Ekskluzive / Zbulohet dokumenti i rrallë i Sigurimit të Shtetit me siglën “Tepër sekret” për të ashtuquajturin grupi “Rrëshqitja” nga Shkodra me në krye Enver Bicakanin dhe Rustem Tabakun, të cilët u arrestuan dhe u goditën përpara se të realizionin planin e tyre, si rezultat i denoncimit të bashkëpunëtorit “Shtegtari” dhe “Fluksi”. Si dhe arrestimi i grupit “Bretkosa” ku bënin pjesë Gëzim Peshkëpia, Eqerem Kavaja, Estref Kërçiku, Haxhi Qira, Besnik Xoxe, Bujar Skënderi, Shefqet Kau, etj
Nga Dashnor Kaloçi, TemA
Para pak ditësh në një nga ambientet e Autoritetit për Informim të Dosjeve të ish-Sigurimit të Shtetit të kryesuar nga drejtoresha, znj. Gentjana Sula dhe nën kujdesin e moderimin e z. Selman Zalli, punonjësi i këtij institucioni, u zhvillua një aktivitet për hapjen dhe bërjen publike të dokumenteve sekrete të ish-Sigurimit të Shtetit, të dosjes në ngarkim të z. Gëzim Peshkopia, ish-i burgosur dhe i përndjekur politik nga regjimi komunist i Enver Hoxhës për vite me rradhë. Në atë event i cili duhet thënë se pason një sërë aktivitetesh të tjera të suksesëshme të kryera nga ai institucion në bashkëpunim edhe me shoqata dhe institucione të tjera, (si ai i Studimit dhe Publikimit të Krimeve të Komunizmit, Instituti i Integrimit të Përndjekurve Politik të Shqipërisë etj), jo vetëm në Tiranë por dhe në rrethe të tjera të vëndit, si në Tepelënë, Shkodër etj, u
publikuan vetëm një pjesë e dokumenteve sekrete nga dosja në ngarkim të z. Gëzim Peshkopia, pasi rezulton se ka përsëri dokumente arkivore sekrete të ish-Sigurimit të Shtetit, edhe në arkiva dhe institucione të tjera. Një nga këto është edhe ky dokument arivor me siglën “Tepër sekret” në të cilin bëhet një përmbledhje e shkurtër e të ashtuquajturit grup armiqësor me nofkën “Bretkosa” ku bënte pjesë dhe z. Gëzim Peshkëpia. Sipas dokumentit në fjalë, ky “grup armiqësor” është zbuluar, goditur dhe arrestuar nga Sigurimi i Shtetit në vitin 1974-’75, ku akuza më e rëndë është: “Të zgjeronte rradhët dhe të punonte për rrëzimin e pushtetit popullor, sipas planit të tyre, me ndihmën e ushtrisë social-imperialiste sovjetike, duke i dhënë shkas asaj, ose nëpërmjet sulmit që grupi do të kryente në institucionte kryesore të Shkodrës, ose 200 veta do të sulmonin Bllokun e banesave të udhëheqjes së Partisë dhe të shtetit në Tiranë”?! Gjë e cila duket qartë se më tepër është një fantazi e Sigurimit të Shtetit të asaj kohe, për të goditur dhe dënuar një grup personazh që vinin nga “klasat e përmbysura” ku përveç z. Gëzim Peshkëpia, bënin pjesë edhe Enver Bicakani e Rustem Tabaku të cilësuar si krerët e grupit, si dhe Eqerem Kavaja, Estref Kërçiku, Besnik Xoxe, Bujar Skënderi, Haxhi Qira, Shefqet Kau etj. Për më shumë rreth kësaj, na njeh dokumenti arkivor që publikohet për herë të parë dhe ekskluzivisht për gazetën Tema.
DOKUMENTI I SIGURIMIT TE SHTETIT PER GRUPIN “BRETKOSA”
Në vitet 1973-1974 u zbuluan dhe u goditën disa grupe pa arritur të kryenin akte armiqësore. Kështu, shtetasit Ll. R. dhe J.K., denoncuan në degën e Punëve të Brendëshme të Tropojës se ekzistonte një grup që zhvillonte veprimtari armiqësore kundra Partisë. Më vonë, bashkëpunëtori “Shtegëtari” informon se nga biseda që kishte bërë me ….Rustën, mësoi se në Shkodër ishte krijuar një organizatë e cila kryente vrasje dhe vjedhje. U morrën masa dhe menjëherë ai vihet në përpunim aktiv.
Problemi u centralizua dhe u ndoq me nofkën “Rrëshqitja”. Nga disa veprime që u kryen shpejt u vërtetua se denoncimet dhe të dhënat ishin të sakta. Më datë 28.II.1974 u bë arrestimi i 8 kryesorëve me në krye Enver Bicakani dhe Rustem Tabaku etj. Zhvillimi i hetuesisë intensive dhe përpunimi në dhomat e izolimit vërtetoi veprimtarinë armiqësore të grupit “Rrëshqitja”.
Qëllimi i të cilit ishte të zgjeronte rradhët dhe të punonte për rrëzimin e pushtetit popullor, sipas planit të tyre, me ndihmën e ushtrisë social-imperialiste sovjetike, duke i dhënë shkas asaj, ose nëpërmjet sulmit që grupi do të kryente në institucionte kryesore të Shkodrës, ose 200 veta do të sulmonin Bllokun e banesave të udhëheqjes së Partisë dhe të shtetit në Tiranë. Po të dështonin do të arratiseshin në Jugosllavi nga Hani i Hotit. Por këto akte aventuresek mbetën më imagjinatën e tyre pasi ata u zbuluan dhe u goditën shpejt.
Më datën 5.5.1975, bashkëpunëtori “Fluksi” raportoi se në prani të disa personave (jep dhe emrat) më 5.5.1975, ora 9 e 30, në fund të rrugës së Pishës, është bërë një bisedë nga këta element për të djegur Shtëpinë e Formimit të Partisë.
Menjëherë merren masa. Kryen disa veprime si në drejtim të bashkëpunëtorëve, përgjimi me teknikë operative vëzhgimi dhe rezultoi se ata merreshin me veprimtari armiqësore në formë të organizuar. Problemi u ndoq me përparësi, me pseudonimin “Bretkosa”.
Si rezultat i njohjes së mirë të situatës operative të grupit dhe të lidhjeve të tyre nga veprimet e kryera u vërtetua se Bujar Skënderi, Haxhi Qira dhe Shefqet Kau ishin më të rrezikshëmit dhe ishin në dijeni të veprimtarisë të secilit. Më datën 8.8. 1975 u bë goditja e tyre.
Gjatë hetimit dhe përpunimit në dhomat e izolimit u vërtetua edhe veprimtaria e përbashkët që kryenin Eqerem Kavaja, Besnik Xoxe, Estref Kërçiku, Tonin Çefa dhe Gëzim Peshkëpia.
U vërtetua se grupi përbëhej nga element të deklasuar si Bujar Skënderi, dënuar për tentativë arratisje, imoral dhe i shthurur, babanë të dënuar mbas çlirimit për mosdenoncim malli, Shefqet Kaut, imoral, bir tregtari, Eqerem Kavaja, vëlla të arratisur jashtë shtetit, Besnik Xoxe, i biri i tradhëtarit, Koci Xoxe, Estref Kërçiku, dënuar tre herë për krime kundër shtetit etj.
Veç këtyre, gjatë procesit të përpunimit u fiksuan dhe 22 lidhje të tyre, nga të cilat 13 u vunë në përpunim aktiv dhe 9 në parapërpunim.
“Bretkosa” u zbulua dhe u godit shpejt, por dobësia del se u drejtua vetëm me një bashkëpunëtor, “Fluksi”, mregjithëse u evidentuan 13 bashkëpunëtorë të përshtatëshëm. Mosaktivizimi i këtyre bëri që të mos zbërthehet në thellësi veprimtaria e
armiqësore e krerëve të “Bretkosës”, si dhe të pjestarëve të tjerë.
Por karakteristikë kryesore e kësaj veprimtarie armiqësore e keqëbërëse ishte zhvillimi i saj në mënyrë intensive dhe në disa raste dhe në grupe. Vetëm gjatë viteve 1970-1975 u zbuluan dhe u goditën disa grupe në qytetet Tiranë, Berat, Vlorë, Tepelenë etj.
Vetëm në 6 grupe që u zbuluan dhe u goditën në vitin 1973, implikoheshin 54 të rinj dhe të reja nga të cilët 21 nxënës shkolle, 24 në marrëdhënie pune dhe 9 parazitë, të gjithë ishin me banim në qytet, gjë që tregon se ndikimi i ideollogjisë borgjezo-revizioniste ishte intesifikuar në qytet.
Shumica e atyre që implikoheshin në veprimtari armiqësore ishin të moshës 16 deri 21 vjeç, 90 përqind të tyre ishin me përbërje të mirë politike, 10 përqind ishin nga klasat e përmbysura.
Veprimtaria e tyre filloi me dëgjimin e muzikës dekadente, leximin e literaturës borgjezo-revizioniste dhe shikimin e shpërndarjen e materjaleve pornografike duke kaluar gradualisht në veprimtari të mprehtë dhe të organizuar në grupe armiqësore.
Bazuar dhe në përbërjen e tyre dhe goditja u bë e diferencuar.
30 përqind u arrestuan dhe u dënuan, kurse 70 përqind u demaskuan ose këshilluan në prezencë të prindërve apo organizatave të masave dhe aktivistëve shoqërorë.
Do bëni dhe çunin e Koçi Xoxes hero tani, o Qafok & Co.??
.. kjo gje pritej , prandaj dhe porosite e Enverit ishin te vazhdueshme ,”kujdes me rinine “..! “Dhjeristet “{jo ata qe fituan poste “hajduti ” si Meta , Majko , Hyseni . Hasani e te tjere Nuri Virani , qe ju shojte nami , me prijes Sali Pishman DERMANIN }, U BENE “SHKENDIJA ” per shperthimin e flakes ku u pervelua vendi. Ata paten “sukses ” ne shkaterimin e vendit te ndertuar nga “hici” me mundin dhe djersen e popullit , pasi ne krye kishin nje “kelysh” tjeter qe u be njeshi i vendit, DUKE FITUAN “TE DREJTEN E LEVIZJES SE LIRE ” , PRA “RRUGACE” NE EUROPE E U.S.A. ..!.. Pra ata na sollen lavdine , lirine , me drogen , armet , rospite , hajdutlleqet nga lart poshte , nga poshte lart ..!.. O moj Shqipni e mjera Shqipni , kush te ka qit me krye n` hi , ti ke pas kene nje zonje e rrande , burrat e dheut te thoshin NANE ..!.. I lavdishmi Vaso Pasha , burat e dheut emigruan ne AMERIKE ..!.. Nanen e bene NJERKE ..!.. KRYESUESIT , UDHEHEQESIT E LEVIZJES “DHJERISTE ” U BENE MILJARDERE , SE BASHKU ME “LIGJ RENUESIT” ..!.. KJO ESHTE DEMOKRACIA SHQIPTARE PER TE CILEN “KELLIRAT ” LUFTUAN PER RRETH 50 VJET , KU ME “LUFTETARET” PO BEHEN HERONJ , PO MBUSHIN XHEPIN ME PARA , PER KRIMET QE KANE KRYER NDAJ ATDHEUT , NDAJ PRINDERVE TE TYRE ..!
Bravo Kaloçi! Ke botuar nje artikull me dokumenta real.
E kemi perjetuar ate periudhe,ku armiqet e popullit dhe pushtetit te tij,benin ç’mos per ta rrezuar, por edhe pse me ndihmen e madhe nga fuqit e medha,nuk arriten dot.Kjo vjene per dy arsya.E para se pushteti dhe partia ne ate kohe ishte e lidhur ngusht me popullin qe ndodhej gjithmon vigjilent.Populli ishte i mireinformuar per veprimtarine e grupeve kriminale,armiqesore,e bandave te diversanteve kundra pushtetit popullor.
E dyta- Punonjesit e talentuar te sigurimit te shtetit kane bere nje pune shume te madhe dhe te lavderushme,ne ruajtjen dhe mbajtjen ne kembe te pushtetit,duke luftuar armiqet e brendshem dhe te jashtem.Ne saj te punes se madhe te sigurimit te shtetit,pushteti pati nje jete te gjate dhe te palekundur.Punonjesit e sigurimit,kishin nje pergatitje te larte profesionale ne kerkimin dhe zbulimine elementeve armiq.Ata ishin shume te mpret dhe me nje intuit te çuditeshme,qe te zbulonin armikun me nje te shikuar,e ja kuptonin mendjen e keqe te sabotatoreve.Punonjesit e sigurimit,meritonjne edhe sot nderime dhe respekt,se, jo vetem mbronin pushtetin popullor,por ne te njeten kohe,sigurin,jeten e njerzeve te popullit te thjeshte.Populli ne ate kohe nuk kishte frike,jetonte i lire,shkonte kudo.Vlene te permendet puna e heronjeve te sigurimit si HKURAN POBRATI,ASIM ALIKO,JORGO SULIJOTI, etj etje qe kane dhene nje kontribut te jashtezakonshem ne zbulimin e armiqeve, brenda dhe jashte vendit.
Sot keta heronje,trajtohen politikisht si armiq,se kane vrar e kane prere,kane denuar me dhe pagjyqe njerez te pafajshem.Kjo nuk eshte aspak e vertete.Ata qe ishte kundra interesave jetike te popullit,mernin denimin e merituar.Ata te denuar atehere,qe sote quhen te perndjekur politik,kane qene llumi i shoqerise,dhe denimi e kane patur hak.Nga keta monstra,edhe sot po vuan shoqeria shqipetare,sepse po kerkojne dhe marin miljona leke demshperblime.Keto demshperblime jane nga taksat tona,i marin me patedrejte,qe i paçin harram se po e varferojne popullin.Ka te varfer qe nuk kane buke per darke,kurse keta maskarenje kerkojne nga shteti miljona e milijona shtetit dhe qeverise,se per ndyshe do dalim ne demostreta,dhe voten nuk jua japim,pra kercenojne ashtu si benin ne kohen e socializmit.Keta kane qene dhe jane njerez te pandreqshem.Mjer ky popull me keta mostra.Saliu me Ramen u ferkojne koken sikur kane bere ndonje gje te madhe ne ngritjen e mirqenjes se popullit.Jane hiç.
NUK mund te bejn historin te persekutuarit ose njerzit qe per pak lek shesin dhe grat e tyre , jan pa dinjitet e moral , si ky idjoti qe kujton se na genjen me ca dokumenta te gjymtuara ose te sajuara mas deshires vet , ky kaluçi esht thjeshtnje degjenerat e perdal pa moral , ky ka qen komunist ne at koh , por komunist si saliu qe ne at sistem pergjerohej dhe mbante dhe uturakun e shurres , dhe me partishmeri te shtirur deri ne neveri , ky kaluçi ka qen vemje e atij sistemi qe fuste njerez ne burg dhe sot kerkon te rregulloj te shkuaren e tij te shemtuar , mendon se nuk e njeh njei plera , komunistet e vertet ishin njerez te ndershem dhe me karakter e personalitet , kta kan qen dhe jan vemje qe ne xhdo regjim duan te han buk duke beshtyr vetveten pa piken e turpit njerez pa byth e taban , jan llumi dhe pjesa me e keqe e nje populli nuk kan as dinjitet as moral as personalitet thjesht jan llumi popullit SHQIPTAR .ata njerez qe kan qen me bindje te kundert sot nuk flasin fare , por ata numurohen me gishtat e dores .
Eshte per tu habitur me shkrimin!
Ku autori ka vertet si qellim te binde opinionin publik me te vertet.Se ne ate koh ka pas guxim per nje organizim puc te till nga disa njrez.Kjo ka qen vetem ne fandasit komuniste.Aqe sa armik munde te ishte Mehmet Shehu aqe sa anti komunist dhe vertet do te vriste Enverin Kadri Hasbiu njeriu me komunist se ai nu gjindesh….pra per rinin e sotme antikomunizmi egzistonte ne zemrat dhe shirtin e me shume se gjysma e popullsis.Por asnjehere nuk kishte sabotazh ne ushtri arsim kultur bujqesi etj.Komunizmi bente spastrim deri ne kupolat me te larta ne drejtimin e shtet.Kjo jo se ndodhte me te vertet.Por qe te dridheshin te tere…se vertet kudo kishte armiq dhe partia me sh Enver i zbulon dhe demaskon
DASHNOR KALOCI TRIBUN E SE
VERTETES!
– Faleminderit nga zemra !
– Nga Alban Dega, Nju Jork
Dashnor Ksloci meriton vleresimin dhe nderimin e cdo shqiptari qe do te njohi te verteten!
Pse!?
Sepse cdo fakt e shoqeron me dokumente dhe deshmi te gjalla sic ka ndodhur ne kohen kur ka ndodhur pa nderhyrje.
Persa u perket Interpretimeve te tij personale, mendimi i lire dhe Liria e Fjales jane te drejta themelore te njeriut ne cdo vend demokratik te Botes !
Shfrytezoj rastin qe ne emer te familjes, fundit dhe shpirtit te babait tim ne parajse, Ram Dega, drite paste, te falenderoj publikisht per botimin, nxjerrjen ne drite te dokumentit e Raportit “ Teper Sekret” te ish ministrat te Brendshem ne ate kohe e Kryeminister i Shqiperise per tri dekada, Mehmet Shehu, per Qoftelargun Enver Hoxha ne vitin 1950!
Ndersa im ate luftonte prej 6 muajsh me vdekjes nga plagosja e rende ne mbrojtje te Atdheut Mehmet Shehu njoftonte Enver Hoxhen se “ … Rame Degen do ta spastrojme ne rastin me te pare” ( !? )
Vetem 3 muaj me pare ne nje perleshje te armatosur me nje bande terroriste te Aleksander Rankovicit ne rregallen e Shkambit te Rajes ne Nikaj- Mertur, Lekbibaj te Tropojes nje shokut te tij te njesise antiterror te “ Mbrojtjes se Popullit” i rreshqet kemba dhe rrokullisen guret duke bere zhurme e zgjuar banden qe ishte strehuar ne nje shpelle ne krye te gurishtes !
Ata menjehere hedhin 8 granada dore thermuese dhe nga shperthimi i tyre dhe thermimi i gureve vritet nje dhe plagosen tre te tjere, midis te cileve babai im teper rende.
Ngaqe ne Tropoje nuk kishte spital, pasi ne ate kohe qytet I Bajram Curri nuk ekzistonte, ishte thjesht fshati Kolgecaj, dergohet ne spitalin e Kukesit dhe pas tri javesh be Spitalin Ushtarak ne Tirane per 5 muaj ku me saje te aftesive te Dr. Veli Toti dhe zotesise se nje doktoreshe sovjetike me emrin Tatjana rikthehet me jete…
Vetem 6 muaj pasi del nga spitali “ spastrohet” nga “ Mbrojtja e Popullit” dhe i thote se jemes Hanife Arifi- Kulici , “ma baj gati nje postagji ( postiqe ) dhe nje jastek me shevar ( bar i bute ) se shume shpejt qeveria do te me coje per kurim me te forte e me te gjate ne Bullgari sepse kam cifla guresh dhe bombash ne krye !”
Ishte nje justifikim i bute per te mos shqetesuar familjen sepse priste nga casti ne cast burgosjen apo “spastrimin e plote sipas vete Mehmet Shehut per Enver Hoxhen….!
Faleminderit nga zemra Dashnir Kaloci- Tribun i se Vertetes !
Sa e vertete ishte per keta qe u perpoqen ta sillnin me afer 1990ten zoti Komentuesi e tregon vete 1990ta.
Vetem “njerezit” e semure si fetare ashtu edhe “komuniste” nuk pranojne qe Shqiperia ishte nje burg I madh per te gjithe,por sidomos per ata qe ishin viktime e luftes se te forteve kunder te dobteve te ashtuquajtura “Lufta e Klasave”.
Pasojat e kesaj Lufte e paguan akoma ky shtet myslimane krijuar nga interesat e Fuqive te Medha dhe jo te Identitetit dhe Historise para Turke ne mes te Ballkanit.
Ne qofte se keta ishin armiq te popullit,cmund te na thuash per luften e klasave,urrejtjen ndermjet shqipetareve,me mijera te pafajshem te persekutuar mb e internime,burgje perseri nga te huait u dhane Lirine qe eshte e drejta e themelore e Njeriut.
Mirepo per fat te keq,administrata 50vjecare mbeti e njejte dhe pjesa e popullit qe I takonte te hakmerrej per padrejtesite eshte akoma I pafuqishem.
Kete e tregon fakti qe jemi shteti me kriminel ne Evrope ne perpjestim te popullsise.
Detyra themelore e ketij shteti ka qene,eshte dhe do te jete te clirohej nga Turqia,sado te duket e cuditshme per ata qe mbeten turq ne identitet,dashuri,nostalgji,ndergjegje.
Pyetja eshte shume e thjeshte,o me Kastriotin ose me Allahun,se nuk mund te thuash qe viktimat 500 vjecare te Pashallareve,Bejlereve,Agallareve ishin dhe jane “vellezer” me keta tradhetare dhe faren e tyre te historise tone.
Ose me viktimat ose me gjakpiresit.
Tani, keta Kalocet dhe gjithe antikomunistet e tjere te thekur dhe qesharake deri ne dhimbje, meqe kane vendosur t’iu japin ” pafajsine ” te gjithe atyre qe denoi regjimi komunist, duhet te heqin dore nga pretendimi se populli e kundershtoi dhe nuk e donte regjimin. Ose njerezit u denuan se vepruan kunder regjimit sepse e urrenin ate ( qofte edhe keta imoralet dhe te dashuruarit me pornografi ) ose duhet te pranojne qe regjimi denoi njerez te pafajshem pasi askush nuk e kundershtoi dhe askush nukshkeli ligjet e kohes. Ose njera ose tjetra. Te dyja nuk mund te rrine bashke.