"Policia ndjek hajdutët me vrap", në Cërrik e Selenicë vetëm nga një makinë

7 Nëntor 2018, 16:44Kronika TEMA

Buxheti i Ministrisë së Brendshme është rritur me vetëm 1% për vitin 2019, me një shifër që kap 21 miliardë lekë, ose e thënë ndryshe 210 milionë dollarë, duke u renditur një nga dikasteret që merr më shumë parà nga buxheti i shtetit.

Por, gjatë diskutimeve në Komisionin e Sigurisë, vet deputetët e mazhorancës ngritën shqetësimin se policia është pa infrastukturë sa i takon automjeteve.

Në Cërrik apo në Selenicë, ku ndodhi tragjedia me 8 të vrarë në gusht, policia ka vetëm një makinë në përdorim.

“Në Komisariatin e Cërrikut ka vetëm një makinë në gjendje pune. A ka fonde për regullim, si mund të funksionojë kështu?”, tha Luan Duzha, deputet i PS-së.

“Atje policët kanë shumë vështirësi, nuk e di me një makinë dhe aq pak forca”, tha Vullnet Sina, deputet i PS-së.

Në Kuvend pritej të paraqitej zv.minsitri i ri, Sandër Lleshi, që ka marrë drejtimin e Ministrisë, por buxhetin e prezantoi zv.ministri tjetër, Julian Hodaj, i cili tha se është parashikuar një shifër prej 170 milionë lekësh për blerje mjetesh.

Deputetët thanë po ashtu se kanë konstatuar problematika me automjetet e policisë edhe në pikat e kalimit kufitar, ku mungojnë edhe pajisjet për kontrollin e “vijës së gjelbër”.(tch)

2 komente në ““Policia ndjek hajdutët me vrap”, në Cërrik e Selenicë vetëm nga një makinë”

  1. xhoxhi says:

    Po përse i duhen makinat policisë kanë deputetët makina sepse na drejtojnë drejt “lumturisë”….

  2. Llanua says:

    Nuk ka asnje dyshim qe dhe per kete fajin e ka Saliu. Pike!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje