Cilin ushtar do të japë Rama për të fituar mbretin?

4 Nëntor 2018, 16:46Politika TEMA

Nga Bedri Islami

Si dihet, presidenti i Republikës, Ilir Meta, nuk nënshkroi aktin e dekretimit të ministrit të ri të Punëve të Brendshme, Sander Lleshi, që ishte propozuar nga shefi i qeverisë Edi Rama.

Presidenti Meta bëri kështu aktin e dytë antikushtetues,

Akti i tij i parë ishte kur, në fushatën e zgjedhjeve politike të vitit 2017, ai jo vetëm u përfshi gjerësisht, si një lojtar politik i rëndësisë së veçantë, por bëri dy thirrje që do i kushtonin vendit rëndë:

a – bëri thirrje për armatosjen e përgjithshme të popullsisë, çka është një thirrje e rëndë antikushtetuese dhe,

b – pastaj, paralajmëroi se nuk do e dekretonte qeverinë e re fituar nga socialistët.

Akti i tij i dytë antikushtetuese është tani, pasi , sipas nenit 98 të Kushtetutës, shefi i Shtëpisë Presidenciale, nuk ka të drejtën e refuzimit apo të kthimit prapësht të propozimit kryeministror, por vetëm kryen aktin ceremonial.

Për më tepër, askush nuk mund të përjashtohet vetëm se presidenti nuk ka formuar bindje, pasi shteti nuk qeveriset sipas bindjeve të Metës, por sipas Kushtetutës, ligjeve dhe akteve normativë.

Po të ishte për bindje private, qoftë edhe të një presidenti do të qeverisin vetëm ata që do të kishte dashur një njeri dhe nuk do të kishte pasur nevojë për zgjedhje.

Si për të theksuar përtalljen me Kushtetutën dhe me njerëzit, zyra presidenciale, bëri vetëm një lajmërim për bindjet e presidentit, por nuk e arsyetoi vendimin e tij; ku mbështetet ai, pas cilit ligj, në cilat nene të Kushtetutës, ku e merr fuqinë Presidenti, etj.

Vetëm dy rreshta, sikur të lajmëronte se , sot presidenti për shkak të bindjeve të tij, nuk doli në punë”.

Vendimit të Presidentit shefi i qeverisë iu përgjigj në mënyrën më habitore.

Ai paralajmëroi deputetët e tij që të mos diskutonin dhe të mos shpreheshin për këtë vendim, sikur të mos kishte të bënte me përfaqësues të popullit, të paktën teorikisht, por me një togë rreshterësh të klasit të tretë, të cilët, mblidhen, shpërndahen dhe shkojnë për gjumë vetëm kur bie bilbili i shefit të qeverisë; dhe, theksoi se politika është një lojë shahu.

Sot, për 90 minuta, ai dhe presidenti u mblodhën për një “lojë shehu” në zyrat e këtij të fundit.

Nuk janë takuar për gjëra të mëdha dhe të rëndësishme, por, shyqyr, ra kjo shkelje kushtetute dhe u panë.

Pas 90 minutave me perde të mbyllura, askush nuk e mori vesh se çfarë ndodhi mes tyre.

Së shpejti do të shohim se cilin ushtar ka falur Edi Rama për të fituar mbretin?

Ka dhënë kryetarin e Kontrollit të Lartë të Shtetit, ka dhënë ndonjë premtim që njëra nga zonat e dorës së fortë të Prokurorisë , Arta apo Donika, të ikë nga posti, duke justifikuar çizmen e Monikës, do të japë Gjushin e Durrësit apo Sejdiun e Elbasanit, do të nisë Tahirin në një drejtim të paditur…do të mbyllë dosjet e 21 janarit… do i bëjë thirrje baba Takut që të mbyllë çantën…

Sepse një lojë shahu pikërisht kështu është: duhet të japësh, pa të marrësh.

Një lojë që politika e tashme e di më mirë se të gjithë të tjerët.

Që lëvizja e Metës është bërë për të marrë, kjo dihet. Që Rama , po ashtu, si në një lojë shahu, do të afrojë diçka, të paktën ndonjë oficer, edhe kjo dihet.

28 komente në “Cilin ushtar do të japë Rama për të fituar mbretin?”

  1. gushti says:

    Bedri! i ke rene pikes. Kushedi se çfare loje eshte bere. Per nje “loje shahu” mjaftojne edhe me pak se 90 min., pasi mund te shkohej edhe ne ceitnot.

    1. Dori says:

      Kryetari i Kontrollit te Larte te Shtetit i takon Opozites (Rama duhet t’ia kete falur Ilir Floririt.

      1. Edkari says:

        Edi Rama ben mire te mendoj per veten e tij se si do e siguroj.

  2. Shqiptar says:

    Rama sakrifikoi Gjeneralin Lleshi per te kapur shah mat Presidentin. Loja mbaroi dje me fitoren spektakolare te Rames. Nga dje Ilir Meta ne syte e Shqiptareve dhe pattnereve nderkombetareve nuk eshte më President. Meta braktisi haptazi rolin e Presidentit duks hedhur ne ere kushtetuten per te luajtur rolin e Kryetarit te Opozites.

    1. Lili says:

      Te doket ty,se nga dje Presidenti u treguar ne nivel te detyres nuk dekretoj nje njeri me dy emra kerkesa per dekretim ne emer te sander lleshi e verifikimi per pastersine e figurave ne emer te Sander lleshaj..
      Cila institucion ka desht me ia futur tjetres,po te le me kuptuar. Po bile presidenca e ka verejte se dicka nuk eshte ne regull ,edhe prandaj eshte refuzuar .

      1. nirvana says:

        o zogu nga i degjove ti keto,se kokelopa nuk dha asnje arsye per mosdekretimin!!

      2. Likja says:

        O Lili karafili, po pse emri paska qenë arsyeja pse nuk e dekretoi Likja propozimin?
        Likja shiti vehten me atë që bëri. Fatkeqësisht ka shumë karafila si puna jote vërdallë në Shqipëri.

    2. Alqi says:

      Trap,
      Partneret Nderkombetare aty e kane mendjen.Pse se dekretoi Meta ate burrin.
      Ato as nuk i dine emrin presidentit te Shqiperise dhe gjithe te tjereve pas tij,perfshi edhe ty qe shkruan si gazetaret e Ne Sherbim te Popullit.

    3. like says:

      ve bast 10€ se pas dhjetorit eshte president Tak Ngjela.

  3. LOJTARET NE VILA --- Populli ne Emigrim dhe Azilim says:

    Demo(n)kracia shqiptare (PS&LSI&PD) eshte nje produkt skarco i P.P.SH-se.
    Keta lojtare qe prej dekadash luajne shah ne kurrizin tone duhet t’i zhdukim.
    Keta lojtare qe kane luajtur dhe luajne per interesat e tyre duhet t’i zhdukim.
    Keta haleate qe luajne shah dhe bejne marreveshje vetem per pusht-etin e tyre duhet t’i zhdukim.

  4. Une says:

    Qe ska lidhe kjo me buken,pune e perditshme te popullit,dihet.
    Qe na plasi trapi se kysh do jete minister,edhe kjo dihet.
    Ikni shkerdhehuni te gjithe…kryeminister,presidet,ministra,e mbi te gjitha ju gazetaret.Ja do veshim te zezat tani,te vajtojme nja 40 dite,se “keshtu e do puna”,pastaj do vazhdojme me vitin e ri,atmosfere e gezuar.
    Mezi pres qe ne janar te degjoj prap kryeministrin,per te gjashtin janar radhas, se ne qershor mbaron bypasi i fierit.

  5. andi says:

    Po ka bërë kompromis, Rama do të ndëshkohet.
    Meriton të ndëshkohet.

