Politologu Krasniqi: Ministrat nuk zgjidhen t’i pëlqejnë Metës, Presidenti gaboi!

6 Nëntor 2018, 08:33Politika TEMA

Politologu Afrim Krasniqi shprehet se Presidenti i Republikës nuk ka të drejtë të refuzojë dekretimin e ministriave.

Krasniqi tha në studion e emisionit “Opinion” se nga konsultimi me juristët më të mirë dhe Komisionin e Venecias, dekretimi nga presidenti është atribut formal i tij.

Si ekspert unë i referohem përvojës që ka ndodhur deri më sot.

Jam konsultuar me të gjithë juristët më të mirë që ka Shqipëria, me komisionin e Venecias, dhe në të gjitha rastet ka qenë përgjigje unanime që çështja e dekretimit të presidentit është atribut formal i presidentit të republikës. 

Nuk ka të drejtë ta refuzojë. Në momentin që do të thuhet shqyrtohet i lejon të drejtën për ta gjykuar cilësitë, etj.

Përshembull ne kemi një numër funksionesh, si rektori që e zgjedh senati, dhe presidenti nuk ka të drejtë të thotë që nuk e pëlqen”, deklaron Krasniqi.

1 komente në “Politologu Krasniqi: Ministrat nuk zgjidhen t’i pëlqejnë Metës, Presidenti gaboi!”

  1. te flasim si njerez says:

    Mire e ke ti por Sali Berisha nuk pyeste as kushtetute e as njeri kur ishte kryeminister dhe president. Rasti me flagrante, per krimive te vrajes te qytetareve, ishte kur dogji fletet e votimi qe ne kur ishim te vegjel thoshnim njeri tjetrit: e kepus e ty s’ta fus. Pra Saliu i dogji dhe nuk i lejoi te shikoheshin. Pra, keta jane karktere njerzish qe u mungon logjika kur eshte puna se u rrethoset per vete dhe nuk bejne per shtetare. E shkaterruan shtetin. Iliri terbohet se si duket ja ka zene koken me dere dhe Monika qe do ta beje kryeministre apo dhe zevendese; jane te terbuar. E kuptuan qe demokracia qenka vetem per ta, por harrojne qe edhe burgjet jane per ta, s’jane vetem per fukarenjte.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje