Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha u ndal në Korçë paraditen e sotme, gjatë një takimi me strukturat vendore, ku prezantoi platformën e opozitës për të ndaluar blerjen e votës dhe konfiskimin e aseteve të krimit.
Basha denoncoi lidhjet, sipas tij, të zyrtarëve të lartë të PS-së me krimin, ndërsa theksoi se “PS sot është në rrezik shpërbërje për shkak të asaj që quhet organizata kriminale e rilindjes”.
“Në denoncuam marrëdhëniet me politikës dhe krimit. Si Tahiri e transformoi policinë në një aksesor të mafies së drogës, ai është nën hetim megjithëqë përpjekjet titanike që po bëhen që ta shpëtojë”, tha Basha.
“Denoncuam vëllain e Xhafajt, e paimagjinueshme që të kemi një Ministër të Brendshëm vëllain e një trafikanti droge. Por, falë qëndresës tonë është i delegjitimuar nga detyra e tij.
Denoncuam lidhjet e Taulant Ballës me kriminelë që marrin tendera në kundërshtim me ligjin, dhe bën presion për të liruar të tjerë kriminele nga burgu.
Ai pret ndjekjen penale nga një prokurori që pret të dalë nga kapja e krimit”, tha kreu i PD-së.
Basha përmendi edhe emra të tjerë zyrtaresh të lartë të PS-së si Rrhaman Rraha, Ditmir Bushati, etj, dhe i akuzoi për lidhje me krimin.
Basha tha se zgjidhja për shkëputjen e qeverisë nga krimi janë 3 platformat e PD-së: ”ndarja e politikës nga krimi, dekriminalizimin e zgjedhjeve dhe luftën për të çliruar ekonominë nga tenderat korruptiv”.
“Të vëna në jetë do ndryshojnë situatën në Shqipëri, do sjellin zhvillimin ekonomik dhe kthimin e qeverisjes në duart e qytetarëve”, tha kryeopozitari.
Fli i qete Lyl , e te dalshin ne enderr gjelle pasanikesh . Ju thoni si te doni , ky kur e ze me gerhima nuk ka Sali qe ta zgjoje . Problem eshte se enderrat i ngaterron me jeten reale .