Meta, edhe 24 orë afat për Sandër Lleshin. Pse s'po e firmos dekretin dhe precedenti i Nishanit...

2 Nëntor 2018, 08:29Politika TEMA

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka vendosur të përdorë të gjithë afatin ligjor që i ka dhënë Kushtetuta për t’u shprehur me dekret për Sandër Lleshin, propozimin e Kryeministrit Rama për ministër të Brendshëm.

Pavarësisht se nga e shtuna e 27 tetorit ka në tryezën e tij këtë propozim, udhëtimet zyrtare jashtë vendit, por edhe konsultat e detyrueshme me institucionet kushtetuese për t’u informuar në lidhje me këtë kandidaturë, kanë marrë kohën e plotë kushtetuese për dekretin.

Duke marrë parasysh ditën në të cilën kreu i qeverisë propozoi Sandër Lleshin për ministër të Brendshëm, rezulton se Presidenti i Republikës ka afat deri paraditen e kësaj të shtune për t’u shprehur me dekret.

Aktualisht, kreu i shtetit është shprehur me dekret vetëm për shkarkimin nga detyra të Fatmir Xhafajt si ministër i Brendshëm, por jo për emërimin e gjeneralit Sandër Lleshi.

Deri në mbrëmjen e kësaj të enjte, Presidenti Meta ka qenë në vizitë zyrtare në Firence të Italisë, ku edhe është takuar me kardinalin Ernest Simon Troshani.

Pritja eshte në respekt të afatit të sanksionuar me ligj, flitet për një ‘ngërç’ lidhur me të zgjedhurin e ri, Sandër Lleshi.

Bëhet fjalë për faktin nëse ai mban ndërkohë ndonjë pozicion tjetër në Forcat e Armatosura apo jo. Për këtë, Presidenca i është drejtuar me kërkesë zyrtare Ministrisë së Mbrojtjes, në të cilën i kërkon informacion nëse Lleshi mban ende ndonjë detyrë shtetërore apo jo.

Kërkesa e Presidencës bëhet në mbështetje tëKushtetutës së Shqipërisë, saktësisht në nenin 103 të saj ku theksohet: ”Ministri nuk mund të ushtrojë asnjë veprimtari tjetër shtetërore dhe as të jetë drejtues ose anëtar i organeve të shoqërisë civile. Ministri nuk mund të ushtrojë asnjë veprimtari tjetër përveç detyrës së tij si ministër”.

Burime nga Presidenca sqarojnë se sot kreu i Shtetit do të shprehet publikisht lidhur me çështjen e dekretit të ministrit të Brendshëm.

Precedenti i fundit me vonesat e dekretimit të një ministri ishte ai për emërimin e ish-ministrit Fatmir Xhafaj në krye të Ministrisë së Brendshme.

Ish-Presidenti Bujar Nishani mori të gjithë afatin që i kishte vendosur në dispozicion Kushtetuta për t’u shprehur me dekret për emërimin e tij.

Nishani foli publikisht në media para se të firmoste dekretin, duke theksuar se pavarësisht se do të donte ta rrëzonte emrin e Fatmir Xhafajt, Kushtetuta nuk ia lejonte atë veprim.

Dhe duke pare qe Kushtetuta ne kete pike nuk ka ndryshuar, nuk besohet se do te beje Meta interpretim tjeter te njejtes Kushtetute per dekretimin e ministrit te ri te Brendshem Sander Lleshi.

3 komente në “Meta, edhe 24 orë afat për Sandër Lleshin. Pse s’po e firmos dekretin dhe precedenti i Nishanit…”

  1. ham ham ham bushtra e sinanit, ja koka si qeni i stanit dhe iliri ki ki ki as e leshon dhe as e qi. says:

    ..se Meta eshte zene kaps dhe eshte ritardato i bene gjetat me vonese. problem gjenetik.

  2. Doni me per Belulin.. says:

    Sander Lleshi mund te jete inteligjent dhe i shkolluar, por ne momentin qe ai merr detyren e Ministrit te
    Brendeshem ne “Shqiperine e Shkerdhatokracise”, ai nuk mund te prezantohet me “10 pikat” (sekrete) qe e ka
    udhezuar Rama. Po te ishte Rama ne rregull, bashke edhe me paraardhesit e tij, ketu nuk do kishte ne qarkullim
    kaq shume kriminele dhe mafioze, sidomos ne politiken shqiptare. As Ilir Meta nuk do ishte sot President..
    Kur vjen nje Minister me personalitet, per te ndrequr Rendin qe kerkojne qytetaret, duhet te prezantoje me pare
    nje platforme pune dhe kushtet paraprake qe duhen plotesuar per mbeshtetjen dhe funksionimin ligjor te
    dikasterit. Perndryshe, me “dekalogun” e Rames dhe hipokrizine e politikes, ai eshte i deshtuar pa filluar akoma.

  3. Doni me per Belulin.. says:

    Sander Lleshi mund te jete inteligjent dhe i shkolluar, por ne momentin qe ai merr detyren e Ministrit te
    Brendeshem ne “Shqiperine e Shkerdhatokracise”, ai nuk mund te prezantohet me “10 pikat” (sekrete) qe e ka
    udhezuar Rama. Po te ishte Rama ne rregull, bashke edhe me paraardhesit e tij, ketu nuk do kishte ne qarkullim
    kaq shume kriminele dhe mafioze, sidomos ne politiken shqiptare. As Ilir Meta nuk do ishte sot President…
    Kur vjen nje Minister me personalitet, per te ndrequr Rendin qe kerkojne qytetaret, duhet te prezantoje me pare
    nje platforme pune dhe kushtet paraprake qe duhen plotesuar per mbeshtetjen dhe funksionimin ligjor te
    dikasterit. Perndryshe, me “dekalogun” e Rames dhe hipokrizine e politikes, ai eshte i deshtuar pa filluar akoma.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje