Komisioneri për Zgjerim në Bashkimin Europian, Johannes Hahn ka deklaruar se Shqipëria është një prej vendeve që po “vrapon” drejt Bashkimit Europian.
Në një intervistë për gazetën prestigjoze gjermane “Die Welt”, Hahn u shpreh se për një kohë të gjatë ka qenë Serbia dhe Mali i Zi përparuese drejt BE, por tani mund të jenë dy vendet e tjera, Shqipëria dhe Maqedonia.
“Vendet anëtare theksojnë se pranimi në BE i vendeve të Ballkanit Perëndimor ka kuptim vetëm nëse të 6 vendet mund të përfshihen.
Ekziston një lloj konkurrence pozitive në Ballkan për atë se kush bën përparimin më të shpejtë. Për një kohë të gjatë, ishin Serbia dhe Mali i Zi “vrapues” në procesin e pranimit në BE, por tani mund të jetë Shqipëria dhe Maqedonia.
Hahn tha se përpara se vendet e Ballkanit t’i bashkohen BE duhet të zgjidhen disa çështje, ku më kryesorja është që Serbia dhe Kosova duhet të gjejnë një zgjidhje për mosmarrëveshjen e tyre.
Javën e arrdhshme Sërbia fyen botërisht Gjermaninë. ,ndaj ky reaksion i këtij qefliu fëmijësh.
Po të mos kemi halldupë e tradhëtarë , që duan vetëm të hanë , pinë e vjedhin në kurriz të interesit kombëtar , as mos ta diskutojë njeri . Në fund të vitit 2022 jemi hazër për BE.
Jemi shqipo , paraardhësit e vetë Evropës e jo halldupë egërsira të ardhur nga fundi i botës , që nga mbrapa Uraleve .
Këtu do jemi e do ta shikojmë .
Dy gjëra:
VETTING origjinal e jo artificial .
Bagëti e Bujqësi në fushë e deri në ç’do mal .
Turizmi do eci vetë pa u ndal.