Përplasja Meta-Rama, Gramoz Ruçi takim në Presidencë

5 Nëntor 2018, 11:30Politika TEMA

Kryeparlamentari Gramoz Ruçi po zhvillon një takim me kreun e shtetit Ilir Meta.

Takimi po zhvillohet në Presidencë dhe vjen një ditë pas takimit që Rama pati me Metën dhe përplasjet që kanë pasur pas mosdekretimit të Sandër Lleshit nga presidenti.

Më herët Rama ka njoftuar emërimin e Sandër Lleshit si zv.ministër i Brendshëm.

“Dakordësi e plotë në Grupin Parlamentar.

Kuvendi do të miratojë nesër dekretin e presidentit për shkarkimin e ish-ministrit të Brendshëm.

Sandër Lleshi do të marrë drejtimin e MB si zëvendës ministër.

Por nuk mbaron me kaq. Për më shumë do t’i drejtohem Kuvendit nesër në 10.00”, shkruan Edi Rama. (TemA)

 

3 komente në “Përplasja Meta-Rama, Gramoz Ruçi takim në Presidencë”

  1. Kalec Dega says:

    Po pse pune perplasje horrash eshte kjo pune…kur shkelet kushtetuta?…Ruci miku i metes, saliut do ta zgjidhe kete ceshtje te kushetutes…pse dhe kushtetuten e shqiperise kane prone keta horra?

  2. gjergj_dl says:

    gramoz intriga po ti mo c’kerkon ,ti tek zira e meta vromiarit , apo do beni gjullurdine e radhes e ti hidhni hi sive popullit, gramoz spiuni njesoj jeni te gjith po hapni site se do ju tregojme vendin .

  3. Virusi says:

    Gramoz; ke rastin ta pastrosh politiken nga ferrat. Bolle me hajdut e burracak.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje