Nga Sokol Balla
Sandër Lleshi mund të dekretohet ose jo në të gdhirën e ditës së dielë, por sido që të shkojë ajo punë, rasti i tij tregoi edhe një herë se çfarë institucionesh kemi ndërtuar në këto 30 vjet: institucione leshi.
Po e nis me Presidentin, si institucioni më i lartë, ai që është përgjegjës për imazhin kushtetues të vendit. Presidenti po refuzon të thotë nëse do ta refuzojë apo jo, por s’po fsheh se ka një problem me dekretimin e ministrit të ri të brendshëm.
I ka mbetur përpjekjeve gazetareske, që këtë diskrecion të pajustifikueshëm të Presidentit, ta sqarojnë për kurioziet dhe interes të opinionit publik. Duket se Presidenti është shumë i shqetësuar nëse Sandër Lleshi mer dy rroga: si gjeneral dhe në borderonë e qeverise.
Si këshilltar për sigurinë kombetare dhe nga e diela, edhe si ministër i Brendshëm. Deri këtu duket normale. Lleshi s’mund t’i bëjë të dyja.
Pra me logjikë i duhet të heqë dorë nga njëra prej tyre. Një përplasje e tillë prapë me logjikë të thjeshtë, zgjidhej kollaj. Thirrej Shefi i Shtabit të Përgjithshëm, thirrej Gjeneral Lleshi, thirrej ministrja e Mbrojtjes.
Pas një çaji bërë nga teta në Presidencë, në prani dhe të këshilltarit ligjor të Presidentit, të Kryeministrit, bile dhe në prani të Kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, diskutohej çështja në të dyja planet, dhe Lleshit i thuhej të zgjidhte mes uniformës gri të gjeneralit dhe kostumit vjollcë të Rilindjes. Dhe në fund shtrëngonin duart të gjithë dhe ne jashtë, do të duatrokisnim për Shqipërinë Normale.
Por nuk ndodhi kjo. Prej një javë përplasja në heshtje për Lleshin, nuk ka parë as konsulta dhe as komunikime direkte, por vetëm përmes banaqeve televizive dhe ekraneve të lajmeve, përhapen mesazhe të koduara me shtrëngim nofullash dhe grushtash.
Unë e kuptoj presidentin, dhe bashkohem në përbuzjen e tij civile, se që të bëhesh ministër nuk mjafton të kesh emrin Sandër dhe të jesh me origjinë nga Lezha ose rrethinat, por ky nuk është argument kushtetues. (Dua t’i kujtoj Presidentit, se kaq i mjaftoi ministrit të propozuar të brendshëm, të bëhej gjeneral nga presidenti paraardhës, gati nje dekadë më parë).
Unë e kuptoj presidentin, kur thotë se ka hallin e përgjegjshmërisë kushtetuese, por i kujtoj sërish paraardhësin e tij si kryetar shteti, i cili ishte shumë më i sinqertë në pozicionet e tij politike, por ama, nuk e bllokoi dekretimin e një tjetër ministri të brendshëm 13 muaj më parë. Pra nuk vuri në dyshim Kushtetutën.
Për këtë arsye më shumë se shqetësim, me duket tallje ajo deklaratë e presidentit për mosfunksionimin e Gjykatës Kushtetuese. Sepse nëse do të ishte i shqetësuar, së paku ai nuk duhej të bëhej pjesë e shkaqeve për hapjen e një dosjeje të re, asaj Lleshi, për t’u dorëzuar në këtë Gjykatë, që sot nuk ekziston, por t’i paraprinte asaj me një zgjidhje.
Kjo mungesë dashurie, nga kreu i shtetit për shtetin, mund të sillte një efekt domino, dhe një seri shkeljesh ligjore dhe kushtetuese, që mund ta fusnin vend në një kaos. Dhe këtu po e vazhdoj me aktorin e dytë të kësaj komedie tragjike qe po luhet në zyrat e pushtetit.
Kryeministri aktual që ka treguar në mos përbuzje, mosdijeni dhe indiferencë ndaj kushtetutës – gjë që e vërteton dhe me propozimin e Lleshit, pa shqyrtuar më parë pozitat e tij ligjore – mund të ecë para dhe të mos tërhiqet. Mund t’ja quajë presidentit shkelje të Kushtetutës dhe të klasifikueshme për impeachment.
Po pastaj çfarë do bëjmë? Të shohim si shkarkohet një President pa 84 vota dhe pa Gjykatë Kushtetuese, për një shkak leshi?
Dmth për Gjeneral Lleshin?! Unë nuk di nëse është kjo në mendjen e Kryeministrit, por mazhoranca e tij vërtet ne maj 207, e votoi Presidentin aktual, por hundë e buze e uff e puff u vu në rresht në dhomën e fshehtë në kuvend. Unë nuk di sa Kryeministri do të mund të vazhdojë “indiferencën vrastare” ndaj kreut të shtetit, që ka nisur gati një vit më parë me dekretin e pafirmosur për kreun e SHISH.
Por di, që nga mesnata e të shtunë-dielës, kjo heshtje nuk mund të vazhdojë. Kryeministri pas mesnatës ka detyrim ligjor dhe kushtetues, ose të na thotë se cilin emër tjetër do të propozojë për Ministër të brendshëm (Etilda Gjonaj do ishte emri perfekt), ose të na japë prova sesi do ta çojë vendin për lesh, për Gjeneral Lleshin (Sandrin) dhe gjithë arsyet e tjera, që e çuan të propozojë këtë emër për pasues të Fatmir Xhafës.
Unë mendoj që Presidenti dhe Kryeministri duhet të ishin ngritur mbi këtë situatë dhe llogaritë e supozuara për KLSH dhe Gjykatën Kushtetuese të mos i përdornin për ngritjen e këtij precedenti të rrezikshëm. Por kreu i shtetit ama, ka detyrën dhe detyrimin të mos ndajë papërgjegjshmërinë politike të kujtdo, në kurriz të Kushtetutës, vendit dhe Gjykatës Kushtetuese. Këtë Precedent, ja ka bërë dhuratë paaradhësi i tij. Ta përdorë, sa kohë nuk është vonë, edhe për t’u “justifikuar” para kokave të nxehta që i kërkojnë atij përplasjen me Kryeministrin. Përplasjen le ta bëjë në politikë, por jo në Presidencë. Aty Ai i përfaqëson të gjithëve, jo vetëm ata që nuk duan Kryeministrin.
Por e kuptoj, megjithëse nuk e mirëkuptoj, frustrimin e tij nëse nuk do ta bëjë këtë. Në këtë vend ka një shumicë në rritje që mendon me trishtim e zemëratë se mjafton të quhesh Sandër, të jesh nga Lezha, të jesh mik me Kryeministrin, që të bësh përpara në jetë. Në këtë vend, është normale të ulesh edhe në tryezë me armikun tënd të dikurshëm, edhe pse dikur shkëmbeje akuza për vrasje. Në këtë vend, ulesh këmbëkryq e han bukë, edhe me atë që dikur të nxirrte cullak në ekran e donte të të varroste politikisht e fizikisht.
Në këtë vend kreu i Opozitës del mbron ish ministrin e brendshëm, të cilin prej një viti iu vu prapa si bleta mjaltit, për ta hequr. Kjo vetëm për të motivuar vazhdimin kaotik të një beteje, për të ardhur në pushtet. Dhe gjithçka duket sërish normale. Siç duket normale dhe interesante kur një ish ministër të brendshëm, në vend të fliste qetë e pa ngarkesa, për drejtësinë që më në fund po i vihej në vend, del dhe flet si Edmond Dantes pas kthimit nga Chateau d’If.
Këtu gjithçka duket normale se ky është vendi që kemi ngritur vetë. Jo Rilindje, por Riciklim. Jo Republikë e re, por republikë reklamash. Jo thelb, por formë. Jo ligj, por kanun. Dhe ndaj jemi këtu ku jemi. Me një Kryeministër Regjisor, një Kryeopozitar Aktor dhe një President Skenarist. Një film hollivudian me aktorë nga Bangladeshi. Një House of Cards, si kullë në Vi[idol.
Një Shqipëri Leshi. Ose Lleshi.
Varet nga këndi i vështrimit.(javanews)
Bravo te madhe sokol………
As shqiperi Leshi as Shqiperi Lleshi!
Eshte Shqiperia 2.0 e rrotakes tende cullak ne skype, o pervers!
Skypion, te dogji ëëë. Por, eej. Qepe e kripe thotë populli.
Kesaj rradhe me pelqeu skypioni, o Sokol Bolja a e ke perditesuar skype, ti meriton versionin -pro vallahi.
Me vjen keq se e quan veten gazetar por prrpara duhet te dish qe Kryeministri ka te gjithe te drejte. Te propozoje emrin e ministrit, dhe ty ndoshta nuk te pelqen fytyra apo trupi apo ndonje tjeter tek zoti Lleshi, por nuk je ti Kryeminister eshte z. Rama dhe atij i takon e drejta te zgjedhe. E dyta ai do te punoj me z. Lleshi dhe jo ti. Dhe pergjegjesia eshte e gjitha e tij. Prandaj ju kazani o lexoni ligjet dhe rregullat e qeverisjes o ju lutem mos ngaterroni me shume pune me ate kazanin tuaj te mbushur me zilira, mllefe, thashetheme dhe letyre.
Megjithate, o “Kushtetuta”, k/ministri nuk duhej ta propozonte kur S. Lleshi kishte edhe funksionin e Gjeneralit, sepse duhej ta dinte se, si minister, nuk mund te mbante dy funksione. Duhej ta kishte hequr Gjeneralin me pare se ta çonte ne Presidence propozimin qe atje te mos kishte asnje ngerç. Perse nuk e ka bere me pare kete? Ketu dalin shume hipoteza qe nuk po i rreshtoj sepse disa prej tyre i ka thene S. Balla.
Nuk e di se cfare te keqe ka emri Lleshi,pse keni alergji per emrat katolik dhe shqiptar.
Ne vazhdim te aresytimit tuaj,ju duhet to therrasim Sokol Bolja.
DUKET SHESHIT QE KY SHKRIM NUK PERBEJNE SHQETESIM PER GRADAT E LLESHIT.
NE SE E MERITON ATE VEND SI MINISTER I BRENDSHEM AI ESHTE SANDER LLESHI.
SOKOLI AS QE NUK E KA NJOHUR HIC SANDER LLESHIN.
TE BESH METAMORFOZA ME MBIEMRIN DHE TE NDERTOSH PARAGRAFE DUKE MBJELLE VRERIN E AKUMULUAR PER SANDRA TE NDRYSHEM NE KET SHQIPERI TE MJERE ESHTE NJERA ANE.
ANA TJETER ESHTE ME MIRE TE MOS JESH SOLL LILI I POLITIKES SHQIPTARE.
POSTI I MINISTRIT TE BRENDSHEM NE SE DO TI SHKONTE PER SHTAT AW MIRE , KJO DO ISH FIGURA E SANDER LLESHIT SI FIGURE E PA PERLYER E PAKOMPROMENTUESHME.
KAQ DHE KESHTU I DUHET VENDIT ANI PSE MUND TE VIJE NGA BULQIZA , RROGOZHINA , LESKOVIKU APO MALESIA E MADHE.
C’KUPTIM KA DHE C’MORAL NGRE ME PERGOJIMIN E SANDER LLESHIT KY I PA MORAL.
A KA GAZETARIA VEND PER IMORALITET.
ENDE PA U SHFAQUR , ENDE PA U EMERUAR GODASIM NJE PERSON BEGRAUNDI I TE CILIT DO ISHRE ZILI EDHE NE BOTEN E JASHTME NE VENDET PERENDIMORE.
MIREPO PER KETE NUK KA FAJ SOKOL BALLA.
FAJI ESHTE I RAMES QE NUK PYETI SOLL LILIN KE TE PROPOZONTE PER MINISTER TE BRENDSHEM.
FUNDJA DHE NDONJE SHORT NE EMISIONIN E KOLIT ME LISTA EMRASH SI KANDIDATE NUK DO ISHTE KEQ.
U PIKA !
SHQIPERI ME SHQIPTARE TE BALTOSUR.
Prrsidentit mafioz bythqire i duhen shkerdhyer robt e shpise.Per ate kurve do ta lemr vendin peng te krimit.Ca kujton ai bythqire se vlen me shume se nje komb??
Sakt “kushtetuta”
PER SA KOHE QE SHQIPETARET , JANE AKOMA NE KOMA , DUKE MOS REAGUAR NDAJ POLITIKES MAFIOSE , POR MENDOJNE VETEM SI TE KALOJNE KOHEN NE PER KAFE , KY VEND NUK DO TE RREGULLOHET KURRE . MOS PRISNI, QE TE VIJNE TE HUAJT DHE TE NGREJNE ZERIN, NE VEND TE KETIJ POPULLI IDIOT DHE TRU LESH .
Kryeministri Shqiperise, si njeri qe e ka votuar popullin duhet te ngrihet sot te mbroje kushtetuten. Mbrojtja e saj eshte shkarkimi i presidentit qe e ka dhunuar ate. Presidenti emrohet nga parlamenti per ta mbrojtur, Ilir Meta nuk i doli zot por e dnhunoi, prandaj duhet shkarkuar. Jane dy rruge: ashtu si u zgjodh me 71 vota ose brenda 30 diteve me referendum. Ama nuk i lejohet Edi rames qe te shkele kushtetuten, ndersa Ilir Metes apo dhe Sali berishes u lejohet duke marre dhe çmimin me vete. Shkarkin dhe pergjegjesi penale deri ne gjyq e burg. kete e ka ne dore, le ta beje si burre shteti dhe mos te fshihet pas “konsensusit”, qetesise apo frikes se trazirave. Duhet te trazohet qe te kullohet perfundimish, ka thene populli shqiptar i mençur dhe i ndershem dhe jo keta bashibuzuke si Ilir Meta. Per çdo vones, pergjegjesi eshte e Edi Rames.
analize perfekte por kuj ja thua
Sokolit i duket vetja mbi te gjithe (kupto: mbi Ramen, Meten etj.). Te gjithe keta “drejtuesa” emisionesh kujtojne se jane shefat e qeverise. Ky Sokoli propozon nje emer per minister te brendshem. Po hidhu ore trim (me sakte ko..e), dil beju me nje parti, mblidhi votat e pastaj shko bej politiken e te shohim se cfare dini te katranosni. Flasin te gjithe pas kafazit, njeri me i zgjuar se tjetri.
Rama duhet te kembengule tek propozimi i tij .E ndoqa Lleshin ne debat ne opinion, nuk e shikoj kurre Fevziun pavaresisht se kush shkon,per kuriozitet.Me gjithe gazetarine idiote te Fevziut dhe menyra e ndyre provokative , tek pergjigjet e Lleshit pashe me shume saktesi, korrektese dhe qyteterim ne raport edhe me disa intelektuale normale.Natyrisht forca organizative, karakteri , kultura profesionale dhe ajo shtetare duken ne praktike .Por ne pergjigjet e tij si tralle here pashe nje atdhetar me baze kulture demokratike e perendimore.Ne perpjekjet per te bere shtet natyrisht Rama nuk mund ta zevendesoje Xhafajn, nje politikan dhe profesionist i afte me nje personazh pa personalitet.Prandaj edhe Meta po trembet seriozisht .Sepse Lleshi ka perkrahjen perendimore sidomos gjermane.Dhe Gjermania eshte i vetmi shtet qe po kerkon seriozisht ecjen perpara te shqiptareve , te Shqiperise , Kosoves dhe Maqedonise .Nderkohe qe llumi politik brenda kerkon me cdo kusht ti shpetoje drejtesise .Eshte cmenduri qe politikane , gjyqtare,prokurore , drejtues lokale jane pasuruar ne menyre te llahtareshme vetem me …rroga…Dhe kjo eshte e paranueshme per perendimin.Prandaj po synohet ne figura te reja te pakorruptuara dhe duket Lleshi eshte nje nga keta.Ti Balla deshmon se pjese e llumit kur i ngaterron qellimisht fjalet me mbiemrin e personit ne fjale.Nuk hy ne karakterin tend i cili eshte i barabarte ne vlere me dojcmarkat e republikes se Vajmarit ne vitet 20..te.
Ore nuk te mora vesh!!! Ti e bere kete shkrim per te promovuar Etilda Gjonaj!!?? Po kush te pjerdh ty bie llafi!? Ose te pakten si gazetar ose analist te kishe dhene dhe ca emra te tjer sa per furca. Tani sipas radakes tende vetem kjo e ben per ministre?? Ik ore bej shuren andej
Këndvështrimi jo i keq, dhe deri nga mesi hahet, por që në titlll, kur thua “Shqipëri Lleshi” e ke shkelur, madje rëndë, se nuk mund të bësh aliteracion apo lojë fjalësh me mbiemrin e një personi, pse fyen atë që e mban këtë mbiemër. Në fund të fundit, ç’kuptim ka togfjalëshi “Shqipëri Lleshi”?.. Si ta marrim? Vetëm për rimë me leshin. “Shqipëri Leshi” do ta pranoja, por jo “Shqipëri Lleshi, pse zoti Lleshi (në këtë shkrim) është një person real. Mos do të thuash: “Lleshi si Leshi”?! Duhet të ketë “zemër të fortë” zoti Lleshi, nëse nuk ju lyp hesap për fyerje.
Ky shkrim eshte brilant.
Thënë ndryshe, bravo Kol Balla, ose Palla!
Ty kushtetuta mos merr zjarr kot.
Te ishe nxehur me pare (ne 2008), kur Edi i vurri b…then kushtetutes bashke me Saliun.
Tani qe u be padishah, sulltan, zot, ectr. mund te beje cfar te doje dhe ne te mos ndihemi.
Sic beri Saliu qe nga fundi zgjodhi Mulin per minister, edhe Edi zgjedh nje Ushtar per te zbatuar urdherat.
Ka nxjerre mesime nga kastravecet si Ahmetaj, Kumbaro, Gjiknuri, Nikolla, ectr. qe i kane dale nga rreshti dhe
zgjodhi gjeneralin per te shtrenguar ushtaret e qeverise.
Jo se une jam me pislleqet e Metes.
Meqe e zgjodhi ushtarak, sic “e ndriti” me 12 Prefektet, pse nuk emeron nje Polic karriere qe eshte dhe i fushes ?
Pse nuk zgjodhi nje jurist ?
Me cte drejte ti Balla ben insinuata per Sander Leshin deri ne fyerje.Me cte drejte? pse??Per cfare e fajson??? Pse presidenti ve shkopinj ne rrota qeverise duke perfituar se ska Gjykate Kushtetuese????,dhe qeveria ska mundesi ta denoncoje.Pse nuk ka transparence nga presidenca per popullin???
Tamam shqiperi leshi, kur na del hero dhe sander lleshi! Prandaj paska thene i madhi konice “shqiperi te kam dhjere, s’me kuptove asnjehere”
Si nuk te vie turp ore idiot qe fyen ne kete menyre.
Nuk e kuptoj heshtjen apo perqeshjen qe po ben Presidenti i vendit. Kryeministri ne te drejten kushtetuse dergon nje person per tu dekretuar.Presidenti eshte i detyruar qe brenda aftit ligjor te pergjigjet.Cdo veprim tjeter eshte papergjegjshmeri,dhe krijon shkak per kaos.
Edhe nje here me shum bindem, se nese ky bandit “president ” kerkon te luaj me kushtetuten edhe maxhoranca me shum se kurre eshte ne te drejten e saj qe ta detyroj kete bandit, qe edhe nese refuzon ne menyre antikushtetuse kandidaturen e Lleshit, maxhoranca si kandidature te dyte te dergoje perseri Lleshin! Ta shohim se si do te luaj ky bandit me kushtetuten dhe me vullnetin e maxhorances?
Mbetem perkrahes i variantit te Erion braces per zgjidhjen e krizen se stisur nga ky bandit, qe fatkeqesisht na e ben peshqesh per president!
O Sokol ! Po ti flet brockulla as qe e njeh Gjeneral Sander Lleshin . E para nuk eshte nga Lezha , por nga Mirdita. E dyta eshte nje nga Intelektualet dhe ushtaraket me te mire dhe me te pergatitur qe ka pasur Shqiperia , per kete flet e gjithe CV e Gjeneralit. Ben mire si gazetar Leshi qe je mos te ofendosh figura si Gjenerali , qe keta politikanet qe ju servilosesh cdo dite as qe i afrohen si ne pergatitje dhe ne figuren morale te paperlyer . Mesa duket ju jeni njesoj si Ilir Meta qe ka vjedh plackit dhe eshte President. Kjo eshte Kuje dhe fatkeqesia e Kombit Shqiptar. Num e meritojme Sander Lleshin . O Sokol ik bjeri me dore kete di te besh me mire…jo te flasesh per figura qe duhet te lash gojen perpara se te flasesh.
A MOS KA ARDHE KOHA PER ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT NGA POPULLI !?
Nje Referendum mbarepopullor per zgjedhje e Presidentit te Shqiperise drejtepersedrejtii nga populli.
Bashke me zgjedhjet lokale te vitit te ardhshem te zhvillohej edhe Referendumi me nje pyetje te thjeshte
– A je dakord qe Presidenti i Republikes se Shqiperise te zgjidhet drejtepersedrejti nga populli?
Po …. Jo……
ne te njeten flete- votimi
As nuk harxhohen parate e taksapaguesve shqiptare dhe as humbet kohe.
Kjo do te ishte zgjidhja me e mire per tu dhene fund zgjedhjes se presidenteve te vetinkriminuar vetdiskritituar ne syte e mbaré shqiptareve dhe nderkombetareve me zerin e figuren e vet, ngerceve prej karaduzesh politike dhe zezonave presidenciale ala Sali Berisha ala 26 maj 1996 e shkurt- korrik 1997!
Nuk ka bese me te pabesin e burreri me te paburrin.
Si mund te qendroje President nje person qe nuk e priti asnje zyrtar i ulet i Departamentit amerikan te Shtetit dhe administrates se aleatit tone kryesor strategjik SHBA -se, cka e kaloi ne heshtje absolute KazanI mediatik i Tiranes !
Kazani mediator ishte teper i zene me komotet antikushtetuese e deestabilizuese te opozites Babale te Havaleve te Shqiperise Sali Lul, Mona Cizmja, Mul Stanishici, Enkeled Ervin Gazmend Gebelset …. e “ Bandes se Gangstereve” politike, biologjike she media time te tyre !?
Ke te drejte Sokol. Sander Lleshi nuk eshte per minister te brendshem po per President republike. Sandri duhet te jete ne vendin e presidentit hajdut. Kjo perballje eshte perballje mes Sandrit kapacitet, te paster e me dinjitet dhe Metes hajdut e pasarxhi ne pushtet.
A MOS KA ARDHE KOHA PER…
zgjedhjen d Predidentit me Referendum Mbarepopullor !?
– Nfa Alban Dega, Nju Jork
Nje Referendum mbarepopullor per zgjedhjen e Presidentit te Shqiperise drejtepersedrejtii nga populli.
Bashke me zgjedhjet lokale te vitit te ardhshem te zhvillohet edhe Referendumi me nje pyetje te thjeshte
– A je dakord qe Presidenti i Republikes se Shqiperise te zgjidhet drejtepersedrejti nga populli?
Po …. Jo……
ne te njeten flete- votimi
As nuk harxhohen parate e taksapaguesve shqiptare dhe as humbet kohe.
Kjo do te ishte zgjidhja me e mire per tu dhene fund zgjedhjes se presidenteve te vetinkriminuar vetdiskritituar ne syte e mbaré shqiptareve dhe nderkombetareve me zerin e figuren e vet, ngerceve prej karaduzesh politike dhe zezonave presidenciale ala Sali Berisha ala 26 maj 1996 e shkurt- korrik 1997!
Nuk ka bese me te pabesin e burreri me te paburrin.
Si mund te qendroje President nje person qe nuk e priti asnje zyrtar i ulet i Departamentit amerikan te Shtetit dhe administrates se aleatit tone kryesor strategjik SHBA -se, cka e kaloi ne heshtje absolute KazanI mediatik i Tiranes !
Kazani mediatik ishte teper i zene me komplotet antikushtetuese e destabilizuese te opozites Babale te Havaleve te Shqiperise Sali Lul, Mona Cizmja, Mul Stanishici, Enkeled Ervin Gazmend Gebelset …. e “ Bandes se Gangstereve” politike, biologjike dhe mediatike te tyre !?
Updated
A MOS KA ARDHE KOHA PER…
zgjedhjen e Presidentit me Referendum Mbarepopullor !?
– Nga Alban Dega, Nju Jork
Nje Referendum mbarepopullor per zgjedhjen e Presidentit te Shqiperise drejtepersedrejtii nga populli.
Bashke me zgjedhjet lokale te vitit te ardhshem te zhvillohet edhe Referendumi me nje pyetje te thjeshte
– A je dakord qe Presidenti i Republikes se Shqiperise te zgjidhet drejtepersedrejti nga populli?
Po …. Jo……
ne te njeten flete- votimi
As nuk harxhohen parate e taksapaguesve shqiptare dhe as humbet kohe.
Kjo do te ishte zgjidhja me e mire per tu dhene fund zgjedhjes se presidenteve te vetinkriminuar vetdiskritituar ne syte e mbaré shqiptareve dhe nderkombetareve me zerin e figuren e vet, ngerceve prej karaduzesh politike dhe zezonave presidenciale ala Sali Berisha ala 26 maj 1996 e shkurt- korrik 1997!
Nuk ka bese me te pabesin e burreri me te paburrin.
Si mund te qendroje President nje person qe nuk e priti asnje zyrtar i ulet i Departamentit amerikan te Shtetit dhe administrates se aleatit tone kryesor strategjik SHBA -se, cka e kaloi ne heshtje absolute KazanI mediatik i Tiranes !
Kazani mediatik ishte teper i zene me komplotet antikushtetuese e destabilizuese te opozites Babale te Havaleve te Shqiperise Sali Lul, Mona Cizmja, Mul Stanishici, Enkeled Ervin Gazmend Gebelset …. e “ Bandes se Gangstereve” politike, biologjike dhe mediatike te tyre !?
UNE MENDOJA SE JE CA I MENCUR ORE Sokol ….!?
Perversiteti dhe mencuria jane ne gen,po ti mos u merzit !