  6. edvin qameti says:

    nuk do japi asnje ushtar.ul kurrizin dhe LIKJA i ………njalen. nuk osht hera e pare, osht bo ulluk

  7. Nishiraku says:

    Big
    I goditur

  8. Te kesh 74 Deputet dhe 4 te tjere po ne “rreshte” me Ty, qe ne statistika plus ata/Ato qe s’kane votuar apo qendrojne te pavendosur, qe bejne mbi 605% te POPULLIT…, dhe te te bejne pordhe Berisha+Basha dhe Meta+Kryemadhi prej se paku 2-Dekada, kjo eshte frike e paaftesi. Populli i ka dhene 78 Deputete PS dhe drejtimin e vendit, Shqiperise, pa aleance apo koalicion me do te tjere, dhe perseri duron krimet e perditshme te Sali Berishes me gjithe sa ka ne shtepi e ish-SHQUP, si dhe te ndermarjes Sh.p.k. LSI te familjes meta+Kryemadhi, qe nuk ngurojne ne cdo ore e dite te thyejne Kushtetuten, qe Perendimi dhe Bota ne pergjithesi e ka te shenjte. Zoti Rama dhe gjithe 78 Deputetet e Kuvendit, duhet me doemos me cdo cmim te respektohet shenjteria e Kushtetutes, qe per te disaten here e shkel Ilir Meta dhe shpurra e Tij ne Presidence, pasi keni me vete “akoma” kete perqindje te larte mbeshtetje ne Popull, mbi 65%, qe nuk eshte kurresesi pak per ti treguar Opozites se sotme se Populli me shumice derrmuese nuk ju toleron me. Nderkombetaret, sidomos Ata Amerikan e Gjerman ne krye, po ju vezhgojne me “qetesi” (por Jo shume gjate do vazhdoje kjo…), se si Ju te Maxhorances nuk dini te interpretoni Voten e shumices se Popullit, duke lene Mafian shqiptare qe eshte totalisht prapavia e Berishes-Bashes dhe Metes-Kryemadhit, te terheqin zvarre Shqiperine afro 3-Dekadash.

  9. Lili says:

    Jo jo ne kete rast kurrizin do e ull Rama,e do e ull shume bile se kane filluar ´chausse trappet’ siç thone françezet..

  10. Llaman says:

    Rama nuk duhet te perserise gabimin qe ekuilibroi sistemin politik shqiptar duke zgjedhur nje figure politike te konsumuar si Meta. A ka gje me te shemtuar se sa te trashegosh nje parti politike tek gruaja, vajza apo djali? Kjo ne fakt provon se partite jane klane dhe nje klan e le partine ne duart e njeriut qe beson dhe jo atij qe ka vizion politik

  11. SISTEMI ZGJEDHOR SHQIPERI= RROTACION KORRUPSIONI (PS&PD&LSI) says:

    LOJE SHAHU VETEM PER PUSHTET (PER TIMON).

  12. Goni says:

    Me mire do te ishte te jepnin bythen ose jeten njeri tjetrin, felliqesirat.

  13. derrat nje surrat kan. says:

    RAMA mjaft na çau trapin me pazare legenash , le te japi bythen e vet po te doj , vet e vuri president meten , mos haj mut shum tani le ti degjoi pordhet atij shkerdhate.

  14. derrat nje surrat kan. says:

    RAMA , mjaft na çau trapin me pazare legenash , le te japi bythen e vet po te doj , vet e vuri president meten , mos haj mut shum tani le ti degjoi pordhet atij shkerdhate.

  15. . says:

    … ASKEND ….

    META – BERISHA kekojne te shkaterrojne QEVERIN dhe t’i vene zjarr SHQIPERINE si ne 97-ten

    Populli duhet te ngrihet pasi keta 2 hajdut – kriminele duan trazirra per t’i shpetuar BURGUT …

  16. tafa says:

    O Popull ,o analiste me flete vereni pak mendjen ne pune nese keni te tille.Rama me lojen e gramoz Rucit qe e kritikoi Meten ne parlament e detyroi kete lopcarin e skraparit qe te pranonte te berit president.Keshtu qe leshelija ngeli ne dore te idioteve Monika, Vasili e Luan Rama dhe sa po vjen e po rrudhet.Kjo gracka e ministrit te brendshem eshte e bukur,por me e bukur eshte ajo e te shpallurit deshmore te atdheut te kater te vrareve nga Sali Berisha ku shkaktar ishte Ilir Meta.Dihet qe ky i fundit do beje namin per ta dhe si perfundim do ti dale nami ne popull qe eshte jo vetem hajdut por dhe antishqiptar e antipopull.Te tjerat i mendon populli tek kutija e votimit

  17. Amarildo Canoku says:

    KUR ARMATOSEM UNË EVGJITI…

    ***
    I dashur Ilir Meta!
    Edhe unë që po ju shkruaj quhem si ju Ilir Meta, por jam evgjit dhe, siç mund ta marrësh me mend, ndryshe nga zotrote, jam pak i zi në paraqitjen e jashtme. Para shumë vjetësh, kur isha kalama dhe më çonin në shkollë, shokët, për të më ofenduar, më thërritnin me mbiemrin tim të parë “Muti” sepse, gjyshi im që quhej Mete, kish qenë dikur pastrues i gropave të mutit të qytetit. “Ku je Ilir Muti? Do vish të luajmë o Ilir Muti?” – më thërritnin gjithmonë ata. Kur isha në klasën e gjashtë, aty nga mesi i vitit, desha ta lija shkollën fare, por nuk më lanë ata të këshillit popullor të lagjes. “Shoqja Hava! Po nuk e dërguat Ilirin të mbarojë tetëvjeçaren, do të hani gjobën!” – iu kërcënua një ditë gjyshes sime kryetari i këshillit kur shtyu derën e oborrit të barakes sonë e na pa të dyve aty tek vija e ujit… Ishim duke larë plëncin dhe zorrët e një derri dhe po prisja, që pasi të mbaronim punë me ujin, të ndihmoja gjyshen kur, para se ta hidhte në kusi, do të duhej t’i thurte gërshet zorrët e lara. Po të mos mbaja dy duart e mia të shtrira drejt saj, ajo s’mund ta bënte kukurecin… Unë, nga gjithë ç’tha kryetari atë ditë, nuk kuptova vetëm fjalën e fundit “gjobë”, atë që do të hanim?! Por, duke parë fytyrën e prishur të gjyshes dhe kur dëgjova përgjigjen e saj: “Të na hash mutin o kryetar!” e mora me mend se, gjithsesi, “gjoba” duhet të ishte diçka më e pashijshme se plënci dhe zorrët e ziera të derrit. Era e asaj fjale të çuditshme duhet të ishte afër erës së mutit dhe shumë larg aromës së mrekullueshme të gatimit të gjyshes time ezmere që nuk e kursente rigonin për t’ia hequr plëncit e zorrëve grahmën e ndyrë të derrave… “Kur isha e re, kam qenë më e bardhë, por më nxiu jetën yt gjysh, Mete Muti që ngrysej mes mutit e gdhihej me kurva” – thoshte ajo për të shoqin e vdekur dhe e përfundonte rrëfimin për të: “Deshën ta bënin dhe anëtar partie, por ai, si evgjit muti që ishte, iu shmang duke u justifikuar se në parti nuk mund të hynte, pasi u tha se: “Vërtetë kam ton, por nuk kam shprehje””…

    ***
    Gjyshja ime emrin e plotë e kishte Havadane dhe i vinte shumë inat kur dikush ia shkurtonte në “Hava”. Lëre pastaj po t’i vije përpara atë fjalën “shoqe” që gaxhinjtë e Partisë së Punës e kishin në majë të gjuhës… I dukej se e tallnin… Prandaj atë ditë ajo ishte gati që t’ia vishte me zorrët e derrit surratit kryetarit të këshillit kur iu drejtua ashtu si idiot: “Shoqja Hava”… Ajo pranoi të rikthehesha tek shokët, vetëm kur një nga anëtarët e këshillit i tha asaj me të mirë: “Moj Havadane! Çoje djalin në shkollë sa për sy e faqe, sa të duket që vete!..”

    ***

    Gjyshja ime thoshte se nga i ati e kishte pasur llagapin “Kapedani” dhe e qau me lot ditën kur u martua me tim gjysh dhe e ndërroi në “Muti”. Një herë, gjyshin tim Mete, e kishin thirrur të zhbllokonte nevojtoren e kinemasë së vetme të qytetit dhe, si shpërblim, e lejuan të shikonte pa biletë filmin që shfaqej atë ditë… Pasi doli nga kinemaja dhe kishte parë për herë të parë në jetën e tij një film, im gjysh, 16 vjeçar atëherë, ishte sjellur tamam si personazhi kryesor “Raxh Kapuri”: Shkoi e kapërceu avllinë e ulët të barakes ku jetonte bukuroshja Havadane dhe, duke kopjuar melodinë e këngës së indianit Raxh, i tha asaj me të kënduar: “Të dua për nuse moj Havadane kapedane!”… Gjyshja ime, që atëherë nuk i kish mbushur ende të 14 vjeçët, u mahnit nga bukuria e zërit që dëgjoi dhe, aty për aty, vendosi ta ndjekë pas trimin e zi që binte era mut… Më pas u pendua shumë por s’kishte ç’bënte. Ku të shkonte? Për tetë vjet Mete Muti e bëri me dhjetë fëmijë. Që të dhjetë djem… Unë jam i atij të parit fare dhe, që ndryshe nga të tjerët, mbaj llagapin Meta. Më ’91-shin u meremeta disi nga ekonomia, se fitova jo keq nga privatizimi i nevojtores publike që trashëguam nga gjyshi… Më 2011-n ia shita dikujt që më tha se nevojtoren do ta bënte hidrocentral dhe nuk i bëra zë kujt… Paratë, siç ma kishte lënë amanet gjyshja: “O Mete, për vete”, i mbajta të gjitha për vete… Pra, ma mbante xhepi dhe iu drejtova zyrës së gjendjes civile e kërkova që të mbaja për mbiemër emrin e gjyshit, dmth Meta. Pagova dhe, me thënë të drejtën, jo pak… Nëpunësja më la të kuptohej se, që të regjistrohesha si “Ilir Meta” kryetari i LSI-së, do të duhej të paguaja shumë… Nëpër dhëmbë dëgjova vetëm shifrën shtatë… E kuptova dhe nuk e zgjata. Pagova 700 mijë lekë dhe mbeta pa asnjë dysh në xhep. As për të blerë sapun nuk më mbetën më para… Të më besosh! Që nga ajo ditë nuk e kam larë kurrë kokën… Por i kam bërë hallall të gjitha. Shpëtova nga llagapi “Muti”…

    ***

    I dashur adashi im!
    Kam marrë vesh që të kanë zgjedhur President. U gëzova dhe m’u bë qefi shumë. Jo për gjë, por duke qenë në atë post të lartë, me fjalorin tënd, na përfaqëson edhe ne evgjitëve të varfër… Veç kësaj, besoj se do të flakësh tej edhe racizmin ndaj ne lëkurzinjve e kokëpalarëve, prandaj më lejo të të kujtoj nja dy gjëra që ju si President duhet t’i keni parasysh!..
    Ne evgjitët jemi kokë-ulur sepse jemi të ndërgjegjshëm për mëkatin që kemi bërë ndaj Krishtit… Qysh prej atëhere ne akuzohemi se gozhdët që u përdorën në kryqëzimin e tij në vitin 33 i kishin prodhuar të parët tanë zeshkanë… Jemi në 2017-n dhe sot bëhen plot 1984 vjet që, vetëm për atë, ne evgjitët paguajmë haraçin e atij mëkati…
    Ah!.. Për pak më doli nga mendja e ndjera gjyshja ime Havadane dhe një porosi e saj: “Ilir! Mos u kthe në shtëpi pa i hedhur një sy kazanit të plehrave! Ç’të gjesh aty që mendon se na shërben, sille në shtëpi. Edhe mut të jetë… Jashtë hedhurinave jo! Sado të çmuara të jenë. Edhe florinj po të gjesh në rrugë mos i prek kurrë me dorë!..” Tani, ju Presidenti Ilir Meta, jeni i lutur të pranoni edhe një porosi tjetër vëllazërore nga unë Ilir Meta evgjiti: Mos harro, se edhe ty, ashtu siç “Raxh Kapuri” gjyshërit e mi, një film të ka marrë më qafë!.. Ai filmi me Dritan Priftin më 2011-n… (Mos harro! Njerëzit na kujtojnë ende gozhdët tona që kryqëzuan Krishtin 1984 vjet më parë…) Fjalori që përdorje zotrote në atë film ishte tamam si (ndjesë pastë!) i gjyshit tim Mete Mutit …
    Dhe e fundit: Sado lart që të ngjitesh, mos i kërcëno kurrë njerëzit! Mos na thuaj, se pas 25 qershorit, po s’të deshi mender bytha ty, nuk do të dekretosh kryeministër askënd tjetër përveç Petrit Vasilit tënd!.. Mos na bëj thirrje që të armatosemi! Sidomos, me ne evgjitët bëj pak më shumë kujdes, se kur kemi pushkën në dorë ne, nuk dimë se ç’bëjmë?!. Mund të vrasim edhe babanë… Se vërtetë, shprehje nuk dimë të lidhim (siç bëjmë me gërshetin e kukurecëve), por ton kemi sa të të përgjigjemi si (ndjesë pastë!) gjyshja ime Havadane dhe të themi: “Të na hash mutin o Ilir Meta!”
    Ç’është e vërteta, ne evgjitët jemi pak gojë qenefë dhe lëkurën, vërtetë, e kemi të zezë, por shpirtin nuk e kemi të keq… Prandaj, për të mos ju nxirë sado pak juve, tani që u zgjodhët President, unë po e zëvendësoj llagapin “Meta” dhe po përdor si të tillë emrin e një katundi që ka një minierë me qymyr të zi… Atë të Mborjes e jo të Krrabës, se te kjo e fundit, siç mund ta dini më mirë se askush tjetër ju adashi im, thonë se qymyri kishte ngjyrë të verdhë, si e floririt…
    Me përulje evgjiti, Ilir Mborja.
    ***

  18. Duro says:

    Likja me levizjem qe beri doli bllof. Rama ia futi Likes. Tani populli e pa qe Likja donte te bente pazar. Morali i kesaj historije: Mona dhe Leshelija kane marre fund. Te rrofte Baftjari o Like stermbullari!

  19. Alban Dega says:

    LOJE SHAHU !?

    Aspak.
    Behet fjale per pazare te felliqta ne cilindo varíant te paraqitur nga ju ne analizen tuaj Zeri Bedri !
    Larg qofte !

  20. Shkodrani says:

    Boni gam gam ju pa lidhje jane gjithe kto komente sepse ju e keni votuar kta kelyshet e pushtave te kuq nga 1945 e deri me tash 2018 ato kane pushtetin e gjithcka shkurt e sakte kto jane komedi diten zihen per show naten qarkullojne miluardat tenderat e ppp e ku di un edhe grate e motrat e tyre aty i kane te ppp apo nuk besoni akima o popull dele popull pa karakter po flas per 90 perqindshin qe jetojne aty akoma thone nje fjale te bukur sipas kokes edhe festen kezhtu ju pafsha edhe 50 vjet dilni e votoni prap ps pd lsi =pksh 1945 deri 2100 i keni aty pastaj kismet ndonje lufte botnore se ju aty je dele hajde tung posht komunizmi rrofte demokracia ne eu

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje