Adnan Khashoggi me njërën nga gratë e tij të shumta
Adnan Khashoggi ka qenë xhaxhai i gazetarit të vrarë saudit Jamal Khashoggi (ose: Xhemal Hashikxhij, siç duhet të shqiptohet në shqip). Përtej emrit historia e klanit Khashoggi është e pasur me afera, skandale, dredhi, tregti me armë, orgji seksuale dhe ndikim të madh politik dhe ekonomik deri në shtëpinë mbretërore saudite. Adnan Khashoggi, i konsideruar si njeriu më i pasur në botë, kishte edhe një mik shqiptar.
Nga Enver Robelli
Sipas supozimeve të fundit trupi i Jamal Khashoggi (Xhemal Hashikxhij) menjëherë pas vrasjes është tretur në acid. Por, për historinë e klanit të tij ende nuk janë thënë të gjitha. Sepse historia e familjes Khashoggi është tepër interesante. Së pari sa i përket mbiemrit. Në mediat ndërkombëtare emri i gazetarit saudit po shkruhet kështu: Jamal Khashoggi. Sipas profesorit Xhabir Hamiti në shqip emri duhet të shqiptohet si vijon: Xhemal Hashikxhij. Fjala Hashikxhij rrjedh nga gjuha osmane dhe në gazetat turke shkruhet «Kaşikçi». Kjo fjalë domethënë: «lugëbërës». Të parët e Xhemal Hashikxhij janë me origjinë nga qyteti turk Kayseri dhe me gjasë kanë qenë lugëbërës. Njëri nga anëtarët e klanit Hashikxhij pas shkuarjes në Mekë për haxh vendosi të qëndrojë në qytetin e shenjtë mysliman. Nga osmanishtja rrjedh edhe fjala serbe «kašika» (lugë) dhe fjala persiane «kaşik».
Miqësia me Hajdin Sejdinë
Sipas mediave gjermane gjyshi i Jamal Khashoggit (Xhemal Hashikxhij) ka qenë mjek personal i Abd al-Aziz ibn Saud, themeluesit të Arabisë Saudite. Deri në shpërbërjen definitive të Perandorisë Osmane Arabia Saudite (përfshirë Mekën dhe Medinën) ishin nën sundimin e Stambollit. Pastaj fiset arabo-saudite themeluan shtetin e tyre.
Nga klani Khashoggi më i njohuri është Adnan Khashoggi, i biri i mjekut të mbretit saudit. Adnan Khashoggi njihet si një pasanik i madh, tregtar i armëve me famë të dyshimtë në mbarë botën, qejfli i shfrenuar, aventurier i dhënë pas luksit, grave të bukura, shampanjës, jahteve. Në vitet 90-të njëri nga biznesmenët më kundërthënës të botës shqiptare, Hajdin Sejdia, krenohej me «miqësinë» e tij me Adnan Khashoggi. Si Hajdin Sejdia edhe Adnan Khashoggi në vitet 80-të një pjesë të aktiviteteve të tyre biznesore e kanë zhvilluar edhe në Zvicër, atëbotë një oazë e sigurt për fshehjen (Khashoggi e Sejdia do të thoshin: ruajtjen) e parave në bankat e Zürichut dhe Gjenevës.
Arrestimi në Bernë
Biografia e Adnan Khashoggit mban titullin: «The Richest Man in the World». A ishte më i pasuri apo jo – mbetet mister, por në kulmin e veprimtarisë së tij pasuria e Adnan Khashoggit vlerësohej mes dy dhe katër miliardë dollarë. Kur gruaja e tij e parë Soraya dorëzoi padinë për divorc, ajo kërkoi 2,5 miliardë dollarë. Në fund ajo mori 950 milionë dollarë.
Në vitin 1989 Adnan Khashoggi u arrestua në Bernë me kërkesë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës nën akuzën se i kishte ndihmuar sundimtarit të Filipineve, Ferdinand Marcos, të fshehë pasurinë e tij në botën e jashtme. Por, pas esktradimit në SHBA Khashoggi u lirua si i pafajshëm nga drejtësia në New York. Dy vite para arrestimit në Bernë, Adnan Khashoggi ia kishte shitur jahtin e tij «Nabila» njëfarë Donald Trumpit. Si sot edhe atëherë Trump ishte lavdëruar për aftësitë e tij prej biznesmeni, duke thënë se ia kishte zbritur çmimin Adnan Khashoggit nga 70 milionë dollarë në 30 milionë dollarë. Khashoggi kishte edhe avionin e tij privat Douglas DC-8.
Thuhet se shumë kontrata të dyshimta për tregti me armë Khashoggi i kishte lidhur në jahtin e tij duke lundruar në ujëra ndërkombëtare, aty ku s’vlenin ligjet e asnjë shteti. Për çdo pazar Khashoggi merrte deri në 15 për qind provizion. Adnan Khashoggi u lind në vitin 1935. Falë lidhjeve të babait të tij me shtëpinë mbretërore saudite, Adnan Khashoggi arriti të shkojë në Shtetet e Bashkuara, ku studioi biznes. Lidhjet me sundimtarët në Riad ia lehtësuan atij edhe tregtinë me armë.
Mjekët zviceranë në jahtin e Khashoggit
Në Zvicër Adnan Khashoggi kishte lidhje mjaft të mira. Sa herë që kishte nevojë për trajtim mjekësor, atij ia dërgonte mjekët në jaht një drejtor i një spitali në Bernë. Për këtë shërbim drejtori mori qindra-mijëra franga honorar. Kur u zbulua, ai u dënua me 3 vjet burg për mashtrim. Avokat i Adnan Khashoggit në Bernë ishte Ralph Zloczower, më vonë kryetar i Federatës së Futbollit të Zvicrës. Ka shumë mite për Adnan Khashoggin, njëri ndër ta është se shpenzimet e tij silleshin rreth 250 mijë dollarë në ditë dhe jahti i tij ishte një lloj vatre e orgjive seksuale! Nip i tij ishte egjiptiani Dodi al-Fayed, i dashuri i fundit i princeshës Diana. Adnan Khashoggi vdiq më 6 qershor 2017 në Londër në moshën 82-vjeçare. Pak më shumë se një vit më vonë në konsullatën e Arabisë Saudite u vra Jamal Khashoggi (Xhemal Hashikxhij). Por, vdekja e tij nuk ishte e natyrshme.
Robell
Sikur te kishe mbaruar filloren para se te mbaroje unisversitetin ( si shume politikane dhe police ne shqiperi) do ta dije se kur flitej dhe shkruhej gjuha perse turqishtfolesit ishin akoma duke ngrene fruta ne peme.
Mire qe ke bo sulm ad hominem ndaj enver robellit, o ben kari , po dhe kete sulm nuk e shpjegu se ca ke dash me thone. Kokloqe
Kjo s’domethene asgje Beno, mire eshte qe dhe ti para se te komentosh ata qe zoterojne te pakten nje diplome universiteti, te lexosh ndonje gje, se s’shtyhet jeta duke bere vetem bejte… Perset kane qene nje nga qyteterimet me te lashta, po sic thote Hegeli historia zhvillohet si nje spirale, keshtu qe kur osmanet ishin ne kulmin e pushtetit, pasurise dhe zhvillimit, perset ishin katandisur qe hanin me duar… keshtu qe s’ka asnje gje per t’u habitur qe si ata, si serbet, fjalen luge e kane huazuar nga osmanishtja… Zoteria per me teper t’a shpjegon etimologjine e fjales… po nejse ti si bejtexhi i rrymes se Hasan Zykos kaq te thith sfungjeri brenda kafkes
shkrimi eshte per Adnan jo per gazetarin e vrare dmth Jamal Kahshoggi??? Se vetem 2 rreshta ne fillim e dy ne fund kishte per Jamal
Pse nuk e mbyllni gropën e Hajdinit në Tiranë?
Se unë shpesh po ia mbylli gropën gruas se Hjadin plakut këtu në Prishtinë.
O Robell, ti je fytyra e kosovarit tipik gjysem te shkolluar. Normalisht mund te ishe nje mesues filloreje i mire.