Mosdekretimi si ministër i Brendshëm i Sandër Lleshit, nga ana e presidentit Meta, ka krijuar një precedent në Shqipëri. Përmes një lidhje me studion e “Open”, ish-presidenti Alfred Moisiu ka dhënë qëndrimin e tij për rastin.
Personalisht për të, s’ka asnjë pengesë për të mos dekretuar Sandër Lleshin, por gjithsesi ai shton se Presidenti Meta mund të ketë një arsye të fortë për vendimin e marrë.
Më tej ai ka dhënë dy raste kur ka qenë shumë pranë refuzimit të emrave të sjellë nga kryeministrat Nano e Berisha, por është sqaruar me ta dhe më tej ka vijuar me dekretimin e ministrave.
“Konkretisht kam pasur dy raste, edhe me Nanon, edhe me Berishën. Me Nanon pata vërejtje për 2 nga ministrat. Por u sqaruam.
Me kryeministrin Berisha, pata vërejtje për një ministër, ai e argumentoi pse duhet ta kishte atë në qeveri. Unë i thashë që përgjegjësia politike ishte e tij.
Biseduam dhe i konsumuam gjerat që mos mbetej asgjë në errësirë. Për mua s’ka asnjë pengesë për të dekretuar Sandër Lleshin. Unë kam qenë në dy raste gati për të refuzuar, por pasi jemi sqaruar me kryeministrat i kam dekretuar”, u shpreh Moisiu.
Bamir Topi: Meta të bëjë transparencë
I ftuar mbrëmjen e së hënës në emisionin Open të drejtuar nga Eni Vasili, ish-presidenti i vendit, Bamir Topi foli për precedentin e krijuar nga Ilir Meta për mosdekretimin e Sandër Lleshit në postin e ministrit të Brendshëm, duke thënë se Meta mund të ketë arsye që veproi në këtë mënyrë, por duhet t’i bëjë publike ato.
“Nëse kandidatura i plotëson detyrimet kushtetuese, atëherë unë do ta dekretoja. Në këtë rast Meta mund të ketë arsye, por ai duhet të bëjë transparencë”, tha Bamir Topi.
Por ndër të tjera, ai u shpreh se nuk ka pasur precedentë të tillë të mëparshëm, por kjo nuk do të thotë se nuk do të ketë një rast.
“Nuk ka precedentë, por nuk e ka thënë askush që nuk do të ketë një rast. Jemi në kushtet e një errësire të transparencës. Çfarë ka ndodhur? Duhet një përgjigje”, tha Topi.
Po ok, le te supozojme ne menyre hipotetike Meta ne cilesine e Presidentit dhe gjithe te drejten qe i atribuon Kushtetetuta ska mare vendim te duhur! Pse duhet te insistohet qe medoemos kandidatura te pranohet???? Nuk ka te tjere??? Kaq pak potenciale ka ky vend dhe ky sekt i PS-s? Nuk do ishte me perendimore qe te pranohej vendimi i Presidentit? Ne politike ka kompromise quaje shah apo dam apo tresh por jo te paragjykohet vetem si ” shah mat” medoemos. Mendoj se reagimi i KM-s duhej te ishte kompromis i paster.
Likja ka frike se i kap Balilin.Pas Balilit e ka radhen Likja si trafikant droge.
S’e bën Meta transparencën , mbasi e din se nuk ka për ta bërë dhe Rama .
I takon njerit apo tjetrit ta bëjë publike .
Po se boni asnjoni , ma mirë të vijnë e ti japin drejtim amerikoni ose gjermoni .
Me kërë rast rregullojnë dhe Serbinë , Greqinë e Turqinë , që përditë me cfurkë duke na shpu rrijnë .
undefined
Zoti Alfted Moisiu,te uroj shendet dhe gjithe te mirat.Ti i dashur Alfred ke qene nje nga presidentet me te dashur dhe nga me te miret dhe i respectushem nga gjithe populli shqipetar.ILIR META para jush eshte nje cunak i vogel,nje coban bagetish,eshte per te ardhur keq qe ky njeri president nuk e meriton te jete president i shqiperise,turp me te madh nuk ka.Populli shqipetar e gjykon kete fare presidenti dhe do te dije ta largoje kete njeri nga detyra e presidentit.
Ish presidenti Moisu foli thjesht e qarte ndersa ky Topi akoma si kur ishte president nuk ka ndryshuar seshte as mish as peshk vetem flet ne eter.