Presidenti Ilir Meta nuk ka marrë asnjë vendim për të dekretuar ministrin e ri të Brendshëm, Sandër Lleshi.
“Zëri i Amerikës” thotë se zyrtarisht, afati për të miratuar dekretin ka kaluar dhe Lleshi nuk mund të emërohet më ministër.
Por Presidenca pretendon të kundërtën.
Sipas saj, afati i fundit është sot në mesnatë.
“Afati i presidentit per dekretin skadon ne fundin e dites se 7, qe eshte sot ne oren 24:00, ne mesnate”, thonë nga Presidenca.
Me sa duket, Meta do të presë deri në mesnatë për vendimin.
Ose nuk do të bëjë asgjë, duke e djegur kandidaturën e Lleshit.(TemA)
Meta eshte i tredhur. Do e dekretoje me patjeter. S’ka rruge tjeter.
Duke mos bere asgje , rjedhimisht tregon qe nuk ushtron detyren presidenti.