Spiropali: Eshtë një konflikt i sforcuar, do t'i dërgojmë sërish Metës emrin e Sandër Lleshit

6 Nëntor 2018, 13:58Politika TEMA

E ftuar në rubrikën ‘Opinion’ në NeWs24, deputetja e PS , Elisa Spiropali u shpreh se me mosdekretimin e Sandër Lleshit në postin e ministrit të brendshëm, Presidenti Meta ka marrë kompetenca që nuk ia jep Kushtetuta.

E ka Kuvendi këtë atribut për të votuar Ministrin e Brendshëm dhe është zgjedhje e kryeministrit, ndryshe nuk do ishim Republikë Parlamentare.’ – U shpreh Spiropali ndërsa shtoi se maxhoranca do ia dërgojë sërish emrin e Sandër Lleshti presidentit Meta.

Është një konflikt i sforcuar dhe urojmë mos kthehet në konflikt institucional ne do e rinisim kandidaturën e z.Lleshi të Presidenti.

Presidenti ka marrë kohën e gjatë për të hulumtuar, dhe jemi të lumtur që është një figurë e pastër dhe nuk kemi asnjë diskutim që është figura e duhur për të luftuar krimin në vend. “ u shpreh në vijim deputetja e PS.

Spiropali tha ndër të tjera se shpreson që Presidenti të respektojë kushtetutën. “Z.Meta është një politikan i pjekur, tha ajo, dhe nuk kam arsye të dyshoj se do bëj detyrën deri në fund. Vendit i duhet një Minister i Brendshëm me funksione të plota, ashtu sikunder tha edhe ambasadori i BE-së.”

Ne nuk do të ndërmarrin asnjë sulm apo të bëjnë ndonjë luftë me presidentin e Republikës. Ne nuk do të shmangemi nga përgjegjësitë ligjore. Sandër Lleshi do ta bëjë punën me korrektësi.

Ne nuk duam një luftë politike, e ndajmë këtë luftë nga përgjegjësia institucionale. Fjala e kryeministrit ishte e duhura në kohën e duhur. Është bërë shumë punë në ministrinë e Brendshme “, u shpreh në vijim deputetja e PS.

Referuar deklaratave të opozitës, Spiropali u shpreh se: Opozita nuk gjen fjalë për të inkurajuar policinë, ajo e ka krimin kalin e saj të betejës. Ne nuk e kemi kalë beteje, por jemi në front me krimin. Opozita është peng i së shkuarës, nuk vjen të diskutojë buxhetin dhe kjo besoj se është një dëshmi se opozita nuk është serioze”.

5 komente në “Spiropali: Eshtë një konflikt i sforcuar, do t’i dërgojmë sërish Metës emrin e Sandër Lleshit”

  1. ????? says:

    Është mendimi i Presidentit Meta që Z.Lleshi të bëhej ministër.

  2. xha sulo says:

    dergoji edhe nje tufe me lule nga ana jote…………………..

  3. Klea says:

    Fole ti moj xhepiste e vogel???? Sandri ta di mire historine te dogana ty dhe ca xhepisteve tjera shoqe me ty.

  4. Eri says:

    Sa kompetente kjo vajza!!!!!.

  5. Plaku Xhuxhumaku says:

    I hongre 5 milionet ti Spiripidhi?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje