Nexhmije Hoxha, mesazh Ramës: Mos veproni si fashistët me ne! Do të rrëzojnë të dobëtit që shpërfill

5 Nëntor 2018, 08:50Politika TEMA

E veja 97 vjeçare e Enver Hoxhës thotë në një prononcim për gazetën Dita  se po veprohet me metoda fashiste për t’i nxjerrë në rrugë pa asnjë alternativë, nga një godinë e vjetër e përshtatur si banesë pas dëbimit të familjes Hoxha nga Blloku në fillim vitet ’90.

“Si mund të merren vendime të tilla pa na dhënë asnjë mundësi, asnjë alternativë? Çfarë do të bëjmë ne në këto kushte, ku të shkojmë ne, ku të sistemohemi?

Na thonë që duhet të zgjidhim trafikun e makinave në Tiranë. Patjetër të zgjidhet po jo kështu. Më duket një veprim tipik fashist dhe banorët këtu që po protestojnë kanë plotësisht të drejtë.

Por meqë përmendet emri im, po ju them se kam edhe problemin e ruajtjes së asaj pak trashëgimie që më ka mbetur nga Enveri, që mezi e mblodha kur na degdisën këtu“, deklaroi Nexhmije Hoxha

Rustem Peçi, aktualisht kryetar i Komitetit Kombëtar të Veteranëve të LANÇ-it, i cili banon në të njëjtën godinë është dhe më i ashpër në reagimin e tij:

“Nexhmija ka të drejtë, këto janë fashistë. Meritojnë etiketime më të rënda se kaq. Kjo është një qeveri që ka dëshmuar se i mungon dhembshuria vecanërisht për ata më të dobëtit.

Po janë ata që ia kanë dhënë votat Edi Ramës. Mirëpo ta di mirë se ai që të ngre, edhe të rrëzon. Janë treguar shumë hipokritë, vecanërisht me ne. Si mund të veprohet në mënyrë të tillë?

Disa na përmendin Bllokun dhe privilegjet e dikurshme. Im atë, Shefqet Peçi, pavarësisht meritave që kishte për kohën e luftës dhe më pas, nuk ka jetuar asnjëherë në ish-bllokun e famshëm.

Edhe tani nuk po kërkojmë të kthehemi as në atë bllok dhe as në blloqet e rinj me vila luksi që kanë ndërtuar për veten milionerët  pushtetarë dhe oborrtarët e tyre.

Nuk mjafton që shpenzohen paratë tona dhe durimi ynë me muzera antikombëtarë dhe kampe gënjeshtrash, nuk mjafton balta që hidhet mbi luftën dhe heronjtë e dëshmorët e saj. Do na flakin dhe në rrugë tani, në këtë moshë? Këto veprime janë neofashizëm i kulluar”, tha Rustem Peçi për Dita.

Drejtoria e Rrugëve njoftoi Nexhmije Hoxhën dhe Rustem Peçin që duhet të lënë banesat pasi preken nga ndërtimi i Unazës së Madhe.

Sipas avokatit Idajet Beqiri, të vesë së diktatorit Enver Hoxha nuk i kanë paraqitur asnjë dokument por vetëm një komunikim me gojë se godina do prishet për zgjerimin e unazës.

Idejet Beqiri u shpreh se në katin e parë godinës 2-katëshe jeton familja e Rustem Pecit, kryetari i Komitetit Kombëtar të Veteranëve të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare. Zoti Beqiri argumentoi se nëse prishet një pjesë e godinës ajo rrezikon të shembet e gjitha.

8 komente në “Nexhmije Hoxha, mesazh Ramës: Mos veproni si fashistët me ne! Do të rrëzojnë të dobëtit që shpërfill”

  1. Edi says:

    Bota sillet moj Nexhi. Ju i nxorret dhe i denuat me burg ose pushkatim. Megjithese mendoj qe eshte fake news.

    1. .... says:

      Jo moj Nexhmi, e ke gjetur gjuhen me Ramutin …. e dime mire qe je e sigurt pas shembjes se baneses tende.
      Keto qe shkruan i ke per te hedhur “hi” ne syt e popullit.
      Keshtu ti ja arrin qellimit …. del e persekutuar dhe Ramy del (ne syt e popullit) i drejt dhe i fuqishem.
      Eshte nje nga aktet e fundit te mashtrimeve Komuniste qe po ndermer ti dhe te perkedhelurit e Komunizmit qe jane sot ne Pushtet.

  2. faro says:

    Ky është ” shpërblimi ” që i japin ish gruas së drejtuesit të shtetit gjatë mese 40 vjetëve politikanët, meqenëse i la të lirë të pasurohen deri në pangopesi me pasurinë e këtij populli te varfer.
    Tregues I qartë se sa shumë e” duan “SHQIPERINE

  3. bregdetari says:

    Ne se vertet nuk u kane dhene asnje alternative se ku mund te shperngulen, jo vetem zonjes Hoxha dhe zotit Peci,por te gjithe banoreve, kjo eshte e denueshme. Veprim skandaloz qe mund ti vesh cdo epitet. Nje qeveri e majte nuk mund te braktis apo te sillet kesisoj me ata qe perfaqesojne gjakun e deshmoreve. As me shtresat e varfera te shoqerise. Jam socialist. E mbeshtes Edi Ramen,por ne kete rast jam kundra veprimit te administrates se shtetit. Rama duhet te reflektoje dhe te pengojne te tilla lincime

    1. Vlera says:

      Mos perziej gjakun e deshmoreve me familjen e diktatorit. Gjaku i te gjithe deshmoreve te KOMBIT eshte shume i shenjte.

  4. Genti says:

    Kkjo meriton. Plumbin. Kerkon drejtesi bushtra

  5. shqiptari i ilirise says:

    Një shtet serioz,sillet seriozisht me qytetarët e vet.Kushdo qofshin.
    Nëse Nexhmia,apo Peçi konsidetohen fajtorë për dikraturën komuniste,futi në burg.Por nëse janë qytetarë të lirë,duhen trajtuar si të gjithë qytetarët e republikës.
    Tu jepet zgjidhje për strehimin dhe jo të hidhen në rrugë!
    Shqiptarët dolën në 90 në rrugë dhe e përmbysën këtë lloj shteti arbitrar,jo për të ngritur një shtet të njëjtë me të parin.Turp!

  6. kozmo says:

    SI GUXOJNE TE KRITIKOJNE KETA KOMUNIST , DUKE KUJTUAR FASHIZMIN ,QE ISHTE LULE PARA KRIMEVE TE ENVERIT . ENVER HOXHA I NXIRRTE NGA SHTEPITE DHE PERFUNDONIN NE KASOLLE , PA PERMENDUR KETU KRIMET E MEDHA TE TIJ .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje