Demokratët kanë arritur të rimarrin një pjesë të pushtetit në qeverinë federale amerikane, duke i dhënë fund një periudhe gjatë të cilës republikanët qeverisën në unitet.
Dy vjet nuk janë shumë, por në epokën Trump edhe ditët dhe javët mund të duken si një seri e pafund dhe në zgjerim e cikleve të lajmeve.
Gjatë dy viteve të para të presidencës së tij, Trump ka pasur komoditetin e një Kongresi miqësor, përgjithësisht mbështetës ndaj ideve dhe marrëveshjeve të tij.
Por brenda muajsh, kur Dhoma e Përfaqësuesve, tashmë e kontrolluar nga demokratët, të nisë punën, gjërat do të ndryshojnë.
Dhoma e Përfaqësuesve do të lëvizë nga pozicioni i mbështetëses së linjës së ashpër ndaj emigracionit, shfuqizimit të reformës në sistemin shëndetësor (Obamacare) dhe shkurtimeve të mëdha të programeve sociale.
Pritet që prioritetet të jenë të tjera. E para në listë, sipas kryetares së mundshme të Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi, është një paketë e etikës qeveritare dhe masave të reformës zgjedhore.
Tani është radha e demokratëve për të parë përpjekjet e tyre në Senat, por liberalët më në fund kanë një platformë për të treguar se çfarë do të bëjnë nëse kanë kontrollin e plotë të Kongresit – dhe, ndoshta, presidencën në vitin 2020.
Ndërkohë, shpresa e vetme e Trump për miratimin e ligjeve është të punojë me të gjithë, çka mund të jetë e vështirë për një njeri që i ka kaluar muajt e fundit duke i akuzuar kundërshtarët e tij politikë në mitingje në të gjithë vendin.
Megjithatë, shqetësimi më i madh për presidentin është se demokratët tani kanë në dorë më shumë se fjalën për të kontrolluar administratën e tij.
Komisioni i Inteligjencës në Dhomën e Përfaqësuesve, i cili zhvilloi hetimin mbi ndërhyrjen ruse në zgjedhjet presidenciale, do të jetë nën kontrollin e kundërshtarit të fuqishëm të Trump-it, Adam Schiff, i cili ka premtuar t’i shohë në detaje marrëdhëniet e jashtme financiare të presidentit.
Mund të mos duhet shumë kohë deri sa çështja e taksave të Presidentit, që konsiderohet si Grali i Shenjtë për disa prej kundërshtarëve të tij, të zbulohet para publikut.
Po ashtu, mjafton një shumicë e thjeshtë në Dhomën e Përfaqësuesve për të ndërmarrë hapin e parë për shkarkimin e presidentit dhe demokratët e kanë tashmë këtë shumicë.
Deri tani, lidershipi i demokratëve në Kongres e ka minimizuar mundësinë e një nisme të tillë. Por nëse avokati i posaçëm, Robert Mueller, paraqet raportin e tij për marrëveshjen e mundshme midis Rusisë dhe fushatës presidenciale të Trump-it në vitin 2016, në ditët në vijim (javë ose muaj) dhe aty ka informacion të dëmshëm, kjo nismë mund të bëhet konkrete.
Rruga e republikanëve për emërime në sistemin gjyqësor federal mbetet e hapur. Presidenti deri tani ka emëruar 84 gjyqtarë në gjykata, duke përfshirë dy në Gjykatën e Lartë. Demokratëve u mbetet të shpresojnë që katër anëtarët liberalë të kenë shëndetin edhe për dy vitet e ardhshme. Tashmë do të jetë më pak e vështirë për Senatin (ku republikanët kanë sërish shumicën), për të konfirmuar zyrtarë të tjerë në nivele të larta të administratës Trump, lëvizje që mund të ishin bllokuar ose vonuar nëse demokratët do ta kishin marrë këtë shumicë.
Kjo e bën më të lehtë, për shembull, që presidenti të pushojë nga puna dhe të zëvendësojë prokurorin e përgjithshëm, Jeff Sessions, me dikë që do të kufizonte hetimin e zotit Mueller për lidhjet me Rusinë. / Anthony Zurcher / BBC / TemA TV /
Kongresi eshte humbje e pritur,eshte trend historik keshtu ka ndodhur dhe me Obamen etj,votuesit e presidentit gjithmone jane me pak te motivuar per te votuar ne Midterm. Por ka qene nje humbje me e vogel nga parashikimet. Ndersa Trump ka qene i fokusuar vetem te Senati duke bere fushate gati cdo dite per senatoret Republikane dhe jo vetem ja arriti qellimit qe te mbaje shumicen por dhe ta shtoje ate dhe kjo nuk ka ndodh shpesh ne Midterm.
Demokratet shpresonin per “”Blu Wave”” fitore te madhe,por nuk rezultoi keshtu,lajm i mire per Trump per 2020.
Kongresi ishte nje humbje e pashmangshme. Mjafron te kujtojme qe Obama humbi kongresin ne 2010 me mbi 60 vende qe atehere u quajt si katastrofa e partise demokrate. Gjithashtu Bush dhe Klinton i kane humbur kongresin ne midterm me me shume se 30-40 vende nderkohe qe Trump leshoi 24 vende. Mos harrojme qe Senati thlloi republikanet me 55 vende nga 51 qe kishin. Gjithashtu lufta per guvernatore shtetesh ishte nje fitore pa dyshim per republikanet.
Kalit ju vune freret. Kjo ka rendesi per momentin. No more auiu.
Kalit ju vune freret. Kjo ka rendesi per momentin. No more auiu..
Trumpit do ti vihen koqet ne bige. Asnje ligjj “kontrovers” tipik trumpist nuk mund te kaloje tani ne Senat sepse duhet te kaloje fillimisht ne Dhomen e Perfaqsuesve ku Trump humbi thelle. Dite te veshtira per clownin me orange toupee. Do rrojme dhe do shohim.