FAKSIMILE: A i plotëson kriteret kandidatja e Ilir Metës, për të drejtuar KLSH-në

5 Nëntor 2018, 20:03Politika TEMA
FAKSIMILE: A i plotëson kriteret kandidatja e Ilir Metës, për

Presidenti Ilir Meta ka zyrtarizuar sot kandidaten e tij, për të drejtuar Kontrollin e Lartë të Shtetit.

Ajo është ish-gjyqtarja Vitore Tusha.

Emri i saj tashmë do të kalojë në Parlament, i cili ka të drejtën ta emërojë apo jo, kandidaten e propozuar nga Meta.

Kryetari i KLSH-së duhet të plotësojë disa kritere.

Dhe një prej kritereve të rëndësishme, duket se kandidatja e Metës nuk e plotëson.

Bëhet fjalë për pikën b, të nenit 20, që thotë se kryetari i KLSH-së duhet të ketë përvojë profesionale në çështje financiare.

Tusha nuk e plotëson një kriter të tillë, pasi ka qenë gjyqtare.

Puna kryesore e KLSH-së, është të zbulojë shkeljet financiare të institucioneve shtetërore, dhe kjo mungesë e zonjës Tusha, është një minus i madh.(TemA)

17 komente në “FAKSIMILE: A i plotëson kriteret kandidatja e Ilir Metës, për të drejtuar KLSH-në”

  1. kozmo says:

    Kur behet fjale per kandidaten e likes , kalohet kollaj dhe me 8 klase . Ky eshte vend i cudirave .

    1. Bolearti says:

      kjo ploteson cdo perimeter dhe cdo gjatesi qe antropologet shqiptare te shquar kane identifikuar mes shqiptareve, mysliman, orthodox apo katolik. Mbase del jashte ndonje hebre, kurse rrumpallen bektashi e permbledh me gjithe bole, e ka si bisht cigareje.

  2. tan says:

    Gjyqtarja e Berishes qe do te mbroje ne nje fare menyre dhe b…n e Ilir Metes dhe atyre qe ai ka rreth vetes.

  3. Shqiperine e moren peng i vune zjarr! says:

    Si eshte e mundur qe Kuvendi duhet te votoje jete e mot vetem kandidaturen e kesaj Zonje? Ajo eshte votuar jo pak, por 3 here nga Kuvendi. Njehere eshte rrezuar dhe dy here ka marre postet me te larta ne gjyqesor. A ka zonja te tjera me pervoje ne ekonomi e ne ceshtjet e financave ne kete vend? Kaq pak alternativa ka Shqiperia? Apo kaq horizont e mend ka politika shqiptare!? Jane katandisur si s’ka me keq te mjerat institucione!

  4. Kuq e zi says:

    Ja pra pse meta nuk e ka pranuar lleshin sepse nuk i dhane garanci per tushen

  5. Naim Frasheri says:

    Ploteson Krapin Tim

  6. Burrelsi says:

    Ju te Temes keqinformoni publikun, pasi eksperienca financiare eshte miliona eurot/dollaret e leket qe ka marre gjate karrieres si gjyqtare si dhe vjedhjet qe kompanite ne emer te farefisit te saj u kane bere shqiptareve

  7. te flasim si njerez says:

    Si do bejme per piken “b” shoku Meta, apo do mbyllim nje sy?

  8. Martini says:

    Me modestine e.ti dhe vullnetin per pune Bujar Leskaj u mundua dhe vuri ne levizje sektorin.Jo Sali Berisha me shoke cdo sektor ne Shqiperi duan.ta pengojne.Nuk ben V.Tusha per ate post.Derisa ajo te kete mesuar.aritmetiken nuk do te kete me fuqi te hedhe kembet.Atehere perse propozohet ku.nuk ben dot detyren?.Vetem per te pasur njeri te besuar qe mos u bjere ne qafe e mos cenoje interesat e dushimta kriminale ekonomike te tyre.Po e votuan.socialistet atehere kemi marveshje ne dem te interesit publik

  9. Plaku i mocem says:

    Ne se eshte pune pazaresh midis presidentit me kryeministrit nuk jam, e nuk kam qene asnjehere dakord ne cdo kohe, per pazare te tilla.Pazaret,si rregull, benen ne kurriz te dikujt, ne kurriz te te vertetave,ne kurriz te shqiptareve,vecanrisht kur eshte fjala per poste te tilla.Nuk e njoh Zj,Tusha dhe njerezit e xhinsit te saj,nuk mund te them asgje per kandidaturen e saj.Me duhet te lidhur me kriterin qe diskutohet them se edhe z.Leskaj,Kryetari i deri soten i Kontrollit te Larte te Shtetit(KLSH),nuk e plotsonte kriterin e te qenit financier,ai asnjehere nuk ka qene profesionist i tille.Ne dienine time z.Lesakaj eshte me profesion baze inxhinier.Nuk eshte diskutuar ky problem ne kohen qe diskutohej kandiatura e tij.E kam parasysh se si zgjidheshin keto pune ne kohen e Berishes,por as atehere nga ish opozita,Maxhoranca e sotme,nuk eshte folur per kriterin e te qenit financier te kryetarit te Kontrollit te Larte te Shtetit.

  10. POPULLI says:

    nje hajdute per hajdutet…

  11. "BOHOTINA" says:

    Institucioneve duhet gjetur njeriu o shoku Lilo. Ndryshe specialisti i fushes ekonomiko-financiare te fut neper hulli qe te mos e marresh vesh. Boll me qoka per interesin tend e ne dem te shtetit shqiptar. Si nuk u ngope more njeri! E pyes nje njeri te ndershem nje dite: “more kaq shume kane vjedhur keta qe kane kaq frike”. “Po me tha kaq shume kane grabitur”.

  12. iliri says:

    Si nuk paska pervoj financiare?!!!!!
    Ajo ja hudhi dhe VETINGUT!
    Aj mir i fshehu paret e ryshfeteve.

  13. Ali Pazari says:

    S`ka nevoje per komente se kush eshte Kjo…nje mike e ngushte e Argites dhe e Mones…per te tjerat te vendose Parlamenti..Tung

  14. Free says:

    ore si i ka ndryshuar pasuria ksaj apo rrethit familjar ?

  15. VERI says:

    .. ppo nuk ” qerroheni “ju , nuk ka perparim ne shqiperi ..!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje