqiptare qe Likja i Mones kerkon mbrojtje nga keta dy njerez: Qimi dhe Farua te Saliut!
    Turp dhe shkuar turpit! Dhe orgjia eshte me zbehte se kjo!

  13. besniku says:

    Ja ku e gjen Ilir Kake Floriri frymezimin: tek Qimi i Pekajve dhe Fahriu i Ballireve!
    Ketu Like Floriri i ben jarshillek Edi Rames!
    Sa turp per nje njeri me pozite te larte, por me stature te vogel!
    Merreni me mend o shqiptare qe Likja i Mones kerkon mbrojtje nga keta dy njerez: Qimi dhe Farua te Saliut!
    Turp dhe shkuar turpit! Dhe orgjia eshte me zbehte se kjo!

  14. Vjola says:

    Me thuaj ke shok ke te te them se cili je ???

  15. Usa says:

    SHOKU I ÇIM MUTIT HAJT ROBTE NE PIDH DHE E KENI PAK MOR PLERA

  16. Studenti says:

    O president i gjore,,,, po si ste vjen turp qe na mburresh duke pozuar me dy fytyra qe si hyjne askujt ne sy,,,,,,apo njelloj jeni.
    Nuk ke faj qe ben te tilla karagjozlleqe duke qene edhe kreu i shtetit ben ca xhiro me paret e popullit, i fut nga nje turne neper male e pyje, ben ca foto ne avion po me paret e popullit dhe si per ironi na nxjerr edhe dy fytyra pa lidhje me asgje.
    Turp, turp, turp,,,,,,,emer tjerer vecse nje presidentaruc, nuk meriton.

  17. Roland says:

    Ilir meta eshte me i vlefshem po ti shkerdhesh monen……

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje