DETAJET/ Atentati në Durrës, "Il Padrino" i Vlorës dyshohet se kishte lidhje me vrasjen e gjyqtarit Skerdilaid Konomi

7 Nëntor 2018, 07:37Politika TEMA

Edison Harizaj, i cili u ekzekutua në një atentat mbrëmjen e djeshme në Durrës dyshohet se është i përfshirë në vrasjen e gjyqtarit Skerdilaid Konomit, por këto akuza  nuk u vërtetuan, ndaj dhe Edison Harizaj nuk është ndaluar për atë ngjarje.

Po ashtu ai dyshohet se ka lidhje edhe në rrëmbimin e pak muajve më parë të Albano Xhaferrit në Vlorë.

39-vjeçari është një person me precedent penal, i skeduar nga policia për disa vepra penale.

Ndërkohë policia po punon në dy pista hetimi, atë të një hakmarrje të mundshme dhe larjes së hesapve për vetë të shkuarës kriminale të viktimës.

Ora Neës pak muaj më parë publikoi lajmin e zhdukjes së Albano Xhaferrit, për të cilin ende dhe sot nuk ka asnjë informacion.

Më 18 qershor 2018 në orën 12:30 minuta Albano Xhaferri, 34 vjeç ka dalë nga banesa e të atit për të mos u kthyer më.

Një muaj më vonë, 19 korrik, zhduket dhe shoku i tij, një 24 vjeçar.

Zhdukja e Albano Xhaferrit

Ora News ka qenë në banesën e të atit të Albanos.

Babai i tij jeton i vetëm dhe kujton shumë pak nga ajo ditë e fundit kur djali i tij doli nga dera për të mos u kthyer më.

“Kishte një muaj që kishte ardhur nga Belgjika dhe e rrëmbyen. Atë ditë kishte sjellë djalin e vogël në shtëpi. Pastaj erdhi me motor dhe e mori. Që nga ai moment iku djali. S’e kush  e mori?!” ngre supet Lutfi Xhaferri, babai i Albanos për gazetaren e Ora Neës.

Albano njihej nga shokët dhe miqtë e tij me pseudonimin Cëqe.

Nga hetimet mësohet se 34 vjeçari ishte larguar nga banesa rreth orës 12: 30 me një të njohur, të identifikuar si Klodi. Ky është emri që dëshmitarë okularë i kanë dhënë grupit hetimor që po heton ngjarjen.

Nga hetimet mësohet se ai ishte larguar me një automjet me portbagazh gri për të mos u parë më.

Familjarët bënë denoncimin e zhdukjes 5 ditë më pas.

“Erdhi djali i madh nga Italia, e kërkuan me nusen e tij por asgjë. Shkoi nujsa në polici” na tregon i ati.

Jashtë kamerave bashkëshortja e Albanos na tregon se prokurori i çështjes e kishte informuar se po hetohej pista e vrasjes.

Kush është Edison Harizaj, “Il Padrino” i Vlorës që u ekzekutua në Durrës

Kush është Edison Harizaj, i cili u vra në një atentat mbrëmjen e djeshme në Durrës?

Sipas informacioneve, 39-vjeçari Harizaj ka qenë i dënuar me 10 vite burg për vrasje dhe ka përfunduar dënimin në vitin 2010.

Në Vlorë, Edisoni njihej me emrin “Il Padrino” dhe asgjë nuk bëhej pa miratimin e tij.

Edison Harizaj, i cili ishte edhe miku i Emiljano Shullazit, u ekzekutua mbrëmjen e djeshme, teksa ai dhe shoku i tij Genci Caca po udhëtonin nga Tirana në drejtim të Vlorës.(Ora News)

5 komente në “DETAJET/ Atentati në Durrës, “Il Padrino” i Vlorës dyshohet se kishte lidhje me vrasjen e gjyqtarit Skerdilaid Konomi”

  1. e verteta e hidhur says:

    Tej ngjarjeve dhe personazheve te implikuar qe mua nuk me interesojne,artikulli shkruar me kulture gjuhesore dhe kuptohet lehte,pra nuk ka “tym”.Psh.Une. qe me keto ndodhi njihem per here te pare,kuptova se si kane ndodhur ato ne kohe dhe ne vende,ngjarjet jane vendosur drejt ne shkrim.

  2. Une says:

    Kriminelet po e ndjne “forcen e ligjit” dhe po kuptojne qe laku po iu mbyllet.
    Ato vetem po fshin dhe tek tuk po vriten mu ne mes te autostrades( deshi zoti qe skalonte ndonje makine me familjen brenda,sot to qanim…),mu ne mes te tiranes,etj.
    Policia eshte me e forte se kurre…apo me duket mua se se can njeri trapin fare,po fare ama

  3. Trimi says:

    Vrasjen e skerdit e k abere mentor mustafaraj. Kot ja fusin edisonit. Ai nuk vriste per para. Media ekoruptuar. E shpeton fatmir xhafa mentorin nga hetimi. Ka dale i penduari ne fier ka folur. Media ta lere rehat te vdekurin per ato qe ska bere.

  4. Trimi says:

    Pse nuk e jepni lajmin

  5. emirjon says:

    altin lame ne domje mund te ket paguar per kete vrasje e shum tjera si shkelzen leka,gjin nika e plagosjet e shokeve te shullazit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje