VIDEO: Nuk arritën objektivat, menaxherët rrahin me rrip punonjësit dhe i detyrojnë të pinë... urinë

7 Nëntor 2018, 12:37Lifestyle TEMA

Tre menaxherë të disa kompanive në jugperëndim të Kinës, janë shoqëruar për në stacionin e policisë, për shkak të mënyrës së pazakontë që kishin zgjedhur për të ndëshkuar punonjësit e tyre. 

Punëtori i  një kompanie në Zunyi në provincën kineze Guizhou, ka deklaruar se punonjësit janë goditur me rrip, detyruar me dhunë të pinë urinë dhe të hanë insekte, për shkak se nuk kishin arritur objektivat e shitjes. 

Policia ka filluar hetimet pas publikimit të një video në internet, ku shfaqen disa burra që rrihen nga shefat e tyre me rrip në prezencë të punonjësve tjerë.  

Në një video tjetër ata detyrohen të pinë një lëng me ngjyrë të verdhë që dyshohet të jetë urinë, derisa me njërën dorë e mbanin të mbyllur hundën. (TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje