Basha “tradhtoi” Berishën: Kushti që i vura në 2013-n për të bashkëpunuar me Ramën (por ai se dëgjoi)

2 Nëntor 2018, 08:49Politika TEMA

Sali Berisha ka rrëfyer për herë të parë një bisedë që ka bërë me kreun e PD-së, Lulzim Basha pas zgjedhjeve të vitit 2013-ës. Sipas Berishës, nëse Rama do të këpuste lidhjet me krimin do të bashkëpunonin me të për çështje të integrimit.

“Po ju tregoj bisedën që kam bërë me Bashën në 2013-ën.

Kemi thënë që se nëse Rama këput lidhjet me krimin, ne do vendosnim një bashkëpunim sa u përket çështjeve të integrimit në BE.

Këtë ja kam thënë edhe Ramës në parlament: “Ty të amnistuan shqiptarët”. Unë ia dija lidhjet e tij me krimin. I

kam thënë që “nëse i këput ato lidhje do t’i shërbesh vendit tënd”, – tha Berisha në një intervistë në emisionin “Debati” në Channel One të gazetarit Roland Qafoku.

Por, Basha e injoroi Berishën dhe mbrëmjen e 16 majit u ul gjatë me Ramën tek e tek, për të arritur një marrëveshje bashkëqeverisje që zgjati gjashtë muaj.

Dhe që thuhet se është ende në fuqi.(TemA)

1 komente në “Basha “tradhtoi” Berishën: Kushti që i vura në 2013-n për të bashkëpunuar me Ramën (por ai se dëgjoi)”

  1. Përsa kohë është jashtë saliu këto punë të liga kemi. says:

    Basha nuk të dëgjoi tyyyyyyy, kryhalenëëëëëë? Si ka mundësi, ti e ke tredhur dhe e tredh lulushin sa herë të do trapi Pa urdhërin tënd ai nuk shkon dot as në hale. A po ka bërë listat e zgjedhjeve pa ty? Të gjithë në pd e dinë se listat i bëre ti sali por kanë frikë dhe bëjnë sikur shajnë lulin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje