Vitore Tusha, kandidatja zyrtare e Ilir Metës për KLSH-në

5 Nëntor 2018, 16:31Politika TEMA

Ilir Meta ka sugjeruar Vitore Tushën si kandidate për kreun e KLSH-së.

Përmes një komunikate zyrtare, ndër të tjera njoftohet:

“Njoftim për përzgjedhjen e znj. Vitore Tusha, kandidate në pozicionin kushtetues të Kryetarit të KLSH-së
NJOFTIM

PËR PËRZGJEDHJEN E Znj. VITORE TUSHA PËR T’IU PROPOZUAR KUVENDIT TË SHQIPËRISË, PËR T’U ZGJEDHUR NË POZICIONIN KUSHTETUES TË KRYETARIT TË KONTROLLIT TË LARTË TË SHTETIT

Presidenti i Republikës, në mbështetje të nenit 162 pika 2 të Kushtetutës, si dhe të nenit 19 pika 2, të ligjit nr.154/2014 “Për organizimin dhe funksionimin e Kontrollit të Lartë të Shtetit”, pas shqyrtimit të të gjithë kandidaturave që kanë shprehur interesin, në përfundim të procesit vlerësues me Dekretin nr. 10929, datë 05.11.2018, ka vendosur që znj.Vitore Tusha t’i propozohet Kuvendit të Shqipërisë për t’u zgjedhur në pozicionin Kushtetues të Kryetarit të Kontrollit të Lartë të Shtetit.

Presidenti pas realizimit të një procesi transparent dhe objektiv, ka arritur në konkluzionin se, Doktore e Shkencave Juridike znj.Vitore Tusha plotëson kushtet dhe kriteret ligjore, si dhe është kandidatura më e përshtatshme për t’u zgjedhur në këtë pozicion kushtetues, bazuar në eksperiencën solide dhe kontributin e pandërperë të znj.Tusha, në fushën e jurispudencës, si në sistemin gjyqësor, ashtu dhe referuar angazhimeve të saj akademike si pedagoge në institucionet e arsimit të lartë në fushën e së drejtës, trajnuese dhe pedagoge në Shkollën e Magjistraturës, apo edhe si eksperte në fushën e së drejtës kushtetuese e më gjerë.

Presidenti i Republikës, vlerëson se znj.Vitore Tusha, aktualisht anëtare në detyrë e Gjykatës Kushtetuese të cilës i ka mbaruar mandati në këtë funksion që prej datës 10 mars 2017, gëzon një integritet të lartë moral dhe profesional, e konfirmuar edhe në rrugë istitucionale, pasi si subjekt i ligjit nr.84/2016, ajo është konfirmuar në detyrë dhe ka kaluar me sukses dhe me vendim të formës së prerë, procesin e rivlerësimit kalimtar (vettingun), për të gjithë komponentët e këtij procesi, duke krijuar bindjen se kandidatura e saj është e denjë për t’u zgjedhur si Kryetar i Kontrollit ë Lartë të Shtetit.

Duke zgjedhur një kandidaturë si znj.Tusha larg çdo angazhimi partiak në të kaluarën, Presidenti beson se kontribuon për garantimin e pavarësisë së këtij institucioni shumë të rëndësishëm kushtetues.

Presidenti i Republikës gjen rastin të falenderojë të gjithë aplikantët e tjerë që kanë shprehur interesin për të marrë pjesë sipas thirrjes së hapur prej tij, disa prej të cilëve janë personalitete të njohura publike dhe me kontribute të shquara në fushat e ekonomisë dhe drejtësisë.

CURRICULUM VITAE

VITORE TUSHA

TË DHËNA PERSONALE:

Datëlindja: 26.11.1960

Vendlindja: Tiranë

EDUKIMI DHE GRADA SHKENCORE:

1997 “Doktor” i Shkencave në Drejtësi, Fakulteti i Drejtësisë, Universiteti i Tiranës

1979-1983 Dega Drejtësi, Fakulteti i Shkencave Politiko-Juridike, Unversiteti i Tiranës

1975-1979 Shkolla e mesme e përgjithshme “Bardhork Biba”, Rrëshen Mirditë

EKSPERIENCA NË PUNË:

2008 – në vazhdim Gjykata Kushtetuese, – Gjyqtare

2004 – 2008 Dhoma e Avokatisë Tiranë, – Avokate

1994 – 2001 Gjykata e Kasacionit, – Gjyqtare

1992 – 1994 Gjykata e Rrethit Tiranë, – Gjyqtare

1990 – 1992 Dhoma e Avokatisë Tiranë, – Avokate

1983 – 1990 Gjykata e Rrethit Tiranë, – Përmbaruese Gjyqësore

Për më tepër, vizitoni linkun e mëposhtëm të faqes zyrtare të internetit të Gjykatës Kushtetuese”, thuhet në njoftimin e presidencës. (TemA)

9 komente në “Vitore Tusha, kandidatja zyrtare e Ilir Metës për KLSH-në”

  1. Lili says:

    Vitore Tusha ka lindur ne Mirdite.Eshte vajza e madhe e familjes se saj fisnike mirditore.

  2. VERI says:

    .. TANI QE “LULES” I DOLI NAMI .. EHE ..! .. HETIM PER PASURINE E VENE PER TE GJITHE POLITIKANET , DUKE FILLUAR NGA “GJYSH ” META ..!

  3. rexha 10 says:

    ESHTE E VERTETE QE MIRDITA KA NXJERRE VAJZA E BURRA TE NDERUAR,POR PRESIDENDIT I DUHET QE TE EMEROJE DISA PERSONA TE NDERUAR QE TI GARANTOJNE PAPREKSHMERINE E TIJE ,.PASTAJ I DUHET QE TE SHPERNDAJE EDHE DISA DEKORATE PER TE SIGURUAR SA ME SHUME PER VOTAT E VITIT 2019 ME 30 QERSHORE.

  4. te flasim si njerez says:

    Ne radhe te pare nuk i lejohet presidentit te republikes qe te shkele rregullat e drejteshkrimit te gjuhes shqipe. Nuk e kuptoj çdo te thote Currikulum Vitae ne shqip. Dhe ne radhe te dyte, te me fali Vitore Tusha se s’kam asgje me te, parlamenti shqiptar te mos ta miratoje dhe ti kerkoje presidentit nje kandidature tjeter, por kete pune ta beje nja tre a kater here. Kaq per sonte se do shkoj per darke nga presidenti qe ti heq merzitjen se ka mundesi te pellcase fare. E dini ju se çfare njeriu eshte ai.

  5. Goca Vitores says:

    Ka ndonje goce kjo Vitorja qe tja coje Meta ne ndonje anbasade, pasi ti kete bere check up-in?
    Kerkoj pergjiigje nga Petrit Vasili.

  6. Qytetari says:

    Zonja Tusha eshte aq e pavarur politikisht sa, kur Gjykata Kushtetuese u be me shumicë me gjyqtare nga PD, gjate ores se leksionit ne Universitetin Luarasi i telefonon zonjes Topalli, atehere Kryetare e Kuvendit, duke i thene shprehimisht se: “tani Gjykata Kushtetuese tani është blu”. Kjo mund te provohet nga tabulatet telefonike.

  7. Visi says:

    Po e ka zgjedhur Meta, iku per leshe edhe KLSH, te te rroje timoni o KM yne dhe mjere Shqiperia, e mjere populli Shqipetare

  8. Johny says:

    Ore nje pyetje mediokre,a mendoni se zonja ne fjale i hodhi hi syve dhe Komsionereve te huaj pjesmarres ne hetim?;Qe shqiptaret jane xheloz e kane hobi perbaltjen e me te mireve kjo ska dyshim, por mos degjeneroni deri ne kete pike sa te kaloni ne ofeza kundrejt personave te cilet i jane nenshtruar vleresimeve te thelluara nga nderkombetaret dhe kane dal “te paster” jo si ju qe villni vrer ngaqe “ngecet” ne veting.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje