Lulzim Basha flet për Sandër Lleshin: Nuk e njoh nëse është njeri i mirë

2 Nëntor 2018, 21:24Politika TEMA

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ishte sot i pranishëm në Zonë e Lirë ku u pyet nga gazetari Arian Çani për propozimin e ri të Ramës për ministër i Brendshëm.

Ishte Saimir Tahiri në fillim, që hapi krahun, pastaj Fatmir Xhafaj dha dorëheqjen pas një sherri me Edi Ramën, pastaj vjen ky…?

PD nuk është autoriteti i dosjeve, ky personazh prej 5 vitesh është këshilltar i Ramës për sigurinë. Kaq dihet, nuk ka rëndësi gjërat e tjera. 

Por patëm prova për lidhjet e drogës të Saimir Tahirit. Letrat thonë bashkëpunim me Habilajt. Nuk ka shkelje në Itali, por ka në Shqipëri ama. I dyti u largua pas një tjetër skandali.

 E kishte vëllain trafikant. Fabrikoi një dëshmitar të rremë për të goditur opozitën.

I treti nuk është figurë politike, është vartës i kryeministrit. Nuk e njoh nëse është njeri i mirë. 

Nuk e njoh nga afër, nuk e di a pi alkool, a pi duhan, e trajton mirë bashkëshorten. Por duhet ajo që është me interes për publikun.

Pse nuk e dekreton Meta?

Është çështje e tij, punë mes Presidentit dhe kryeministrit. Ajo që mund të them nga ana politike është që është një vartës i kryeministrit.

Një person pa personalitet politik, pa përgjegjësi politike, pa rrënjë. Ai është 100% si shkak i vullnetit të Ramës. Kaq dimë deri më sot.

Do e keni të vështirë për t’i gjetur gjëra?

Detyra nuk është të gjejë gjëra te ministrat, por të shohë a i shërben publikut.

2 komente në “Lulzim Basha flet për Sandër Lleshin: Nuk e njoh nëse është njeri i mirë”

  1. PO KUSH KARIN ESHTE KY MOR AMAN !

    SANDRI DO TI RRASI NE REC

    KTA KRIMINELE BOSHTIN E SE KEQES SHQIPTARE

    SALI-META-BASHA – NE NJI QELI BASHKE NE REC !

  2. vang says:

    Do ta shaje por ska c’ti thote.E vetmja gje qe eshte fakt ,eshte keshilltar i Rames.Kane shprese se Meta nuk do ta dekretoje.dhe kane friken se po u be minister i brendeshem nuk do ti lere te kalojne si miu ne mustaqe. Guxoi KY BASHA TE THOTE GJITHASHTU PER LLESHIN SE QENKA PA PERSONALITET POLITIK .Sa per dallimet klasike midis te majteve dhe te djathteve kur respektojne te njejten Kushtetute,ato nuk kane me agresiviten qe kane patur.KRYESORJA QE I NDANE ESHTE KUSH TE MARRI PUSHTETIN .Vlerat pastaj jane individuale:morali i shendoshe.,ndershmeria,dashuria per atdheun dhe njerezit e thjeshte.Keto Lleshi i ka dhe Basha jo.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje